Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja tani e di se çfarë do të thotë hetimi dhe konfidencialiteti i informacionit. Sipas LSDM-së, kur Mickoski dëshiron të kërcënojë kundërshtarin e tij politik, ai ka “ndjenja” dhe urdhëron publikisht hetime nga foltorja parlamentare dhe përmes medias. “Kur duhet të përcaktohet përgjegjësia për helmimin e qytetarëve në Gostivar, papritmas nuk ka “ndjenja” dhe gjithçka është “konfidenciale” dhe “nën hetim”. Për pesë ditë, informacioni në lidhje me helmimin u fsheh nga publiku. Për pesë ditë, institucionet nën kontrollin e OBRM-PDUKM heshtën dhe nuk bënë asgjë”. “Tani, kur u zbulua se ishte fshehur, OBRM-PDUKM po përpiqet ta…
Author: Hamdi Kumanova
Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën Xhon Kenedi, përcjellë Tema.mk nga Alsat -M. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup ‘ Njësia për Krim të Dhunshëm, Departamenti për Delikte Gjaku dhe Delikte Seksuale, ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër A.M. (41) dhe J.R. (34), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim”, sipas nenit 186 të Kodit Penal. Ata dyshohen se, më 17.07.2026, rreth orës 21:45, pranë rrugës Lisiçe e Epërme – Lisiçe e Poshtme, me përdorim të forcës fizike dhe kërcënimeve, kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një gruaje 32-vjeçare nga Serbia, me…
Ekstradimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskit i cili prej vitesh ndodhet në arrati vazhdon të zvarritet, ndërs pas vendimit të Gjykatës Penale për rrëzimin e aktakuzës në rastin ‘Talir 2’, kjo lëndë nuk do të jetë pjesë e dokumentacionit për ekstradim. Ministria e Drejtësisë nuk jep informata konkrete për ekstradimin e tij, shkruan Portalb.mk. Ministria e Drejtësisë nuk tregon nëse dhe kur do të paraqesin kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria dhe përballjen e tij me drejtësinë. Derisa ky proces nuk po merr epilog, Gruevski shpëtoi nga ndjekja në rastin ‘Talir 2’, pasi Gjykata…
Era e fuqishme dhe stuhia që mbrëmë përfshinë Shkupin shkaktuan disa probleme, përfshirë rrëzimin e drunjve në rrugë dhe hapësira publike, si dhe këputjen e një kablloje elektrike, transmeton aktuale.mk. Nga Komuna e Karposhit konfirmuan se gjatë njërit prej incidenteve është lënduar një qytetare, së cilës i është ofruar ndihma e nevojshme. “Përmes shërbimeve kompetente po e ndjekim situatën dhe gjendjen e saj shëndetësore”, njoftuan nga komuna. Ekipet e Komunës së Karposhit dolën menjëherë në terren dhe intervenuan në rrugët “Jurij Gagarin” dhe “Dragisha Mishoviq”, si dhe në sheshin “Delfina”, ku i larguan drunjtë e rrëzuar. Në rrugën “Kairska”, numër…
VLEN përshëndet reagimin e shpejtë të autoriteteve dhe nisjen e procedurave për hetimin e përgjegjësisë lidhur me situatën e rëndë në Gostivar. Kushdo që, me veprim ose mosveprim, ka kontribuar në këtë skandal, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Shëndeti i mijëra qytetarëve të Gostivarit është cenuar si pasojë e neglizhencës dhe keqqeverisjes, ndërsa kjo nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi, siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën. Presim një hetim të thellë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, që do ta zbardhë plotësisht rastin. Njëkohësisht, përshëndesim mobilizimin e të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror për t’u dalë në ndihmë banorëve…
Raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë temë diskutimi në opinionin publik. Madje, kohëve të fundit nisja e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë ka nxitur reagime të ashpra nga opozita në Kosovë, e cila e konsideron këtë zhvillim si dëshmi të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Uashingtonit Por, çfarë thonë qytetarë për raportet Kosovë-SHBA? Qytetari Valon Kupa në një prononcim për Ekonomia Online ka vlerësuar se mungesa e veprimit institucional dhe ngecja e disa proceseve politike ka ndikuar edhe në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. “Po,…
Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës, kërkon zgjatjen e pushimit të lehonisë nga 14 javë sa është aktualisht, në gjashtë muaj. Nismëtarët e peticionit argumentojnë se një zgjatje e tillë është e nevojshme për të forcuar lidhjen emocionale në fazat e para të jetës së fëmijës. “Katërmbëdhjetë javë pushim lehonie përbëjnë vetëm 98 ditë, një periudhë shumë të shkurtër në një nga fazat më të rëndësishme të jetës së një fëmije”, thuhet në faqen zyrtare të peticionit. Sipas organizatorëve, në moshën tre muajshe foshnja është ende plotësisht e varur nga…
Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku po zhvillohen edhe protesta. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimin e ekipeve shtesë të zjarrfikësve, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit. Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në këtë deponi javën e kaluar, përveç Policisë së Kosovës,…
Me lot në sy, me një karierë 14 vjeçare mbi supe nën drejtimin e kombëtares francize, me një titull të Kampionit të Botës, por asgjë më shumë me përjashtim të dy finaleve të humbura, Didier Deshamp është larguar nga kombëtarja. Në një intervistë, të fundit si trajner i “Les Bleus” të shtunën në mbrëmje pas kundër Anglisë (4-6), Deshamp zbuloi se ai kishte zgjedhur të largohej nga pozicioni i tij si trajner “për të mirën e ekipit francez”, për shkak të një “mjedisi” që ishte bërë “mbytës dhe pa asnjë shteg frymëmarrje” në lidhje me të. Kur fliste për fundin…
Spanja, kampione e Botës, zbarkoi në aeroportin e Madridit-Barajas pas kthimit nga ekspedita fitimtare në Kupën e Botës 2026. Rodri udhëheq me Kupën e Botës në dorë, është Festa Roja! Ekipi kombëtar spanjoll mbërriti në Pallatin Zarzuela, rezidencën mbretërore, për pritjen pas fitores së tyre në Kupën e Botës. Mbreti Felipe i përgëzoi lojtarët: “Ishte një fitore epike”, tha ai. “Ishte një privilegj dhe kënaqësi t’ju shihnim të luanit në finale dhe të ishim në gjendje të festonim me ju atë moment kur ngritët trofeun, me mirënjohje të madhe nga e gjithë Spanja”. “Pas 16 vitesh, falë jush, Spanja është…
Çehrja, flokët, mustaqet e mbretit janë biondë. Vishet me elegancë, ka një joshje natyrore, megjithëse ndonjëherë është nervoz. Kurajo e tij është e pakundërshtueshme, krejt si inteligjenca dhe kapacitetet e tij intuitive…”! Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony, ose ashtu siç njihet tashmë nga të të gjithë Mbretëresha Geraldinë, do t’i sillte shpesh në mendje këto fjalë të thëna nga Jozef Suari. Vajza që e kishte kaluar adoleshencën dhe rininë e hershme në një nga kështjellat më të bukura të Hungarisë, në Zebegeny, bashkë me të motrën Virginia, e kishte ëndërruar shpesh djaloshin që do t’i rrëmbente…

