Author: Hamdi Kumanova

Një djalë nëntë vjeçar ka vdekur pasi e zuri një dollap me kyç në një shkollë në Essex. Leo Latifi, i cili nuk ishte nxënës në shkollë, u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Mësohet se babai i djalit qe humbi jetën ishte shqiptar dhe nëna, Helena agleze Mësuesi kujdestar i Shkollës Fillore të Shën Mikailit nderoi nxënësin e saj të vitit të 4-të, i cili tha se ishte një “shkëlqim në shkollën tonë”. Maria Rumsey, mësuese në St Michael, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e Leos. “Ai…

Lexo më Shumë

Prezantim i një pjese nga pajisja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe stërvitjes taktike të demonstrimit të pjesëtarëve të policisë u mbajnë sot në Dibër në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së policisë. Stërvitjen taktike të demonstrimit e kanë ndjekur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe funksionarë të lartë në MPB, si dhe kryetarët e komunës së Dibrës, Hekuran Duka, të Mavrovë-Rostushe, Medat Kurtovski dhe të Qendër Zhupa, Arijan Ibraim. “Kjo është një prej mënyrave si ta rindërtojmë, ta përforcojmë lidhjen midis qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë së Veriut në nivel të partneritetit…

Lexo më Shumë

Banorët e komunës së Gazi Babës në protestën e sotme në lagjen Maxhari ku duhet të vendoset Qendra e të varurve nga droga, ju bënë porosi autoriteteve se këtë vendim nuk mund ta zbatojnë pa u dëgjuar zëri i qytetarëve. Të ketë referendum dhe më pastaj të zbatohet vendimi është njëra nga kërkesës s nismës qytetare “Ndal hapjen e Qendrës për të varurit”, që e drejtuan deri te ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Borçe Gerogievski. “Të gjithë jemi shqetësuar pas vendimit që e morën nga mediat se kryetari Gerigoevski, e ka pranuar kërkesën…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “për përgjegjësi LSDM do të mund të flasë kur Zoran Zaev do të dalë prej pushteti”. Zaev dhe Bogoevski, sipas VMRO-DPMNE-së, mund të bashkëpunojnë vetëm në burg. “Dorëheqja e Pavle Bogoevski nuk e mbulon faktin se ai dhe mentori i tij janë kriminelët më të mëdhenj. Vendi i Zaevit ashtu si i Bogoevski s’është në politikë. Vendi i tyre është në ndonjë ent ndëshkues përmirësues, ku do të përgjigjen për krimet e tyre pas kthimit të shtetit të së drejtës”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se kur Zoran Zaev dhe…

Lexo më Shumë

Aleksandar Filipovski është deputeti që duhet të vijë në vendin e Pavle Bogoevskit, i cili dha dorëheqjen nga detyra të enjten, shkruan Irl.mk. Filipovski ishte i 17-ti në listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe nga Bogoevski i cili ishte deputet i pavarur dhe përfaqësoi “Revolucionin Laraman”, Filipovski është anëtar i LSDM-së dhe vjen nga organizata e tyre komunale në Aerodrom. Deri tani, Filipovski nuk ka qenë i njohur për publikun. Nga rrjetet sociale për të, mund të zbulohet se ai është një tifoz i pasionuar i klubit të basketbollit MZT dhe një adhurues i kuajve. Në profilin e tij në…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “tërheqja nga funksioni i deputetit të deputetit të Pavle Bogoevskit paraqet akt moral dhe ndjesi të përgjegjësi personale para qytetarëve që për VMRO-DPMNE-në mbetet kategori e panjohur”. “Dorëheqja e deputetit Bogoevski është për shkaqe morale që hapi çështjen më të rëndësishme: A do do të shfaqin përgjegjësi morale dhe të japin dorëheqje, deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët akuzohen në procese gjyqësore”, thonë nga LSDM. Ata pyesin nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të ndalojnë ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe se a do të votojnë për marrjen…

Lexo më Shumë

Vjedhjet nëpër shtëpi dhe banesa nuk janë të rralla në rajonin e Gostivarit. Vjedhësit më së shpeshti duan të arrijë në ar, ndonjë zbukurim tjetër të vlefshëm dhe para, por vjedhin edhe telefona celularë, kompjuterë dhe televizorë. Sipas të dhënave vjetore të Stacionit Policor në Gostivar, vjen në rajonin e Gostivarit ka pasur 272 vjedhje. Policia ka arritur të zbardhë mbi 50 për qind të rasteve. Në total 128 prej vjedhjeve të rënda kanë qenë në banesa, shtëpi, 15 në shitore, ndërsa tre në objekte fetare, kisha dhe manastire. Pjesa më e madhe e vjedhjeve janë kryer me hyrje të…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i UNICEF tregoi se rreth 61 për qind e fëmijëve të moshës 3 deri 6 vjeç në shtet nuk vijojnë arsim parashkollor, e kjo sipas ekspertëve ka ndikim të madh në cilësinë e gjeneratave të ardhshme, shkruan REL. Fakti që pothuaj 41.000 fëmijë, të moshës parashkollore në vend, nuk vijojnë arsim parashkollor duhet të na shqetësojë dhe t’i detyrojë kompetentët seriozisht të angazhohen për të siguruar kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë të secilit fëmijë, thonë njohësit e rrethanave, pasi raporti i fundit i UNICEF-it tregoi se gati 61 për qind e fëmijëve në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Gjasat janë të vogla që blerësit të fitojnë moblije të stofit, pasi që ndërmarrja serbo-ruse për mobilje “Nefa Mebel” dje pa paralajmërim i ka mbyllur të gjithë dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompania ruse “Split” e cila e prodhon mobiljen që e shet “Nefa”, përpara dy ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe 550 punëtorë pa punë në fabrikë dhe 34 dyqane nëpër Serbi, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk. “Nefa mebel” në Maqedoni ka dhjetëra shitore në mbarë vendin. Dyqani i fundit në Shkup, në QTQ, është hapur përpara saktë një viti,…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se numri i kandidatëve që kalojnë me të parën testin e vozitjes është i vogël. Sipas të dhënave të MPB-së, pjesa praktike e testimit të vozitjes, është problemi më i madh i kandidatëve që aplikojnë për lejen e vozitjes. Nga MPB thonë se numri i kandidatëve që kalojnë me të parën është i vogël dhe për këtë shkak duhet të kontrollohet cilësia dhe mënyra e zbatimit të planit për marrjen e lejes së vozitjes. “Kandidatët më së shpeshti nuk kalojnë pjesën e dytë praktike. Në këtë pjesë vërtetohet nëse kandidati ka marrë njohuritë…

Lexo më Shumë

Qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit me automjetin e tyre kanë shpenzim shtesë për kartonin e gjelbër dhe lejevoztijen ndërkombëatre. Kartoni i gjelbër i Maqedonisë së Veriut është i i shtrenjti në rajon, ndërsa vozitësit shpesh herë e nxjerrin vetëm kur kanë nevojë, përkatësisht kur dalin jashtë shtetit. Çmimi i kartonit të gjelbër për një muaj është 30 euro, ndërsa për një vit është 60 euro. Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, çmimi i kartonit të gjelbër është rreth 10 euro, që shkon së bashku me sigurimin e brendshëm dhe merret me vetë regjistrimin e automjetit. Edhe pse…

Lexo më Shumë

Autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) dhe apelojnë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë…

Lexo më Shumë