Author: Hamdi Kumanova

Kryetari aktual i komunës Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it. “VLEN deri më tani ka shpallur kandidaturat për kryetar komune me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne mbështesim kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qyra. Ndërkohë, tashmë është e qartë se VLEN do të shkojë me Blerim Sejdiun në Zhelinë. Ende po diskutojmë për kandidatët e tjerë”, tha Ibrahimi. Ai konfirmoi…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Nje thenie e lashte thote : “Njeriu i shendetshem dhe i fuqishem arrine te dominoje horizontet me te gjera te jetes se kesaj bote ” Miti rrëfen një histori të shenjtëruar; ai tregon një ngjarje që ndodhi në Krye të Herës, në kohën përrallore të “fillimit”.Me fjalë të tjera, miti na tregon se si, falë veprimeve të Qenieve të Mbinatyrshme, u krijua një realitet i caktuar, qoftë ky realiteti në tërësi, pra Kozmosi, apo vetëm një pjesëz e tij – një ishull, një lloj bime, një lloj i veçantë sjelljeje, një zakon. Miti pra, është gjithherë shpjegim për…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë sekuestruar 5.600 maska të falsifikuara “Apple”. Sipas njoftimit, kompania nga Shkupi ka tentuar të bëjë mashtrim, pasi ka mbuluar logot e maskave me ngjitës të plastifikuar, që shërben si aksesor shtesë në telefon. “Një ekip mobil doganor ka sekuestruar mbi 5.600 copë maska të falsifikuara për telefona “Apple”, të cilat një importues nga Shkupi kishte tentuar t’i fshehë duke i mbuluar logot me ngjitëse të plastifikuara. Pas fillimit të procedurës për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, është konstatuar se bëhet fjalë për mallra të falsifikuara që ishin destinuar për shitje në…

Lexo më Shumë

Real Madrid ka bërë 4 transferime të mëdha deri tani, një prej tyre është edhe Franko Mastantuono, për të cilin u paguan 60 milionë euro te River Plate. Argjentinasi do të prezantohet te Real Madrid më 14 gusht, datë kur ai mbush 18 vjeç. Me një investim kaq të rëndësishëm, Mastantuono do të jetë një lojtar kyç dhe ardhja e tij duket se ka shkaktuar që tani “viktimën” e parë në Madrid, i cili është Brahim Diaz. Me formën fantastike dhe rritjen që ka treguar Arda Guler në Kupën e Botës për Klube, ku spikati edhe si organizator, me ardhjen…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se Maqedonia e Veriut është shndërruar në Bejrut, duke thënë se është rritur krimi, pasiguria dhe mënyrën kërcënuese e qeverisjes. “Shikoni sigurinë, çfarë po ndodh me sigurinë. Ministri i Brendshëm bërtiti ‘po të ishte vëllai im, do të mbante përgjegjësi’, njerëz po vdesin në rrugë si në Bejrut dhe askush nuk mban përgjegjësi. Sa aksidente trafiku, sa vrasje, sa raste të pazgjidhura”, tha Filipce, duke iu referuar degradimit serioz të sigurisë publike. Ai kujtoi gjithashtu kërcënimet ndaj kryetares së Bashkisë së Shkupit. “Shikoni krimet që po zbulon Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, ajo po…

Lexo më Shumë

Pronarët e bizneseve të vogla në Bullgari po përballen me shqetësim me ndryshimin e ardhshëm të monedhës nga leva në euro, pasi shumë prej tyre kanë frikë se kjo mund të jetë një tjetër krizë me të cilën duhet të përballen. Shqetësimet lindin ndërsa vendi ballkanik me 6.4 milionë banorë, përgatitet të kalojë nga monedha e tij kombëtare në atë evropiane më 1 janar 2026. Në qytetin jugor bullgar të Haskovos, familja Terziev hapi dyqanin e saj të parë organik më shumë se 10 vjet më parë. Me biznesin e tyre të vogël që tashmë ka përballuar disa kriza, tani…

Lexo më Shumë

Granit Xhakës i ka ardhur një mundësi për të luajtur përsëri në Premierligë. Ylli kosovar kishte luajtur me sukses në kampionatin anglez me Arsenalin para se të rikthehej në Gjermani për t’u transferuar në Bayer Leverkusen. Por tash, mediat angleze raportojnë se përfaqësuesi zviceran po pëlqehet përsëri në Premierligë. Më saktësisht, i rikthyeri në ligën elitare angleze, Sunderland, ka shfaqur interesim për 32 vjeçarin. Sipas “Sky Sports”, ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, Sunderlandi i ka ofruar kontratë trevjeçare.”. Ky klub dëshiron të përforcohet gjatë kësaj vere për ta pasur një qëndrueshmëri dhe stabilitet në Premierligë. Mbetet të shihet…

Lexo më Shumë

Policia në Tajlandë arrestoi një grua e cila dyshohet se ka joshur një sërë murgjish budistë në marrëdhënie seksuale dhe më pas i ka detyruar ata të bëjnë pagesa të mëdha për të mbuluar intimitetin e tyre. Shkelja e mundshme e rregullit të beqarisë për murgjit ka tronditur institucionet budiste dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut në Tajlandë në javët e fundit. Të paktën nëntë abatë dhe murgj të lartë të përfshirë në skandal janë zhveshur dhe janë dëbuar nga murgjit, tha Byroja Qendrore e Hetimit e Policisë Mbretërore Tajlandeze. Wilawan Emsawat, në të 30-at e saj, u arrestua në…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Kosovës bëri të qartë se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat e qeverisë së Kosovës që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Ky vendim i Gjykatës Supreme u kundërshtua ashpër nga qeveria e Kosovës në detyrë, që vendimin e cilësoi “arbitrar dhe të njëanshëm”. Çështja e funksionit të ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë u ngrit nga një vendim i Gjykatës Supreme, e cila e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave në qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati. Udhëzimi administrativ që…

Lexo më Shumë

Nazmi Baftiri, 82 vjeç nga Zajazi, shtetas amerikan me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore mëngjesin e sotëm pas një kërkimi intensiv dyditor, konfirmoi gazetarja Farije Dauti. Baftiri, i cili vuan nga demenca, ishte raportuar i zhdukur më 14 korrik pasi ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Zajaz, afër Kërçovës, pa dokumente dhe i veshur me pizhamat. Ai ishte parë për herë të fundit duke drejtuar veturën e tij, një Toyota Matrix e vitit 2005 me targa të shtetit Illinois, ndonëse i ndalohej të ngiste për shkak të gjendjes shëndetësore.…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë. Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë përbën jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit. Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të…

Lexo më Shumë

Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq. Të ndjerin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën e 22-vjeçarit. Kjo, në një vendndodhje shumë pranë banesës së viktimës, për ta rrëmbyer me pas dhe për ta vrarë.

Lexo më Shumë