Në Staten Island-Nju Jork u zhvillua një ceremoni përkujtimore të organizuar nga departamenti i zjarrfikësve – FDNY në nderim të 25-vjetorit të sulmeve terroristë të 11 shtatorit 2001.
Ceremonia u mbajt sot të mërkurën në stadiumin FerryHawks, me siluetën e Manhattanit të Poshtëm në sfond, u nderuan 343 zjarrfikësit që ranë atë ditë dhe qindra të tjerë që vdiqën më pas nga sëmundjet e lidhura me Ground Zero.
Ceromonia e 9 shtatorit 2026 mblodhi familje të të rënëve, zjarrfikës aktivë dhe të pensionuar. Një anije zjarrfikëse dha përshëndetjen me ujë, ndërsa dy kamionë shkalle mbajtën flamurin amerikan mbi rrugë.
Në gardhin e stadiumit u varën flamuj me emrat e zjarrfikësve të humbur atë ditë dhe në vitet që pasuan.
Staten Island , e lidhur ngushtë me departamentin e zjarrëfikësve , e priti me nderim këtë ditë të rëndë.
Më 11 shtator 2001, 343 anëtarë të FDNY-së dhanë jetën duke shkuar drejt rrezikut në World Trade Center.
Për një çerek shekulli kjo shifër mbeti e gdhendur në kujtesën e qytetit. Sot ajo i ka kaluar 453 anëtarë të tjerë të departamentit kanë vdekur nga kanceret dhe sëmundjet e frymëmarrjes të shkaktuara nga pluhuri toksik i vendit të sulmit më 11 shtator 2001.
Komisionerja Lillian Bonsignore u tha familjeve se secili mban një histori të ndryshme, por barrat janë të njëjta.
Ajo tha se : «Jeni të bashkuar nga dhimbja dhe dashuria. Ky shpirt na sjell në këtë moment, në këtë siluetë. Ndërsa shënojmë 25 vjet, mbajmë përgjegjësinë e përhershme të mos harrojmë kurrë. Jemi një departament që vazhdon të rritet më i fortë sepse mban mend prej nga erdhi.»
Shefi i Departamentit, John Esposito, theksoi se për FDNY-në 11 shtatori është një ditë që nuk ka mbaruar kurrë.
«Sot kujtojmë jo vetëm jetët e humbura atë ditë, por edhe shumë përgjigjës të parë dhe mbijetues që më pas vuajtën sëmundje dhe humbje si pasojë e guximit. Nderojmë sakrificën e tyre dhe forcën e familjeve që mbajnë trashëgiminë.» tha ai.
Staten Islandu e priti këtë përkujtim me nderim të thellë e dinjitet. Guximi, vetëmohimi dhe sakrifica e zjarrfikësve nuk do të harrohen.
FDNY-ja e mban premtimin: Never Forget




