Zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër, 27.05.2019 (e hënë), udhëton në vizitë pune në Republikën e Hungarisë. Gjatë vizitës në Republikën e Hungarisë, zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Sabolç Takaç, Ministrin shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian, poashtu do të takojë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto. Siç njoftojnë nga SÇE, nga Hungaria Osmani vazhdon në vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku me 28.05.2019 (e martë), do të mbajë takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane,…
Author: Hamdi Kumanova
“Në zgjedhjet presidenciale PDSH-ja tregoi fuqinë e saj, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të jenë sfidë për unitetin tonë ndërpartiak”, porositi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në iftarin e organizuar mbrëmë në Tetovë me anëtarësinë partiake. Sipas tij, anëtarësimi i vendit në NATO është suksesi ynë si parti politike dhe se deri në fund të vitit do të realizohet ky projekt i yni. “Projekti i PDSH-së deri në fund të vitit do të finalizohet dhe Maqedonia do të jetë anëtare e plotë në NATO. Detyra e e të gjithëve neve dhe të gjithë shqiptarëve është që ta strukturojmë, forcojmë dhe të…
Dikur ishte një vatër e arsimit dhe një fshat që jehonte nga zëri i fëmijëve, sepse aty kishte një jetë dinamike, ku shumica e banorëve merreshin me bujqësi dhe blektori. Fshati që me regjistrimin e vitit 2002 kishte rreth 3 mijë banorë, dita ditës po boshatiset. Sipas të dhënave të fundit në shkollën fillore “Nuri Mazari” për vitin e ri shkollor 2019/2020 janë regjistruar vetëm 9 fëmijë apo filloristë, informon INA. Kjo shifër është shqetësuese dhe se bregën e madhe e kanë paraqitur edhe shumë bashkëvendas të ktij fshati nëpër rrjetet sociale. Sipas tyre, fshati Dollogozhdë është më i boshatisuri…
Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj Euro-Atlantike nëpërmjet ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO, porositi kreut i shtetit Stevo Pendarovski, në fjalimin që mbajti dje për darkën e iftarit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Shkup, organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë. Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, në praninë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, Pendarovski theksoi se që nga fillimi i pavarësisë sonë, Republika e Turqisë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugët e saj evropiane dhe euroatlantike.…
LSDM sot pritet të mbajë mbledhjen e Këshillit qendror ku do të bisedohet lidhur me operacionin e quajtur “fshesa” për ndryshime në Qeveri, por edhe në radhët e kësaj partie. Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Zoran Zaev paralajmëroi këto masa pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor, përcjellë INA. Një nga vendimet e para të LSDM gjatë kësaj jave ishte shkarkimi i të gjithë 78 kryetarëve të degëve të LSDM, ndërsa më pas fillon edhe fshesa në Qeveri ku do të ndërrohen ministra dhe funksionarë të tjerë. Këshilli qendror sot do të diskutojë mbi…
Afatet e provimeve, të kolokviumeve, nëse duhet t’i japin provimet gjatë sesionit të qershorit, janë një prej problemeve që këtyre ditëve i mundojnë të gjithë studentët. Por, për rreth 200 të studentë, ky nuk është problemi i tyre i vetëm. Ata studentë të cilët gjatë këtij vikendi gjenden në konvikte gjenden ashtu siç dinë. Ka edhe prej atyre studentëve që janë jashtë shtëpisë, kështu që nuk ka kush edhe t’u ndihmojë. Drejtori i konviktit të studentëve thotë se për problemin është e informuar edhe Ministria e Arsimit, por se për shkak të festave nuk ka qenë e mundur të paguhet…
Një konflikt mes tre personave është regjistruar mesditën sotme në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet. Nga informacionet paraprake, mësohet se të rinjtë ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe pas një debati për motive ende të paqarta, sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Dyshohet se ka të lënduar. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Më 25.05.2019 në orë 3:15 në rrugën rajonale Radovish-Shkup, para fshatrit Llakavica të Shtipit, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin “Mercedes” me tabela të Shkupit, që është drejtuar nga 34 vjeçari nga Shkupit. Ai ka trafikuar me emigrantë nga Eritrea. Vozitësi dhe emigrantët janë privuar nga liria në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër vozitësot do të ngritet padi penale./Telegrafi/
Komuniteti i biznesit kërkon ndryshime në ligjin për veprimtari turistike në Maqedoninë e Veriut. Në prag të sezonit të verës, u paraqitën raste të reja të turistëve të mashtruar nga agjencitë turistike. Nga Oda ekonomike konsiderojnë se licencat e punës të agjencive turistike duhet të rinovohen çdo tre vjet, dhe jo të vlejnë për një periudhë të pacaktuar kohore. Përveç qasjes më të madhe të autoriteteve, duhet të forcohen edhe kontrollet e inspektimit. Në këtë mënyrë edhe qytetarët do të kenë gjithashtu siguri më të madhe, se shërbimet për të cilat kanë paguar në agjenci do ti marrin në tërësi.
Greqia të martën zhvilloi fluturimin e parë mbi Maqedoninë e Veriut, në një mision që u krye nga një F-16 nga 110 Combat Ëing i Forcave Ajrore Hellenike “Tactical Air”, me seli në Larisa. Qëllimi i misionit ishte gjetja e çdo sektori bosh të radarëve dhe testimi i përputhshmërisë së sistemeve të zbulimit, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”. Misioni i së martës ishte një fluturim testimi dhe do të pasohet nga më shumë gjatë muajve të ardhshëm. Mbikëqyrja e hapësirës ajrore të Maqedonisë Veriore ishte pjesë e marrëveshjes së emrit të nënshkruar midis Athinës dhe Shkupit verën e kaluar dhe ka…
Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Dibër tha se Maqedonia e Veriut momentalisht ka gjendje të qetë dhe stabile. Ai theksoi se tani vijon anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO, diçka që është historike për realizimin e interesave shtetërore dhe se presim shumë shpejtë të hapim bisedimet me BE-në. “Standardet evropiane do të jenë pjesë e jetesës tonë ndërsa me përfshirjen e policisë së Maqedonisë në trajnime dhe pajisje presim që me të vërtetë ta forcojë mundësinë për rritjen e sigurisë në shtet dhe me këtë të kontribuojmë edhe për sigurinë e rajonit”, tha…
Policia e Kukësit vuri në pranga tre persona u arrestuan në Kukës me akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike. Të arrestuarit janë; F.B. 45 vjeç, S.M. 46 vjeç, dhe Z.N. 42 vjeç, banues në Kukës. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat…

