Qyteti i Shkupit sot do të kryejë dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në disa sipërfaqe ujore në territorin e kryeqytetit.
Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi është pjesë e masave të rregullta për kontrollin dhe zvogëlimin e popullatës së mushkonjave.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aktivitetet do të zhvillohen në ditën e parë të ardhshme me kushte të përshtatshme moti.
Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë realizimit të dezinsektimit.




