Në fshatin Norovë të Krushevës banorët shqiptarë me vetë-iniciativë kanë ndërtuar një objekt shkollor, shkruan Alsat. Por me arsyetimin e ndërtimit pa leje, autoritetet kanë vendosur për prishjen e të njëjtit, ndërsa këtë po e pengojnë nxënësit dhe prindërit e këtij fshati.
Author: Hamdi Kumanova
Kanabisi është droga më e përdorur në Maqedoni, me 53 përqind të përdoruesve të kanabisit që pranojnë se kanë drejtuar makinën brenda katër orëve nga konsumimi, duke nxjerrë në pah një problem të rëndësishëm të sigurisë publike, tregon raporti i ri i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Uebi Evropian mbi hulumtimin e Drograve (EWSD) është një iniciativë kërkimore e koordinuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogën, e kryer për herë të parë në të gjithë Evropën në vitin 2016. Deri më sot, studimi është kryer pesë herë, me studimin e fundit në vitin 2024 që mbulon mbi 30 vende…
Ministri i Çështjeve Evropiane dhe anëtar i VLEN, Orhan Murtezani, theksoi këtë mëngjes se këmbëngulja jonë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk bazohet në një propozim specifik, por në një mënyrë për të arritur këmbënguljen tonë që të mos ketë bilateralizim të procesit. Murtezani përsëriti qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se është i gatshëm për bisedime, por, siç thotë ai, është e nevojshme t’i besohet BE-së dhe të fillojë ndërtimi i besimit të ndërsjellë me Bullgarinë. Lidhur me skenën politike dhe trazirat në bllokun politik shqiptar, Murtezani u pyet nëse kishte ndonjë njoftim për deputetë të tjerë që mund…
Një 18-vjeçar është proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetasi në fshatin Mashan. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit V. Sh., në fshatin Mashan. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar. Kjo për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Korishë të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja. “Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.
MPB njofton se me datë 18.05.2025, në ora 09:57, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria H.A. (56) nga fshati Golema Reçicë, Tetovë. Ai po drejtonte një veturë BMW me targa të Tetovës në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, me shpejtësi prej 111 kilometra në orë, në një zonë të banuar ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili ngarkohet për veprën penale – Kërcënim i sigurisë, sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal. Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i akuzuari ka kërcënuar se do të sulmojë jetën ose trupin e një zyrtari publik – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet janë bërë në lidhje me detyrat profesionale që gjyqtari i ka ushtruar brenda kompetencave të tij. I akuzuari ka hyrë në oborrin e shtëpisë familjare të gjyqtarit, e ka pyetur nëse e njeh dhe menjëherë…
Diplomacia ndërkombëtare po hyn sërish në një fazë të nxehtë për çështjen e Ukrainës, pasi pasditen e sotme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas njoftimit të vetë presidentit amerikan, pas telefonatës me homologun rus, ai do të bisedojë gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe më pas me disa liderë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shprehu shpresën që dita e sotme të jetë “produktive” dhe të përfundojë me një marrëveshje për armëpushim,…
Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, ifo mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende. Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë. Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë. “Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës…
Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë është zhdukur. Ai u zhduk në Lubizhdë të Prizrenit. Sipas raportit policor, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. “Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.
Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit Në një kohë kur qytetarët prisnin rezultate, stabilitet dhe një perspektivë të denjë europiane, Qeveria e Mickoskit vazhdon të ngasë të njëjtën valë nacionalizmi me të cilin garoi në zgjedhje, dhe tashmë një vit të tërë ofron vetëm propagandë, përçarje, poshtërim dhe dështim. Kështu, thuajse një vit më vonë, shteti jo vetëm që nuk lëviz përpara, por bëhet gjithnjë e më i bllokuar dhe më i ndarë brenda vetes. Edhe pse integrimi në BE u shpall si…
Policia e Ohrit njoftoi se mbrëmë pas mesnatës arrestoi një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëmbyer anëtarët e familjes së një 36-vjeçari dhe ka kërkuar e marrë para në këmbim të lirimit të tyre. Më 18.05.2025 në orën 00.50 në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, policia nga SPB Ohër kanë ndaluar A.D. (33) nga Ohri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “rrëmbim personi” i dënuar sipas nenit 141 i Kodit Penal. Prandaj, më parë është raportuar se gjatë një bisede telefonike me Xh.H.D. (36) nga Ohri, kërkoi dhe mori para për lirimin e gruas, vajzës së mitur…

