Author: Hamdi Kumanova

Aktivisti i shoqërisë civile dhe juristi Betim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke theksuar se situata po përshkallëzohet drejt një rreziku të ri për shoqërinë dhe demokracinë. “Nëse dikur shqetësimi kryesor ishin krimet ekonomike, sot kemi një formë më të sofistikuar dhe më të rrezikshme – krimet ideologjike dhe politike,” ka deklaruar Ramadani në një prononcim për mediat. Ai ka shtuar se ideologjitë ekstreme, ndarjet politike të theksuara dhe instrumentalizimi i institucioneve për qëllime partiake po rrezikojnë themelet e rendit demokratik dhe të drejtësisë. Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve, shoqërisë civile dhe mediave të…

Lexo më Shumë

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, njofton se ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm. Në njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25 prill 2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës. Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast; -Janë inspektuar me sistem monitorimi, 75 lokacione të ndryshme, përfshirë këtu, shtëpi, lokale afariste dhe objekte përcjellëse.…

Lexo më Shumë

Ushtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish-aktivistë i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi për Pressonline.al ka folur për aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se trajtimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nga ana e qeverisë së Hristijan Mickoskit (kryetar i VMRO-DPMNE-së) është një çështje që ngre debate të forta politike dhe ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të shtetit! “Hristijan Mickoski si lider i partisë VMRO-DPMNE, parti tradicionalisht nacionaliste maqedonase për politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, ka arritur ta thellojë edhe më shumë barazinë etnike kjo fal edhe koalicionit me VLEN…

Lexo më Shumë

Me qëllim të qartë për të përshpejtuar tranzicionin energjetik dhe për të rritur koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, sot u mbajt Takimi Plenar i Grupit Sektorial të Punës për Energjetikë, organizuar nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore të energjisë, komunitetit të donatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve të zhvillimit, të cilët shqyrtuan rezultatet e arritura dhe drejtimet e ardhshme për zbatimin e qëllimeve të përbashkëta strategjike. ‘Po ndërtojmë një sistem energjetik që ofron stabilitet, besim dhe qëndrueshmëri. Ligji i ri i Energjisë, një tranzicion i drejtë dhe aktivitetet e investimeve në…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku theksoi sot se po prezantohen si grup parlamentar me 9 deputetë dhe se ditëve në vijim do të shtohet edhe një deputet, ashtu që ky grup parlamentar do të përbëj 10 deputetë, si dhe më pas edhe deputetë të tjerë. “Me 10 deputetë jemi grupi më i madh parlamentar me deputetë shqiptarë në Kuvendin e RMV-së. E kemi njoftuar kryeparlamentarin dhe trupat e tjerë të legjislativit dhe kërkojmë që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në grupet e punës të Kuvendit”, theksoi Qoku në konferencën për media. Ai përcolli një…

Lexo më Shumë

Në një zjarr që ndodhi natën, 20 minuta pas mesnate, u dogjën tre automjete të parkuara përpara një ndërtese kolektive në rrugën “Lerinska” në Manastir. Zjarri fillimisht ka shpërthyer në një “Toyota”, e më pas janë përfshirë edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë saj. Sipas informatave jozyrtare, një nga automjetet e djegura është në pronësi të biznesmenit dhe ish-kandidatit për kryetar komune nga radhët e LSDM-së, Hristo Kondovski. Policia konfirmoi se automjetet janë djegur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe kanë parandaluar përhapjen më të gjerë të zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Sipas…

Lexo më Shumë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Qeveria po e menaxhon procesin e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për bizneset vendore dhe qytetarët e zakonshëm. Sipas saj, vetëm gjatë ditës së djeshme disa deputetë të Vetëvendosjes kanë mbledhur përfaqësues të odave dhe shoqatave të biznesit për të diskutuar rreth rritjes së çmimeve të energjisë, që kanë shkuar deri në 260% për rreth 1300 biznese. “Kërkesa e bizneseve është e thjeshtë – të shtyhet për një vit vendimi për liberalizim të tregut të energjisë. Kaq,” ka deklaruar Bajrami…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të autoriteteve për të shembur shkollën e ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë në komunën e Krushevës. Në një postim në rrjete sociale, Taravari ka shprehur solidaritetin me banorët dhe ka dënuar ashpër veprimin e institucioneve shtetërore për të shembur objektin me arsyetimin se është ndërtuar pa leje ndërtimi. Ja reagimi i plotë: “Në ditë të serialeve politike ai që harrohet është populli. Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë të Krushevës dhe të kauzës së tyre. Në…

Lexo më Shumë

Është gjetur i djegur automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili u ekzekuta me armë zjarri në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj). Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit,…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase OBRM-PDUKM thotë se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë vendin dhe do t’i shtojë vlerë cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi. Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është historike dhe e rëndësishme për të paktën dy arsye, thonë nga OBRM-PDUKM. “Së pari, Marrëveshja ka rëndësi strategjike dhe politike dhe ky lloj partneriteti strategjik dhe miqësie për Maqedoninë do të rivendosë dinjitetin e shtetit dhe do të hapë rrugën për stabilitet, siguri dhe zhvillim. Së dyti, në aspektin ekonomik ekziston një kornizë që na siguron rreth 6 miliardë euro, ose rreth 5 miliardë paund.…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 10-të. Në rendin e ditës është paraparë të diskutohet për tetë lëndë për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë dhe të merren vendime për katër lëndë. Në rendin e ditës është iniciativa e paraqitur nga Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin Jetësor “EKO VETËDIJA”, e përfaqësuar nga Ana Çollopoviq-Leshovska, me të cilën kontestohen disa nene nga Ligji për Mjedisin Jetësor. Parashtruesi i iniciativës, siç thonë nga Gjykata, pretendon se me dispozitat e kontestuara është shkelur e drejta e qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm, rregullimi dhe humanizmi i hapësirës dhe mbrojtja…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Finlandës dhe presidentja e Komisionit Evropian kanë folur rreth bisedës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin në mbrëmjen e 19 majit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi Trump në X për “përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë”. “Është e rëndësishme që SHBA-të të mbeten të angazhuara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi ajo. Presidenti finlandez Alexander Stubb vuri në dukje se udhëheqësit kishin diskutuar negociatat midis Ukrainës dhe…

Lexo më Shumë