Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të hënën vendosjen e tarifave të reja ndaj Kanadasë, duke rritur tensionet me një nga aleatët më të afërt dhe partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të SHBA-së. Tarifat prej 50% do të zbatohen për një sërë mallrash kanadeze, përfshirë pajisjet elektrike dhe makineritë, dhe janë ndër më të lartat që administrata Trump ka vendosur ndonjëherë ndaj një partneri tregtar. Megjithëse Trump së fundmi kishte kërcënuar Kanadanë me tarifa si reagim ndaj tymit të zjarreve që përfshiu pjesën veriore të SHBA-së, zyrtarët e administratës sqaruan se masat e reja nuk lidhen me këtë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Gostivar janë regjistruar 3.100 kontakte shëndetësore, përfshirë thirrje telefonike, ndërhyrje të Ndihmës së Shpejtë dhe kontrolle mjekësore. Vetëm dje u evidentuan 564 kontakte të para shëndetësore, bëri të ditur ministri Sasho Klekovski. Ai tha se gjendja e të prekurve mbetet e pandryshuar, me probleme të stomakut si simptomat më të shpeshta, ndërsa më rrallë shfaqen ethe dhe temperaturë. “Këtu janë të përfshira edhe thirrjet telefonike në shtëpinë e shëndetit, intervenime të ndihmës së shpejtë dhe gjithsesi qytetarë të pranuar dhe të kontrolluar. Po kryhen hetimet e nevojshme dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka fshehur asnjë informacion.”, – deklaroi ministri…
Policia para disa minutave ka arrestuar drejtoreshën e NP “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani. Bashkë me të sipas informacioneve të para janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtor të saj, drejtori teknik, Leon Nuredini dhe përgjegjësi i ujësjellësit, Vadedin Dervishi. Pas pak pritet që të njëtit të dalin para prokurorisë dhe gjykatësi i procedurës paraprake të ju cakton masat e kujdesit.
Kreu i Gostivarit Valbon Limani ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e NP “Komunalec”, Artana Asani. Sipas tij, ky vendim është marrë që ajo dhe askush tjetër të mos mund të ndikon në hetimin transparent të institucioneve. Limani tha se nuk ndjen përgjegjësi morale për zhvillimet e fundit me ujin për pije në Gostivar, ndërsa deklaroi gjithashtu se në disa fshatra dhe vendbanime ka qytetarë që shfrytëzojnë ujë për pijë nga burime tjera dhe që nuk kanë të bëjnë me sistemin kryesor të ujësjellësit. “Aktualisht e kemi biseduar dhe e kemi pezulluar deri në daljen e rezultateve dhe deri në përfundimin…
Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve të Gostivarit. Sipas tij, Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë punën e vet, ndërsa tani në hap është Prokuroria Publike e cila duhet të dalë me kualifikimin e veprës penale. Për shkak se ujësjellësi në Gostivar është projekt i financuar nga jashtë dhe me mbështetjen e Qeverisë, Mickoski tha se përgjegjësi do të ketë edhe për mbikëqyrësin e punimeve i cili ka nënshkruar raportin kur ka mbaruar projekti. “Nga i pari deri tek i fundit duhet të mbajnë përgjegjësi…
Tetovasot mëson se një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Tetovë, ku një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij 76-vjeçar dhe ka dëmtuar mobiliet në shtëpinë familjare. Sipas policisë, O.S. është arrestuar më 19 korrik rreth orës 10:30. Pas ndalimit, ai i është nënshtruar alkotestit, i cili ka treguar se kishte plot 3.22 promilë alkool në gjak. Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ndaj një punonjësi të Universitetit të Tetovës, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas Policisë Financiare, i denoncuari A.Z., i punësuar si bashkëpunëtor i lartë për logjistikë dhe punë në terren, gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2023, dyshohet se ka përvetësuar paratë që studentët ia kishin dorëzuar për pagesa të participimit, bashkëfinancimit dhe shpenzimeve të tjera të studimeve. Në vend që t’i depozitonte mjetet në llogarinë e universitetit përmes platformës E-pay, ai dyshohet se i ka mbajtur për vete, duke…
Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar reagimin e institucioneve përgjegjëse pas informacioneve se mbi 1.200 qytetarë në Gostivar kanë kërkuar ndihmë spitalore për shkak të ujit të pijshëm të ndotur. Velkovski akuzoi se, ndërsa qytetarët frikësohen për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e fëmijëve të tyre, përfaqësues të pushtetit po marrin pjesë dhe po argëtohen në “Pivo Fest”, në vend që të marrin masa të menjëhershme dhe të përcaktojnë përgjegjësinë për këtë rast. Në postimin e tij, Velkovski thekson: “Në Gostivar, mbi 1.200 qytetarë përfunduan në spital…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet te familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik në Maqedoni. “ U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmë në aksidentin e ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e…
Lidhur me situatën me furnizimin me ujë në Gostivar, Qeveria që nga fillimi ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve. Përveç përgjigjes institucionale, veprimeve të autoriteteve kompetente dhe zbatimit të të gjitha kontrolleve dhe analizave të nevojshme, Qeveria ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë të pijshëm falas në ditë qytetarëve të Gostivarit, me qëllim që të sigurohen nevojat themelore të popullsisë, ndërsa masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente janë në fuqi, informuan nga Qeveria për MIA-n. Shpërndarja e…
Një histori sa prekëse, aq edhe frymëzuese po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë rininë shqiptare. Gazetari dhe moderatori i njohur Xhensil Shkëmbi ka ndarë historinë e Haroldit, një 18-vjeçar shqiptar nga Shkupi, i cili sapo ka përfunduar gjimnazin. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, Haroldi ka zgjedhur një rrugë tjetër për të ndërtuar të ardhmen. Ai punon plot 12 orë në ditë në një pikë karburanti, me një qëllim të qartë dhe fisnik. “Do punojë një vit, më tha, të bëjë ca lekë për në universitet se nuk do…
Në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Dojran” është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 40 minuta, informon LAMM. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM tregon se në anën greke të vendkalimeve koha e pritjes ndryshon vazhdimisht dhe zakonisht është më e gjatë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të…

