Author: Hamdi Kumanova

Pas dorëheqjes së Pavle Bogoevskit nga funksioni i deputetit, vendin e tij në Kuvend do ta zë Aleksandar Filipovski. Bogoevski ishte i pesti në listën e LSDM dhe Koalicionit në rrethin e parë zgjedhor në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016. Aleksandar Filipovski, i cili do të zëvendësojë Bogoevskin, u rendit i 17 në listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe nga Bogoevski i cili ishte deputet i pavarur dhe përfaqësoi “Revolucionin Laramanë”, Filipovski është anëtar i LSDM-së dhe vjen nga organet e tyre komunale në Aerodrom. Pavel Bogoevski njoftoi se do të largohet nga funksioni i deputetit kur të përfundojë debati…

Lexo më Shumë

Delegacioni shtetëror-kishtar, i cili merr pjesë në kremtimin për nder të Shën Cirilit në Romë, pati audiencë tek kryetari i Kishës Katolike të Romës,  Papa Françeskun. Delegacioni shtetëror udhëhiqet nga Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, dhe kryepeshkopi i kishës së Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan. “Paqja, toleranca dhe bashkëpunimi midis vendeve dhe popujve janë rruga më e mirë për të ardhmen. Për bashkëpunimin në rajon biseduam edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit i cili konfirmoi se Selia e Shenjtë  gjithmonë na ka përkrahur dhe do të vazhdojë që të na përkrahë në proceset eurointegruese të vendit tonë. Në këtë mënyrë…

Lexo më Shumë

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër. Sipas policisë, të enjten (23.05.2019) rreth orës 13 e 30 minuta në fshatin Drugovë, në rrugën rajonale Kërçovë-Ohër një kamion “Mercedes” me targa të Strumicës (drejtuar nga G.T. 63 vjeçar), është përplasur me një motocikletë “Suzuki”, e drejtuar nga 28 vjeçari me iniciale K.A. nga Zajazi, transmeton Gazeta Lajm. Rrugës për Qendrën Klinike-Shkup me veturë të Ndihmës së shpejtë, K.A. ka ndërruar jetë. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i stacionit policor në Kërçovë.

Lexo më Shumë

Ndryshimi i emrit kushtetues dhe aderimi drejt NATO-s kontribuoi që vendi të përmbysë shumë rekorde në fushën ekonomike. Kështu kryeministri Zoran Zaev e filloi fjalimin para biznesmenëve malazez në forumin e biznesit në Podgoricë. Investimet e huaja janë dyfishuar në krahasim me vitin më të suksesshëm në të kaluarën, për dy vite është rritur BPV-ja në shifra absolute, shprehet kryeministri dhe shton se ka shënuar rënie papunësia, ndërsa rritje ka pasur edhe te vlera e eksportit. E gjithë kjo është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes që e kanë ndier për investim biznesmenët vendorë dhe të huaj në Maqedoni. “Gjithçka…

Lexo më Shumë

LSDM-ja i është përgjigjur akuzave të VMRO-së, të cilët përveç dorëheqjes së Pavle Bogoevskit, kërkuan përgjegjësi penale edhe nga funksionarët tjerë qeveritar. Partia në pushtet thekson se partia e Mickoskit është parti simbol e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve. “Pavle Bogoevski tregoi përgjegjësi morale të lartë para qytetarëve, vlerë me të cilën nuk është njohur. Dorëheqja e deputetit Bogoevski për arsye morale hap një çështje të rëndësishme: A do të japin dorëheqje deputetët e VMRO-së të cilët janë të akuzuar në procese gjyqësore?”, theksohet në kumtesën e LSDM-së. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për “Inbox7”, tha se ideja që agjencitë private t’i mirëmbajnë kazermat është rekomandim nga NATO. “Kjo është një ide që unë i jap mbështetje të plotë që nga momenti që hyra në Ministri. Të gjithë gjeneralët, dy shtabet e përgjithshme që kanë ekzistuar në këto dy vjet, këshilltarët e NATO-s, përfaqësuesit e NATO-s … thanë se po shpenzoni burime të shtrenjta për punë që nuk duhet të bëhen nga ushtarët profesionistë në ushtri. Mirëmbajtja e kazermave nuk është detyrë primare ushtarake, dhe shumica e përvojave janë se këtë e bëjnë disa lloje…

Lexo më Shumë

Më pak se një javë kanë në dispozicion grupet e punës nga pushteti dhe opozita që t’itejkalojnë dallimet për funksionimin e Prokurorisë Speciale, pasi që raporti i Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Brukseli pret të miratohet Ligji për Prokurorinë Speciale si hap shumë i rëndësishëm për realizimin e reformave në sistemin e drejtësisë. Mospajtimet kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani, transmeton…

Lexo më Shumë

Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur pasditen e djeshme në Zvicër. Lajmi është raportuar nga mediat zvicerane, sipas së cilëve policia është vënë menjëherë në kërkim të vogëlushit. Sipas “Blick”, djali me emrin Zenel ishte me nënën e tij Burbuqe M. pasditen e datës 23 maj, në një shesh lojërash pranë Lenzburgerstrasse. Në orën 16:30, Zeneli papritmas zhduket nga atje pa lënë gjurmë. “Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh, ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij…

Lexo më Shumë

Në Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë për të ndihmuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, drejtori i Agjencisë, Ylber Sela ka bërë prezantimin e projekteve fillestare edhe atë: Softueri për përkthim Pajisje dhe furnizim Përpilimi i një Udhëzuesi për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe një Udhërrëfyes për Nëpunësit Administrativ për zbatimin e të drejtave gjuhësore Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve Asistencë teknike për zbatimin e përvojave ndërkombëtare për dygjuhësinë Përpilimi i Fjalorëve Terminologjik shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, përfshi versionin digjital.

Lexo më Shumë

Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për…

Lexo më Shumë

Testimi vullnetar në poligraf është kusht obligativ për punësim në Agjencinë e re për Siguri Nacionale (ASN), thuhet në ligjin, të cilin Kuvendi e miratoi dje, njofton Meta, transmeton Portalb.mk. Testimi me poligraf (detektor i gënjeshtrave) është përcaktuar në kushtet për themelim të marrëdhënies së punës në ASN. Marrëdhënia e punës kushtëzohet nga një opinion pozitiv mbi testimin poligrafik për verifikimin e integritetit profesional, gjegjësisht me konfirmim se kandidati e ka folë të vërtetën. “Testimi i poligrafisë realizohet në baza vullnetare, në bazë të pëlqimit paraprak me shkrim të kandidatit për testim me poligraf. Personi me pëlqimin me shkrim deklaron…

Lexo më Shumë

Kongresi amerikan ka konfirmuar emërimin e Mary Kate Burns, si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Burns është diplomate e karrierës për 26 vjet. Si ambasadore në vend vjen pasi ka shërbyer si zëvendëskryetare e misionit amerikan në Athinë. Më parë,  ishte përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA në OSBE në Vjenë. Burns kishte thënë më parë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, se me anë të Marrëveshjes së Prespës, liderët politikë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tejkaluan çështje të vështira historike, duke u fokusuar në të ardhmen dhe progresin, ndërsa vendi është në rrugën…

Lexo më Shumë