Më 4 shkurt 2026, rreth orës 20:30, në rrugën „ASNOM“ në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku u përfshinë tri automjete: një „Volkswagen Amarok“ i drejtuar nga 24-vjeçari V.V.M., një „Lancia“ e drejtuar nga 37-vjeçari J.P. dhe një „Mercedes“ i drejtuar nga 35-vjeçari P.N., të gjithë banorë të Ohrit. Pas ndërhyrjes së policisë, u konstatua se shoferi V.V.M. e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit me 0.71 promilë në gjak, ndërsa i njëjti kishte edhe tri ndalesa aktive për drejtim të mjetit motorik. Gjithashtu, u vërtetua se edhe shoferi tjetër i përfshirë në aksident, J.P., kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjetit. Në konsultim me Prokurorin Publik, dy shoferëve u janë konfiskuar automjetet dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime penale sipas Nenit 297-a të Kodit Penal për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Ambasadori Meidani shpërndan abetare për nxënësit shqiptarë në Jabollçishten e Poshtme dhe të Epërme
- Pandovski: Mungesa e pavarësisë së gjyqësorit lidhet edhe me ndikimin politik dhe financimin
- Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit
- Pandovski: Nevojiten ndryshime ligjore dhe hetime më të thelluara për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar nga krimi
- Përplasja me Ramën, Veliaj reagon sërish nga burgu: Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem
- Pandovski: Nevojiten ndryshime ligjore dhe hetime më të thelluara për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar nga krimi
- Rasti i prokurorit të dyshuar për mitmarrje, Pandovski: Alarm për besimin në sistemin e drejtësisë
- Akuza e rëndë e Veliajt: Rama negocion me prokurorët sa vite duhet të më dënojnë



