SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër një 18-vjeçarit A.Z. nga fshati Ozormishtë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e shtatë veprave “vjedhje të rëndë”, njofton Portalb.mk. “Në periudhën prej 11.02.2019 deri në 07.03.2019 në zonën e Tetovës, i paraqituri ka kryer vjedhje të rënda në veturë dhe ka marrë pjesë, para dhe mjete të ndryshme, ndërkaq në Qendrën Klinike Tetovë me përdorimin e forcës ka hyrë brenda dhe ka marrë para dhe barna”, thuhet në kumtesë.
Author: Hamdi Kumanova
Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për…
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se “me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta, por edhe personat që kujdesen për to. Tani theks i veçantë do t’i kushtohet shërbimeve që përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe që do ta rrisin pavarësinë e personave me nevoja të veçanta dhe përfshirjen e tyre në shoqëri”. “Vendosim pagesë të përhershme për prindin, që është kujdesur për fëmijën me nevoja të veçanta deri në moshën 26 vjeçare pa e dërguar në institucion. Të drejtë pagese kanë prindërit që janë të papunësuar dhe që nuk përdorin të drejtën…
Në vend të konstatimit të mungesës së deputetit Nikolla Gruevski për më shumë se gjashtë muaj nga Parlamenti, deputetët po përgatiten për seanca maratonike në të cilat do të diskutohet dhe votohet ndërprerja e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është arratisur në Hungari. Pavarësisht faktit se Kushtetuta parashikon ndërprerjen automatike të mandatit të deputetit që mungon pa arsye gjashtë muaj, deputetët kanë kaluar këtë pjesë dhe shkojnë në rrugën më të gjatë sipas të cilës fillimisht propozimi për shkarkim duhet të kalojë komisionin për çështje mandatesh e pastaj të shkojë në seancë plenare ku duhet ti japin…
Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMB) kundërshton fuqishëm idenë e Ministrisë së Mbrojtjes që kazermat të sigurohen nga agjenci private në vend të vet ushtarëve. Kryetari i SMB, Risto Ajtov thotë se të gjithë të ardhurit në Ministrinë e Mbrojtjes që nuk kuptojnë sigurinë menjëherë duhet të lëshojnë pozicionet dhe në vendin e tyre të vinë profesionistë. Më herët, ministrja Sheqerinska zbuloi se po konsideron të formohet në kompani shtetërore për sigurim që do të përbëhet nga ish pjesëtarë të UShM-së me mbi 45 vite. Një pjesë e ekspertëve të sigurisë thonë se ushtarët profesional nuk duhet të sigurojnë por…
Maqedonia e Veriut pret vlerësim pozitiv nga raporti i progresit i Komisionit Evropian që pritet të publikohet më 29 maj, ndërsa në qershor shpreson edhe për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në union. Nga Qeveria thonë se vendi ka arritur rezultate të pamohueshme në konsolidimin e institucioneve, sundimin e ligjeve dhe sferat tjera ku ka pasur vërejtje në raportet e kaluara. Së fundi janë miratuar ligjet për reformimin e agjencive të sigurisë dhe të punëve të brendshme, ndërsa ka mbetur ende zvarrë çështja e statusit të Prokurorisë Speciale që po heton zyrtarët e dyshuar për vepra…
Në repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Strugës janë sëmurë 16 për qind e të të punësuarve, gjegjësisht nëntë nga gjithsej 56 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në këtë repart, ndërsa pesë e kanë kaluar dhe janë në vendin e tyre të punës. Këtë e kumtoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa pasi në mediume doli informacioni se reparti është mbyllur për shkak të infektimit të 50 për qind të personelit mjekësor nga fruthi. Ai shtoi se në Spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e të punësuarve janë vaksinuar dhe paralajmëroi se ata të cilët nuk janë vaksinuar do të…
Senati pritet ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO në muajin qershor, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhejms Rish, kryesues me Komisionin e Senatit për punë të jashtme. “Për rreth dy javë, Komisioni do të dëgjojë për Protokollin. Më pas, ai do të duhet të shkojë në votim para tërë Senatit. Është shumë e sigurt se kjo do të ndodh në qershor. Jemi optimistë të kujdesshëm se këtë do ta bëjmë atëherë”, ka thënë Rish. Senatori pret mbështetje të madhe për ratifikimin e Protokollit ose, siç thekson, 98 nga 100 senatorë do të…
Dje rreth orës 14.00 në Shkup, në rrugën “Kliment Ohridski”, në pompën e benzinës ka shpërthyer zjarr në një makinë të tipit “Ford Fokus” me targa të Shkupit, që drejtohej nga personi me iniciale Gj.GJ (60). Derisa personi me iniciale GJ.GJ ishte parkuar për të mbushur makinën me karburant, i njëjti pasi ka marrë shërbimet ka startuar makinën, e njëjta ka marrë flakë, me çka menjëherë ka kërkuar ndihmë nga të punësuarit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me aparat kundër zjarrit. Makina kishte marrë flakë në brendësi të pompës ës benzinës “Makpetrol” në Qendër të Shkupit, intervenimi ka…
Policia njofton se personi i cili u helmua pas shpërthimit të zjarri sot në mëngjes në Karposh të Shkupit është V.GJ. (58) nga Shkupi, pronar i banesës. Siç njoftojnë nga policia, ai u transferua në Qendrën urgjente në Qendrën Klinike “Nënë Terezë” për shkak të thithjes të një sasi të madhe të tymit. Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në orën 10:10 në rrugën “Viç” në Shkup në katin e 17 të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes inspektim është bërë inspektim./Telegrafi/
Mediat zviceriane, kanë raportuar se dyshimet e para për vdekjen e 4 vjeçarit nga Kosova, Zenel M. thonë se ai ka rënë në lumin lumi Aare – lum i cili gjendet në zonën ëilnahern. Sipas Blick.ch, trupi i pajetë i 4 vjeçarit nga Kosova, është nxjerrë nga ky lum, pas disa orë kërkimesh. Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-ëildegg AG. Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, lumi Aare ashtu si dhe ai Aabach kanë pasur një rritje të sasisë së ujit dhe për…
Vendkalimi i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore “Bellanoc-Stançiq” pritet të hapet për qarkullim në muajin gusht të këtij viti, publikoi sot portali “Gazeta Ekspres”. Siç informon korrespondenti i MEDIAL-s nga Prishtina, informacionin për portalin e ka konfirmuar një burim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duek potencuar se shtyrjet e vazhdueshme të hapjes së vendkalimit Bellanoc-Stançiq kanë ndodhur për arsye se Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë hap pikë të përbashkët kufitare. “Është hera e parë që në Republikën e Maqedonisë së Veriut hapet pikë e përbashkët kufitare dhe në këtë drejtim pala maqedonase…

