Dje në orën 10:00 në Shtip, oficerë policie nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Shtip e privuan nga liria 37-vjeçarin B.K. nga Shtip.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe u sekuestruan një qese e madhe me marihuanë, dy peshore digjitale, një bluarës, fara të bimës së kanabisit, një pistoletë pneumatike, një telefon celular dhe mjete monetare.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të ndiqet ankesa përkatëse.



