Author: Hamdi Kumanova

Një autobus nga Maqedonia e Veriut është përplasur në një urë në Pllovdiv pasi që shoferi nuk e ka parë shenjën që tregon lartësinë maksimale të mjeteve të transportit që mund të kalojnë nën urën e qytetit. Siç publikoi sot televizioni bullgar “Nova”, në autobus ka pasur dy shoferë, të cilët nuk kanë marrë lëndime të rënda. Pas incidentit autobusi ka mbetur pa pjesën e sipërme. Është dëmtuar pjesa e sipërme e autobusit, ndërsa disa dritare janë thyer. Testi për praninë e alkoolit  në gjak për të dy shoferët ka qenë negativ.

Lexo më Shumë

Drejtori i  Konviktit “Tome Stefanovski Seniq”, Lulzim Xhemaili, sot  përmes një njoftimi  i përgënjeshtroi akuzat e VMRO-DPMNE-së  se objekti ende nuk ka energji elektrike. “Dua  të jem vetëm transparent dhe të informoj opinionin se në Konviktin “Tome Stefanovski Seniq” më 22.05.2019  në orën 14 u ndërpre furnizimi me energjinë elektrike për shkak të një borxhi të mbetur. Energjia elektrike është lëshuar dje më 25.05.2019  në orën 19. E përgënjeshtroj informacionin se  Konvikti ende nuk ka energji elektrike”, citohet në reagimin e Xhemailit. Për pyetje shtesë ai paralajmëroi takim me mediat nesër në hapësirat e Konviktit në orën 11:00.

Lexo më Shumë

Një numër i madh të burgosurve shqiptarë janë duke agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit. Shumë humanistë dhe njerëz të mirë janë duke u kujdesur që të dërgojnë syfiret dhe iftaret për të bur.gosurit në bur.gjet e Maqedonisë së Veriut të cilët ndonëse në kushte të rënda e mbajnë besimin e tyre. Edhe Grupi i Kumanovës të gjithë së bashku kanë pritur syfire dhe iftare. Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva thotë dashamirë të shumtë janë kujdesur që tryezat e tyre të jetë plotë në këtë muaj të bekuar. “Të nderuar e të respektuar , ju përshendet grupi, mezi…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot nëpërmjet një konference për media ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), që duke filluar nga dita e mërkurë, 29 maj 2019 të dorëzojnë kërkesa për realizim të të drejtave të tyre nga reformat sociale, ndërkaq pagesa do të realizohet nga muaji i ardhshëm, transmeton Portalb.mk. Thirrja përfshinë: -të gjithë ata që kanë pranuar ndihmë sociale, -familjet që kanë fëmijë, por që kanë të ardhura mujore minimale, –prindër të papunë të cilët janë kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta, e që nuk marrin pension –…

Lexo më Shumë

Unë besoj në ndryshim, ndryshimet gjithmonë sjellin gjëra të mira, por besoj edhe në vendimet e kryeministrit dhe jam e sigurt se do t’i bëjë ato në bazë të angazhimit të secilit prej nesh si ministra dhe në bazë të kënaqësisë së qytetarëve, theksoi  sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve  lidhur me pritjet e saj nga mbledhja e sotme e Komitetit Qendror të LSDM-së. “Mendoj se vendimet që do të marrë kryeministri janë vendimet e duhura dhe se janë në bazë të asaj që kemi bërë, ai do të vlerësojë nëse…

Lexo më Shumë

Sead Zejnel, mjeku – specialist për sëmundje të brendshme  nga Shkupi në rolin e delegatit ndërkombëtar duke e përfaqësuar Asociacionin Botëror të Mjekëve (World Medical Association), na bëri krenar me fjalimin e tij në Asamblenë e 72-të Botërore të Shëndetësisë që u mbajt në Gjenevë Mjeku Zejnel e prezantoi qëndrimin e Asociacionit Botëror të Mjekëve rreth rezistencës ndaj antibiotikëve dhe masat që duhet të ndërmirren nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kunder këtij rrezikut për sigurinë shëndetësore. Në emër të WMA Zejnel përsëriti apelet e mëparshme për formimin e një planit global dhe implementimi i tij duke marrë parasysh…

Lexo më Shumë

“Për shkak të kontrolleve teknike më duhej të kthehesha në Rusi”. Ky është mesazhi që drejtori i “Nefa Mebel”-it, Maksim Maksimov ua ka dërguar menaxherëve në Serbi, vetëm pak ditë pasi që kjo kompani të zhduket brenda natës, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk. Gjasat janë të vogla që blerësit të fitojnë moblije të stofit, pasi që ndërmarrja serbo-ruse për mobilje “Nefa Mebel” dje pa paralajmërim i ka mbyllur të gjithë dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompania ruse “Split” e cila e prodhon mobiljen që e shet “Nefa”, përpara dy ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuse se “Maqedonia shndrit vetëm në sytë e Zaevit dhe LSDM-së. Më shumë se 500.000 qytetarë jetojnë në prag të varfërisë, ndërsa Zoran Zaev thotë se shndrisim” “Në tre muajt e para të vitit të ri, investimet kapitale janë katastrofale me gjashtë për qind, ndërsa Zoran Zaev na bind se ekonomia e Maqedonisë po shndrit”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se si mund Maqedoni të shndrisë kur qytetarët e thithin ajrin më të papastër në botë ndërsa në shekullin 21 në mes Evrope janë viktima të epidemisë së fruthit. “Në Maqedoni shndrisin bizneset…

Lexo më Shumë

Vjedhësve të biçikletave tashmë ju lulëzon biznesit. Secilën ditë nëpër rrjetet sociale ka ankesa nga qytetarë të ndryshëm ku akuzojnë policinë se po rrinë duarkryq. Në videon e fundit të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë se vjedhësit nuk kanë frikë të vjedhin duke u parë se vjedhësi gjatë vjedhjes mendohet se cilën biçikletë ta vjedhë. “Vjedhësit s’kanë frikë as nga kamerat e sigurisë që janë vendosur tek objektet e reja. Numri i biçikletave në MPB secilën ditë është më e madhe”, thonë qytetarët. Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë regjistruar 642 vjedhje të biçikletave. Një…

Lexo më Shumë

Digjet deponia e egër në rrugën e vjetër Shkup-Kumanovë, në pjesën e Haraçinës. Mbetje të ushqimit, mbeturina ndërtimore plastika është një pjesë e vogël e mbeturinave rreth rrugës ndërsa deponia është në të njëjtin lokacion me vite. Në gjerësi prej rreth një kilometër deponia u vu në zjarr sot në mëngjes në disa vende. Problemi me deponinë është disavjeçar për shkak të hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave komunale. Para disa muajve banorët e Haraçinës u ankuan se po frikësohen nga sëmundjet si dhe për rrezikshmërinë nga shfaqja e ndonjë epidemie. Mbetja u pastrua vetëm 500 metra pas Haraçinës. Gjatë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të përkrahte ligj që nuk ka për qëllim të amnistojë asnjë, por që do të ketë për qëllim të ndërtojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. “Nuk do të përkrah ligj që është përshtatur për të mbrojtur arushat e mëdha politike”, thotë kryetari Sela në intervistën për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij, Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhjet e parakohshme kuvendare duke thënë se vetëm përmes një procesi zgjedhur mund të ndryshohen punët. “Të gjitha argumentet se nuk është koha për shkak se presim datë për në BE, janë argumente që…

Lexo më Shumë