Author: Hamdi Kumanova

Më 18.05.2025 në orën 21.35 në SPB Shkup është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një objekt hotelerie në lagjen Lisiçe të Shkupit. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve -Shkup. Ndërkohë, për shkak të djegies së dorës dhe thithjes së tymit, pronari i objektit, F.D. (32) është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Është kryer këqyrja e vendgjarjes.TS

Lexo më Shumë

Kryeministri Hirsitjan Micksoki tha se gjatë javës do të takojë liderët e koalicionit VLEN për të diskutuar të gjitha zhvillimet pas daljes së Taravarit nga Qeveria. I pyetur se çfarë do të ndodhë me funksionarët e tjerë të ASH-së së Taravarit, që akoma mbajnë pozita drejtuese, Mickoski tha se gjithçka do të mësohet gjatë kësaj jave. “Politika reale është çështje e mundësisë. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm për këtë. Këtë javë shumë gjëra do të jenë më të qarta. Por një gjë është e qartë, që në më pak se 5 muaj nga fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale, do…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e ka liruar ish-kryetarin e Kukësit, Safet Gjici. Ai ishte dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare pas skandalit seksual në zyrë, derisa i kishin mbetur edhe tetë muaj burgim. Gjici u lirua për shkak se i është rënduar gjendje shëndetësore, ka raportuar TCH. Skandali i Gjicit ishte publikuar në qershorin e 2023-s. Ai ishte arrestuar në po atë muaj.

Lexo më Shumë

Presidentja Siljanovska sot duhet të paraqesë propozimin për guvernatorin e ri të Bankës Popullore të RMV-së Presidentja e vendit sot duhet t’i paraqesë Parlamentit propozimin për guvernator të ri të Bankës Popullore, i cili, sipas njoftimeve, do të vendoset nesër në seancë plenare. Mandati pesëvjeçar i guvernatores aktuale Anita Angelovska Bezhoska, e cila mori detyrën më 22 maj 2018, skadon më 21 maj, transmeton Portalb.mk. “Ka disa kandidatë dhe gjëja më e rëndësishme të mos vijë deri aty sa të mos zgjidhet asnjë kandidat”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova javën e kaluar, duke njoftuar se sot do të paraqesë propozim…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, ka njoftuar se po vihen në funksion byzylykët elektronikë, pra mundësia që në Maqedoni të ketë të dënuar në arrest shtëpiak nën mbikëqyrje elektronike. Siç tha ai, në disa burgje ka tejkalim mbi 100% të kapacitetit, dhe qëllimi kryesor i byzylykëve është të zvogëlohet popullsia e të burgosurve. Ekzistojnë dy mënyra për përfitimin e tyre – ose përmes kërkesës nga të dënuarit përmes avokatëve të tyre, ose nga vetë burgjet. Ligjet aktuale i japin mundësi tre kategorive të të dënuarve të përfitojnë nga ky sistem: personave të moshuar dhe të pafuqishëm,…

Lexo më Shumë

“32 vjeçari Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës” thotë Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Inside21-TV21 siguroi ekskluzivisht raportin e autopsisë, i cili nuk ka nxjerrë asnjë gjetje që rezulton se i nderi Ademi ndërroi jetë nga alergjia me analgin, siç kanë thënë familjarët se në Spitalin e Kumanovës më 17 Mars, 32 vjeçarit iu përkeqësua gjendja menjëherë pasi mori infuzionin ku në të i është shtuar edhe ampulla e Analginit, si terapi kundër dhimbjeve. Nga Prokuroria Themelore më Shkup mësojmë se ky raport do të refuzohet nga organi i akuzës, dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkon që Qeveria të dalë me detaje rreth Marrëveshjes për Partneritet Strategjik me Britaninë e Madhe. Ai beson se ka një detyrim, duke pasur parasysh që vendi ynë nuk ka nënshkruar deri më tani një kuadër të tillë për 6 miliardë euro me asnjë institucion apo qeveri. Filipçe thotë se partia e tij e mbështet Marrëveshjen dhe se qeveria e mëparshme nënshkroi një marrëveshje të ngjashme strategjike bashkëpunimi me Britaninë e Madhe. Ai vlerëson se Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë serioz dhe i ka dhënë mbështetje Maqedonisë. Ai thotë se marrëveshja do të ratifikohet…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 18.05.2025 në ora 23.50 në magjistralen fshati Zhelinë-Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat E.S. (22), S.Sh. (18), E.A. (18) dhe D.N.(20), të gjithë nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të tyre, te D.N.ësht gjet një lëndë pluhuri e bardhë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Elfete Ismaili nga ASh-Taravari ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ministres së Mbrojtjes. Ismaili ka falënderuar kryeministrin Mickoski dhe Arben Taravarin për mundësinë e dhënë. Njoftimi i plotë i Ismailit: Të nderuar qytetarë, të dashur miq, Sot dorëzova dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Zëvendës Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni kam qenë e udhëhequr nga përkushtimi institucional, transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe interesit shtetëror. Dorëheqja ime është rezultat i një vlerësimi të thelluar personal dhe profesional, duke besuar se ky është një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale, zv.kryeministrit Arben Fetait, i cili një ditë më parë permes një video-porosie, tha se rruga e ASH-së nuk kalon asnjëherë nga Ali Ahmeti. “Rruga e Ndryshimit nuk kalon përmes kërcënimeve me burgje ndaj shqiptarëve. Rruga e Ndryshimit nuk ndërtohet duke shitur mandatin e deputetit për poste diplomatike në Arabi. Rruga e Dinjitetit nuk kalon përmes braktisjes së partisë për një kolltuk ministror. Ne nuk jemi këtu për interesa personale. Ne jemi këtu për drejtësi, për dinjitet dhe për të vazhduar rrugën…

Lexo më Shumë