Qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, nga muaji korrik do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin me çmime shumë më të lira. Shërbimet e roamingut do të ulen për 70%. Sot në Ohër, Rregullatorët rajonalë dhe më gjerë i darkorduan mënyrat e zbatimit të marrëveshjes, e cila u miratua në nivel politik në fillim të prillit. “Ajo që ne po insistojmë është t’i shmangim këto procedura të gjata në një periudhë tranzitore, teksa operatorët i zbatojnë ato mekanizma, të përcaktojmë çmimet fikse që do të ulin tarifat nga 70 deri në 80%”, tha…
Author: Hamdi Kumanova
Tenderë të mëdhenj, konkurrencë të zvogëluar, kontrata të lidhura pa konkurse, rritje të numrit të tenderëve të anuluar, janë pjesë e pohimeve kyçe të monitorimit të të blerjeve publike të zbatuara në periudhën korrik-dhjetor 2018. Në raportin e Qendrës për komunikime civile theksohet se shpesh zbatohen tendera të mëdha, të cilat ndahen në pjesë, duke parandaluar kështu konkurrencën ndërmjet kompanive, gjegjësisht vihet në pikëpyetje shfrytëzimi racional dhe efikas i fondeve. “Konkurrenca në blerjet publike në gjysmën e dytë të vitit 2018, është përkeqësuar në raport me gjysmën e parë të vitit. Vëzhguar në baza vjetore, vetëm 32% e tenderëve të…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) tek Prokuroria do të dorëzojë iniciativë për ngritjen e procedurës kundër ish-kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski. KSHPK dyshon se Pançevski, përveç nepotizmit që e ka bërë në punësimin e nipit të tij Jordan Tasevski, gjithashtu ka shkelur procedurat për punësim. “Jo vetëm që është person i afërt i ish-kryetarit, por personi që është pranuar në punë aspak nuk është paraqitur si kandidat për punësim. Do të thotë kur duhet të dorëzohet propozimi për punësimi sipas rang listës që tregon se i plotëson kushtet dhe duhet të dorëzohet vendim për punësim,…
33 vjeçarja, banore e një fshati nga rrethina e Tetovës dje rreth orës 11 ka denoncuar dhunë familjare të cilën më datë 15 maj të këtij viti, e kanë ushtraur ndaj saj nëna dhe dy motrat e bashkëshortit. Të denoncuarat e kanë keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht të rejën, me ç’rast ajo e ka thirrur bashkëshortin që ta dërgoj tek familja dhe më vonë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia po merr masat për zbardhjen e këtij rasti.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar dhe udhëheqësia e njësisë për bashkëpunim e delegecionit të BE-së. Nicola Bertolini sot qëndruan për vizitë në Vincë si pjesë e karvanit “BE për ty”. Gjatë vizitës, ambasadori Zhbogar mori pjesë në debatin me nxënësit e shkollës së mesme me temë “Vizioni i të rinjve për Bashkimin Evropian”. “Me nxënësit kemi pasur debat të shkëlqyer dhe interesant, ndërsa mund të them se është shumë e guximshme se sa të fortë janë të rinjtë këtu, se sa ato i përkushtohen qytetit të tyre dhe vendit të tyre, vizioni drejtë së ardhmes dhe përmirësimin…
Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës iu bashkua Grupit Internacional të të Rinjve për Paqe (GIRP – IPYG ) nga Koreja Jugore, duke u bërë pjesë e projektit “Peace Walk”. Studentët nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës marshuan së bashku në kampusin e Universitetit, duke dhënë mesazhe për paqe në botë dhe ruajtjen e saj. Ato përmes këtij marshi kishin për qëllim sensibilizimin e popullatës sonë për rëndësinë që ka paqja dhe se ajo duhet të dominojë gjithandej në botë. Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri i falënderoi të gjithë studentët për gatishmërinë e tyre që tregojnë për…
Milla Carovska është duke heshtur për skandalin e bashkëshortit të saj të pakurorëzuar. Bashkëshorti i pakurorëzuar i Milla Carovskës vetëm tri ditë prej raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, gjegjësisht më 8 maj nga Qyteti i Shkupit dhe Petre Shilegov ka fituar tender me vlerë prej 967,600 denarë për huazimin e pajisjeve për vëzhgim në lartësi. Bashkëshorti i pakurorëzuar i Milla Carovskës përveç tenderët për fluturimin e dronëve fitoi edhe furnizime në 4 sy në shumë të përgjithshme prej 1,5 milionë denarë. Georgievski Goran i cili është pronar i kompanisë FLAJ KEM u bë fitues i rregullt i tenderëve dhe…
Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen së veprave penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorimit të një dokumenti me përmbajtje të pavërtetë” zyra e jashtme për punë kriminalistike Kërçovë, ka ngritur akuzë penale kundër R.XH (49) nga Ohri dhe kundër M.M (42) për kryerjen e akuzës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit”. I dyshuari i parë R.XH si i punësuar në kompaninë e përcjelljes së mallrave “Suri Shped” Ohër, gjatë vitit 2016 bëri një kontrat të rreme për shit-blerjen e një makine për udhëtarë të tipit “Audi” dhe siguroi një fotokopje të një liçence për automjetin në fjalë. Dokumentacionin…
Hapin e parë që presidenti i ri i shtetit, Stevo Pendarovski e ka marrë sapo është sistemuar në rezidencën presidenciale në Vodno, ka qenë ftesa drejtuar profesor Blerim Rekës për t’u bërë pjesë e ekipit të Pendarovskit. Këtë e ka thënë Pendarovski sot në brifing me gazetarë, ndërsa ka theksuar se ka qenë profesor Reka, ish-kandidat për president, ai që nuk e ka pranuar ofertën pasi do të vazhdojë t’i përkushtohet jetës akademike. Në këtë drejtim, Pendarovski ka thënë se e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e profesor Blerim Rekës si në jetën shoqërore, ashtu edhe në jetën akademike dhe…
Me 91 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, deputetët votuan Ligjin për Agjencinë për Sigurinë Kombëtare. Me këtë ligj, me të cilin praktikisht vendoset çelës në dyert e DSK-së, janë pajtuar edhe qeveria edhe opozita. Nga OBRM-PDUKM theksuan se janë angazhuar që t’u pranohen 60 amendamentet, me të cilat do të forcohej mbikëqyrja parlamentare. Një pjesë e deputetëve të LSDM-së theksuan se zgjidhja ligjore është e mirë dhe cilësore, ndërsa Frosina Remenski tha se ka pasur mundësi për reformë më të mirë në fushën e sigurisë. Ajo propozoi 30 amendamente, prej të cilave një pjesë e madhe u…
Nga 61 të punësuar sa ka kabineti i presidentit të shtetit, vetëm katër kanë qenë shqiptarë. Kjo është situata të cilën presidenti i ri Stevo Pendarovski e ka gjetur pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit Gjorgje Ivanov, shkruan gazeta KOHA. Madje, asnjë përkthyes maqedonisht-shqip nuk kishte qenë i punësuar në kohën e Ivanovit. Tashmë, siç tha Pendarovski, përveç punësimeve të rregullta të shqiptarëve, kabineti po bën sistematizimin e ri, me qëllim që, krahas punonjësve të rregullt në pozita të larta, të mund të punësohen edhe përkthyes maqedonisht-shqip për nevojat e përkthimit të e dokumentacionit dhe faqes zyrtare të presidencës. (koha.mk)
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka reaguar në opinion pas bërjes publike të disa prej emrave nga ekipi i presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Në mesin e emrave përmenden edhe emrat e Erolld Musliu, Blerim Kolali dhe Besa Arifi, transmeton Almakos. Zekiri shkruan se gjërat kanë filluar që të ecin mbarë pas zgjedhjes për president të Stevo Pendarovskit. Ai i ka dëshiruar punë të mbarë të gjithë ekipit të tij duke veçuar, Erolld Musliun, Blerim Kolali dhe Besa Arifin: Ne Republiken e Maqedonise se Veriut gjerat po ndryshojne ne te mire te gjithe shoqerise. Deshmi per kete…

