Dje rreth orës 12:00, në hyrje të Strumicës, pas deposë së druve të Ndërmarrjes Pyjore “Belasica”, në vendin e quajtur “Kriva Reka”, u gjet i vdekur M.A. (19), maturant në një nga shkollat e mesme të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmuan Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe SPB Strumicë. Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i djalit është dërguar për autopsi dhe nga të dhënat paraprake nuk ka shenja dhune. Priten analizat toksikologjike për të pasur një pamje më të qartë për shkakun e vdekjes. Edhe nga policia konfirmojnë se dje rreth orës 12:00 është raportuar se afër Strumicës, në një arë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se sot, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, do të kryhen gërmime shkëmbore. Për këtë arsye, do të ketë pengesa në qarkullim në këtë pjesë të rrugës. “Prej nyjës së Gjakovës në Klinë deri te nyja e rrugës për Gjurgjevik, ndërprerja do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugës. Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim gjatë kësaj kohe,…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Nga VLEN thonë se po vazhdojnë të konsolidojë pozitën e tyre, siç shkruajnë, si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, duke marrë përkrahje të qartë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një komunikate, VLEN thekson se vizioni i tyre për reforma reale dhe orientimi euro-atlantik po vlerësohen lartë nga miqtë ndërkombëtarë. “VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve…
Është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, në Gjilan. Në raportin shtesë të policisë, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar seksualisht gruan e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur(12.05.2025). E njëjta është gjetur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. “Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19.05.2025 njësitë e Hetuesisë kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndryshe, me vendim të prokurorit…
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për një transferim të mundshëm të Erling Haaland nga Manchester City këtë afat kalimtar. Barcelona po mbyll sezonin me dy trofe, La Ligan dhe Kupën e Mbretit, duke pasur një sezon relativisht pozitiv, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale. Megjithatë, eliminimi nga gara elitare evropiane e klubeve ka bërë që drejtuesit e klubit katalunas të mendojnë përforcimin e skuadrës për edicionin e ri. Shumë emra të mëdhenj lojtarësh janë përfolur si transferime të mundshme gjatë verës, ku njëri nga ta është edhe ylli i Cityt, Haaland. Por, presidenti i Barcelonës, Laporta…
Një atentat ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë mesnatës. Burimet bëjnë me dije se një 25-vjeçar, i identifikuar si Ermir Dedja, është qëlluar për vdekje në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18, ku autorë të maskuar kanë hapur zjarr ndaj viktimës dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Viktima humbi jetën në vend nga plagët e marra. Ermir Dedja ishte një emër i njohur për policinë, i skeduar për përfshirje në veprimtari kriminale, ndonëse detaje të mëtejshme nuk janë dhënë ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur…
Zëvendëskryeminsitri Arben Fetai në emisionin Click plus në TV21 sqaroi pozicionin e tij dhe të bashkëpartiakëve që janë në grup me të se pse nuk shkuan pas Taravarit. Siç tha Arben Fetai Taravari po shkon te BDI-ja. Fetai ndër të tjera theksoi se aktivistët e ASH-së që kanë bërë betejë frontale me BDI-në do të detyrohen të zgjedhin kryetar të BDI-së, pasi që siç shtoi nuk do të kenë mundësi të votojnë për kandidatët e ASH-së. “Për të prishur bashkëpunimin me koalicionin VLEN dhe për të hapur derën e bashkëpunimit me BDI-në. Me ato 6 komuna të cilat i janë…
Zonja Valbona Adili Emini, specilaiste e pediatrisë, e renditur e dyta në listë e koalicionit VLEN ka reaguar në profilin e saj në Facebook pas marrjes së mandatit së deputetes pas dorëheqjes së deputetit të tanishëm të koalicionit VLEN Salim Sulejmani. Valbona Adili Emini ka shkruar se ky mandat deputeti nuk është vetëm një sukses personal por një besim që i është dhënë për të përfaqësuar me nder dhe përkushtim zërin e votuesve të njësië numër pesë. Ndryshe ish deputeti Salim Sulejmani doli me qëndrime kundër daljes së ASh-së nga Qeveria ditë më parë duke shprehur mospajtime të hapuar me…
Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj. Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon se disa udhëtarë mund të hynin në Venezuelë, duke u paraqitur si turistë, me qëllim kryerjen e sulmeve në atë vend, raportoi portali Eluniversal. “Ne po pezullojmë menjëherë të gjithë trafikun ajror midis Kolumbisë dhe Venezuelës për shkak të një informacioni të tillë. Ne kemi…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020. Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët: Siguria dhe mbrojtja Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë natës (20 maj), ku një i ri 29 vjeç është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri. Krimi ka ndodhur në lagjen 18 të Durrës, ndërsa viktima është Ermir Dedja, një person me precedent të mëparshëm. Policia thotë se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen. Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga…

