Deri te Këshilli i Prokurorëve Publike ende nuk janë dorëzuar aplikimet nga kandidatët që kanë konkurruar në shpalljen për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, deklaroi se do të veprojë menjëherë sapo aplikimet të mbërrijnë zyrtarisht brenda afatit të paraparë me ligj. “Deri në këtë moment ende nuk kanë mbërritur aplikimet e kandidatëve. Kur të mbërrijnë, brenda afatit ligjor prej 15 ditëve, do të japim përgjigje për kandidatët”, deklaroi Besimi. Ai shtoi se emrat e kandidatëve tashmë janë të njohur për opinionin, por se formalisht nuk do të publikojë asgjë derisa të mbërrijnë…
Author: Hamdi Kumanova
Në sallën e gjyqit në Idrizovë mbahet seancë e re për rastin e diskotekës në Koçan. Procesi gjyqësor vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve. Për sot janë paraparë 5 dëshmitarë të Prokurorisë. Në seancën e kaluar, avokati Petre Shilegov kërkoi ndërprerjen e gjykimit për një pjesë të të akuzuarve që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me zjarrin në diskotekën e Koçanit, pasi Prokuroria ndërpreu ndjekjen penale për shtatë policë, për të cilët hetimi ka treguar se nuk kishin kompetenca për kontrollin e masave të sigurisë në objektin “Puls”.
Grupi parlamentar i Levicës do të dorëzojë në Parlament një projektligj për heqjen e të drejtës diskrecionale të drejtorëve në institucionet publike shëndetësore gjatë punësimeve. Me këtë nismë, parashikohet që kandidatët më të mirë të renditur të zgjidhen përmes konkurseve transparente, me kritere të qarta, të matshme dhe të verifikueshme. Sipas Levicës, ky projektligj është një hap i domosdoshëm për të eliminuar praktikat e vjetra të nepotizmit, partizimit dhe klientelizmit, duke e detyruar respektimin e listave të renditjes dhe kritereve objektive në punësime. “Shëndetësia publike prej dekadash është e ngarkuar me nepotizëm sistemik, partizim dhe klientelizëm, ku lidhjet familjare dhe…
Më 05.02.2026 në orën 01:20 në Gostivar, punonjës të policisë nga SPB Gostivar arrestuan B.B. (34) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe qarkullim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe përbërësve të tyre”. Bazuar në urdhër gjyqësor, u krye kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.B., dhe gjatë kontrollit ai dorëzoi vullnetarisht një kuti që përmbante marihuanë. B.B. është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim i përshtatshëm penal.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski do të takohet me Sindikatën këtë pasdite. Takimi është planifikuar për në orën 16:45 dhe vjen pasi Mickoski bëri një ofertë për rritje page, të cilën Sindikata e quajti të pranueshme dhe do të diskutohej më tej brenda organizatave sindikale. Në një deklaratë për mediat, Kryeministri tha se oferta ka qenë në tryezë për më shumë se një vit dhe se është i gatshëm të takohet dhe të nënshkruajë marrëveshjen kolektive. Mickoski dje tha se me bisedimet aktuale për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për punonjësit në administratën publike Qeveria ka formulën…
Aksion intenzivisht po rrjedh edhe në ish-kompleksin “OHIS”. Sipas informacioneve të marra nga Plusinfo, një aksion i koordinuar është duke u zhvilluar nga disa institucione që synojnë abuzimet në prodhimin legal të kanabisit. Pavarësisht heshtjes dhe informacionit minimal që institucionet po publikojnë për publikun në lidhje me rastin e marihuanës së sekuestruar në Serbi dhe lidhjen e mundshme të kompanive maqedonase, sipas informacioneve të marra nga “Plusinfo”, këtë herë hetimi po shkon në një drejtim tjetër – në heshtje, të koordinuar dhe pa kompromise. Siç mësojmë, ky është një operacion i përgatitur me kujdes dhe i mbyllur që synon një…
Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Paraprakisht, në ora 19:50 është ndjerë edhe një tërmet në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Më 4 shkurt 2026, rreth orës 20:30, në rrugën „ASNOM“ në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku u përfshinë tri automjete: një „Volkswagen Amarok“ i drejtuar nga 24-vjeçari V.V.M., një „Lancia“ e drejtuar nga 37-vjeçari J.P. dhe një „Mercedes“ i drejtuar nga 35-vjeçari P.N., të gjithë banorë të Ohrit. Pas ndërhyrjes së policisë, u konstatua se shoferi V.V.M. e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit me 0.71 promilë në gjak, ndërsa i njëjti kishte edhe tri ndalesa aktive për drejtim të mjetit motorik. Gjithashtu, u vërtetua se edhe shoferi tjetër i përfshirë në aksident, J.P., kishte një ndalesë aktive…
Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës deri në 100 metra sot në mëngjes ka në rrugën Tetovë – Shkup. Reshje bore me intensitet mesatar janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por nuk paraqesin ndonjë pengesë për trafikun. Reshje të lehta shiu dhe bore janë regjistruar në qafën malore të Presekës, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të…
EVN Elektrodistribuimi njoftoi se përmes gjetjes së një eksperti dhe kontrollit të ushtruar në një objekt biznesi, është vërtetuar një vjedhje e rëndë e energjisë elektrike direkt nga trafo-stacioni. Nga atje informojnë se ekipi për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka kërkuar asistencën e MPB-së dhe përfshirjen e një eksperti, për shkak të dyshimeve për vjedhje të energjisë në një objekt biznesi në rrugën “Butelska” në Shkup. Bëhet fjalë për një objekt biznesi, ish-mulli, i cili përdorej për furnizimin e paautorizuar të sistemeve me karta grafike për “gërmimin” e bitkoineve. ”Është përpiluar procesverbali për përdorim të paautorizuar,…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin botëror të qeverive në Dubai realizoi takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan. Në takim, presidentja shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë për të marrë pjesë në samit, duke e vlerësuar atë si një platformë jashtëzakonisht të rëndësishme për adresimin e sfidave globale dhe rajonale dhe për zhvillimin e një dialogu të rëndësishëm me liderë dhe partnerë të shquar nga e gjithë bota. Në fokus të bisedës, siç njofton kabineti i Siljanovska-Davkovës kanë qenë perspektivat për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa është…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se brenda një muaji, respektivisht nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Policia ka kryer kontrolle trafiku në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Janë dënuar 101 shoferë. “Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur aktet përkatëse. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar së bashku në rrugë…

