Author: Hamdi Kumanova

Biznesmeni Orce Kamçev dhe gazetarja Olivera Trajkovska, do të dëshmojnë në seancën e rradhës për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit, ku njëri ndër të akuzuarit është ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Dëshmitarët janë ftuar pasi që u publikuan “bomba”, ku flasin për arrestimin e Boshkovskit. PSP ka kërkuar që me Kamçevin dhe Trajkovskin, të dëshmojë edhe Ivo Kotevski, ish-zëdhënës i MPB-së. Në seancën e sotme kanë dëshmuar të punësuar në MPB, të cilët nuk kishin patur paraprakisht detaje mbi aksionin. Seanca e rradhës është caktuar për më 30 qershor./Alsat

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 46 vjeçar të kërkuar për veprat penale të  “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” si dhe “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Policia e Tiranës bën me dije se në prang aka rënë shtetasi me inicialet A.R, banues në Tiranë. “Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm”, njofton policia. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./Express

Lexo më Shumë

Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë për kundërvajtje ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji, Irina Panovska – Stavridis, për mosdorëzim të listës anketuese për gjendjen e pasurisë. Panovska është emëruar ushtruese e detyrës më 14.08.2017 dhe deri tani vazhdimisht i është vazhduar mandati për 6 muaj, që do të thotë se ka pasur detyrim pas çdo përfundimi të mandatit gjashtë mujor të dorëzojë listë anketuese. Panovska është emëruar në postin e drejtoreshës katër herë, ndërsa para një jave, më 15 maj ajo ka dorëzuar gjitha listat anketuese për gjendjen e pasurisë. Komisioni do të hap lëndë për drejtoreshën Irina…

Lexo më Shumë

Këto fluturime vijnë në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar nga kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë vizitës së tij në Shkup, në prill të këtij viti. Sipas të dhëna të Ministrisë së Mbrojtjes, këto fluturime janë pjesë e përgatitjes dhe përmbushjes së termave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në lidhje me forcat ajrore si një anëtar i barabartë në sistemin e përbashkët të sigurisë.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 99-të në të cilën në lexim të dytë janë shumë ligje nga sfera e sigurisë. Në këtë seancë duhet të shqyrtohet Propozim plotësim-ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, Propozim plotësim-ligji për koordinim të bashkësisë së sigurisë-zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim plotësim -ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, Propozim plotësim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme dhe Propozim plotësim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të dytë, transmeton MIA. Deputetët…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit thuhet se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Sela, e përgëzoi presidentin Pendarovski me rastin e shkeljes në funksion dhe i dëshiroi sukses në punën e tij. Në takim u bisedua për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësimin e qëllimeve strategjike dhe detyrave në vigjilje të periudhës së rëndësishme për shtetin. Pendarovski bëri thirrje për qasje të përgjegjshme të të gjithë faktorëve relevant politik në drejtim të plotësimit të agjendës reformuese ndërsa…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për Çështje të Rregullores dhe të Mandatit dhe Imunitetit të enjten duhet të debatojë për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski. Seanca është caktuar me fillim në orën 11 me pikën e vetme të rendit të ditës Vërtetimin e Propozimit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak të mungesës së paarsyeshme të deputetit më shumë se gjashtë muaj, ndërsa në bazë të Njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dorëzuar më 15 maj të vitit 2019, nën nr.e arkivit 09-2845/1

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e parë nuk arritën marrëveshje konkrete për fshesën e paralajmëruar. Ata janë dakorduar për të vazhduar bisedimet midis tyre, por paraprakisht gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë konsulta brendapartiake. Lidhur me takimin është nxjerrë edhe një deklaratë për mediat, por duke mos dhënë detaje të tjera. “Me Ahmetin takohemi për të diskutuar rreth ndryshimeve në Qeveri. Edhe pse simbolika e takimit del nga fjala “fshesë”, bëhet fjalë për njerëz profesionist dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”, theksoi Zaev para takimit, i cili ka paralajmëruar spastrime dhe ndërrime të…

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik me 2 dh 3 qershor do të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit të tyre dyditor do të realizojnë takim me kreun e shtetit. Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsejtë 29 vende anëtare. Pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia Veriore edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Lexo më Shumë

Raporti financiar vjetor për vitin 2018 dhe planin vjetor për blerjet publike për vitin 2019, janë pika të rendit të ditës të seancës së 17-të të Komisionit për Antikorrupsion. Komisioni për Antikorrupsion, siç është njoftuar më herët, në seancë përveç debatit për lëndët nga fusha e parandalimit të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, do të debatojë edhe për vendimin për vlerësimin e të dhënave për shërbime sekrete, të dhëna të besueshme. Anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion do të shikojnë edhe njoftimin për realizimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër mashtrimit për mbroje të interesave financiare të Bashkimit Evropian në vend…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetëtore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM informon se autostrada Milladinovcë – Shtip, pjesa Milladinovcë – Kadrifakovë – Milladinovcë, nuk është lëshuar për qarkullim. Ata apelojnë tek gjithë shoferët, që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë. LAMM gjithashtu rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një komunikate për media kanë njoftuar qytetarët për votimin e djeshëm të paketës së ligjeve me të cilat siç thonë, është përmbyllur reforma sociale e cila për qëllim ka përfundimisht të zhdukë varfërinë, përcjellë Zhurnal. Nga LSDM njoftojnë se shtesat e fëmijëve dhe shtesat arsimore janë rritur për 20fish më tepër fëmijë. Siç thonë, shtesate fëmijëve që deritani kishin shfrytëzuar 3200 fëmijë, prej tani do t’a shfrytëzojnë 73.500 fëmijë derisa shtesa arsimore do të marin 64.136 fëmijë, ndërsa deri tani kanë marë 3800 fëmijë. Nga LSDM njoftojnë gjithashtu se ndihma sociale për familjet…

Lexo më Shumë