Maqedonia e Veriut sot do të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të lehta lokale shiu, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të lehta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme.
MARKETING
<!–



