Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e shtuna, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” (Safe City) do të aktivizohet edhe në territorin e SPB Veles.
Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat do të vihen në funksion në rrugët e kësaj zone.
Sipas MPB-së, sistemi do të mundësojë kontroll më të madh dhe të vazhdueshëm të trafikut, zbulim në kohë të shkeljeve, rritje të disiplinës në trafik dhe përmirësim të sigurisë në rrugë.
MPB u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në një komunikacion më të sigurt.




