VMRO-ja vlerëson se dorëheqja e deputetit Pavle Bogoevski bëhet për të fshehur “kriminelët e mëdhenj në Qeveri”. “Zaevi, edhe pse gjithë opinioni e pa se si kërkoi ryshfet prej 200 mijë eurove, akoma është në liri, pasi gjyqësori është nën kontrollin e tij. Më herët Zaevi u fal edhe për krim të rëndë prej 8 milion eurove. Ata shtojnë se përveç dorëheqjes duhet edhe përgjegjësi penale. Dënimi i vërtetë duhet të arrijë përmes organeve gjyqësore dhe me procedurë të pandërprerë penale”, ka vlerësuar partia opozitare. /SHENJA/
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë 12 viteve të kaluara Ligji për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor kanë pësuar katër-pesë ndryshime (plotësime). Kjo ka reflektuar në rritjen e pasigurisë tek ata që e zbatojnë Ndryshimi i shpeshtë i kornizës ligjore në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht ai në sferën e gjyqësorit, ndikon që të shtohet pasiguria te palët që duhet zbatuar në praktikë. Ky është vlerësim i Nikolla Popovski, deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, i cili në publikimin e raportit për gjyqësorin nga Instituti për politikë europiane, tha se vendit tonë nuk i nevojitet që Preibe apo dikush tjetër t’i tregojë se kemi ligje të…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë më shumë për pagesat rrugore, në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria. Në një analizë që është bërë nga “Metamorfozis”, nëse çdo ditë punë udhëtohet me makinë në relacionin Shkup-Gjevgjeli, që përfshihen 154 kilometra, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të paguajnë 6840 denarë për pagesat rrugore. Ndërsa nëse çdo ditë pune udhëtohet në relacionin Shkup-Gostivar (66.3 kilometra), për pagesat rrugore qytetarët e vendit duhet të harxhojnë 5320 denarë. Ndryshe nga pagesat në vendin tonë, në Serbi nëse qytetarët çdo ditë pune udhëtojnë në rrugën Smederevë-Beograd (63…
Vitin e kaluar diploma në studimet deridiplomike në universitetet në vend kanë marrë gjithsej 7698 persona, prej tyre diploma në universitetet shtetërore kanë marrë 6204 persona, ndërsa në ato private 1472 persona. Vitin e kaluar është shënuar ulje e numrit të persona të diplomuar për 10 për qind në krahasim me vitin 2017. Me numër më të madh kanë qenë ata që kanë marrë diploma në Fakultetin Ekonomik në Shkup 662, transmeton MIA. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 87 për qind janë të rregullt, ndërsa 13 për qind janë…
Opinioni në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të tronditet nga një “bombë” e re përgjimi, shkruajnë portalet maqedonase, duke u thirrur në postime të qytetarëve që qarkullojnë në rrjetet sociale. Sipas portalit Express, pas pesë materialeve të publikuara në kanalin youtube përmes një kanali të emërtuar “Ilija Gromovnik” do të jetë një material tjetër që sic spekulohet protagonistë janë një pronar dhe një redaktor i një portali me një ministër qeverie. Në bisedë dëgjohen porosi për sulme të caktuara ndaj bashkëpartiakëve apo funksionarëve. Ky paralajmërim a do të jetë i lansuar apo vetëm spekulim do të dihet së shpejti,…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar ditën e iluministëve pansllav, vëllezërve Kirili dhe Metodi. Ai thotë se kontributi i tyre është kontribut në kulturën botërore. “Dita e sotme kremtohet për të shprehur nderim ndaj veprës së iluministëve pansllav të cilët historia i regjistroi si themelues të letërsisë dhe shkrim – leximit sllav. Vepra e tyre është vepër kapitale në zhvillimin e kulturës dhe shkrim-leximit sllav, ato e kanë dhënë dhuratën e fjalës dhe alfabetit dhe kjo i bën më shumë se të denjë për kremtimin e emrit dhe veprës së tyre. Kontributi i tyre është…
Senati i SHBA-ve ka konfirmuar Kate Marie Burns për ambasadore të re në Maqedoni të Veriut, pas votimit të djeshëm, e i publikuar në ueb faqen zyrtare të Kongresit. Burns është diplomate dhe deri tani ka qenë zv. shef i misionit të SHBA-ve në Athinë, ku erdhi në shtator të 2017-tës. Më parë ishte përfaqësues i misionit të SHBA-së në OSBE në Vjenë. Ende nuk dihet se kur saktësisht ambasadorja e re e SHBA-ve do të vijë në detyrë në ambasadën e Shkupit. Ajo gjithashtu theksoi se me Marrëveshjen e PRespës liderët politik të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tejkaluan…
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i bëri thirrje ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit, tani deputet, që të jap dorëheqje. Sipas Remenskit, Veljnovski është një rrezik sigurie për shkak të certifikatës që posedon për informacione të klasifikuara dhe është në nivel me të dënuarit për ngjarjet e “27 prillit” dhe prandaj, konsideron Remenski, se Veljanoski nuk është i denjë që të jetë kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës. “Ne kemi moralizuar statusin e Pavle Bogoevskit për faje të pakonfirmuar, pavarësisht statusit të deputetit Trajko Veljanoski i cili është nën dyshim dhe për veprimtari armiqësore kundër shtetit…
Rreth orës 10:00 është djegur një banesë në ndërtesat “Binjaket” në lagjen Karposh 4 të Shkupit. Sipas informacioneve të para, banesa në të cilën ka shpërthyer zjarri është në katin e 16. Ndërsa mësohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthyerja e bombolës së gazit. Në terren kanë dalur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shpëtojnë pronarin, i cili ka kërkuar ndihmë nga tarraca. Shumica e qytetarëve janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë./Telegrafi/
Nga burime të sigurta, Fondi i shëndetësisë në katër sy rrit çmimet e operacioneve kardiovaskulare për 15-30% duke e arsyetuar këtë veprim si pasojë e “inflacionit kumulativ”, që d.m.th. ka pasur ndikim rritja e çmimeve të materialeve harxhuese të intervenimeve kardiokirurgjike në nivel botëror. Krejt kjo edhe mund të jetë e vërtetë dhe e logjikshme, por rritja e këtyre çmimeve dy here brenda një viti na bën të dyshojmë për skandal të radhës duke vlerësuar ngrirjen e çmimeve të intervenimeve tjera me dekada si dhe ndarja e mjeteve të majme për këto intervenime nga ana e Fondit drejt xhirove…
Trupi këshillëdhënës për etikë gjyqësore ekziston një vit, por deri më tani para komitetit etik nuk është hapur asnjë procedurë, kumtoi sot kryetari i Shoqatës së gjykatësve të Gjykatës Supreme, Xhemali Saiti. Me faktin se këshilli etik deri më tani nuk ka marrë qëndrime konkrete rreth disa çështjeve për sjellje etike apo joetike të gjykatësve, sipas Saitit, praktikisht është e pamundur të plotësohet funksioni parandalues i trupit dhe të tregojë në sjelljen e gjykatësve, të cilët do të mundnin në të ardhmen të jenë lëndë e përgjegjësisë disiplinore. Në drejtim të nxitjes së gjykatësve që të ngrisin nisma për promovim…
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në një konferencë për shtyp tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po bëhet promotor i politikave të LSDM-së. “Njeriu i cili 11 vjet nuk dinte dhe s’bëri asgjë për uljen, i cili nuk dinte se çka është interes i qytetarëve, ky Hristijan Mickoski filloi që të bëhet promotor i politikave të LSDM-së”, deklaroi Kostadinov. Kostadinov tha se pasi që LSDM promovoi masën e zvogëlimit të TVSH-së për 18% në 5%, u shfaq Mickoski dhe tha se ai dhe VMRO-DPMNE do të përpiqeshin që të ulin koston e ngrohjes.

