Me 20.05.2019 në rrugën lokale midis fshatrave Brailovo-Dollneni, Komuna e Dollnenit, në stacionin hekurudhor Brailovo, vetura e tipit “Ford Galaksi” pa targa, e drejtuar nga D.V.(45) nga fshati Senokos, Prilep, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalizim, transmeton Almakos. D.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Prilep ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
Author: Hamdi Kumanova
Me 20.05.2019 në ora 16.20 në fshatin Kadino, Shkup, vetura e tipit “Folksvagen” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.V.(43) nga fshati Kadino, e ka goditur këmbësorin G.G.D.(60) nga Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos. Nga goditja G.G.D. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot realizoi takim me presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në këtë takim kryetari Gashi e uroi presidentin Pendarovski për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në përmbylljen e procesit euro-integrues të vendit.
Me 20.05.2019 rreth orës 13.50 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, në fshatin Dobrenoec, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Suzuki Maruti” me targa nga Kërçova, e drejtuar nga J.S.(58) nga fshati Lacvani, Kërçovë dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Kërçova e drejtuar nga S.S.(30) nga Kërçova, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi J.S. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë. Trafiku në drejtimin rrugor “Kërçovë-Ohër”( në dy drejtimet) ka qenë i ndaluar nga ora 13.50 deri në ora 15.20.
Me 20.05.2019 në ora 11.30 në rrugën lokale në fshatin Pirok, Tetovë, vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Tetova, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale Sharri, e drejtuar nga A.F.(55) nga fshati Bogovinë, e ka goditur këmbësorin O.M.(40) nga fshati Bogovinë, i punësuar në ndërmarrjen e njëjtë, transmeton Almakos. Nga goditja O.M. ka vdekur në vend. Kontroll në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.
Reformat në shërbimet sekrete duhet të jenë thelbësore, tha deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili së bashku me deputetët Frosina Remenski kanë dorëzuar mbi 30 amendamente për propozim ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare, të cilat nuk u pranuar nga ministri, Oliver Spasovski. Sipas Zekirit, disa nga ndryshimet nuk u pranuan për shkak të dallimeve konceptuale midis deputetëve dhe ministrave, të cilët janë nga e njëjta parti në pushtet dhe pjesërisht për shkak të marrëveshjes tashmë të arritur midis qeverisë dhe partisë opozitare VMRO-DPMNE. Pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së, tha Zekiri, është dakorduar që partitë politike të marrin pjesë në…
Kryeministri, Zoran Zaev, sot ka komentuar protestat e djeshme kundër ndërtimit të minares prej 32 metrash që po vazhdon tashmë të ndërtohet në xhaminë Ali Pasha në Ohër. Zaev tha se është i bindur se përmes dialogut do të mund të gjendet zgjidhje për çështjen e minares. Ai mohon të ketë pasur premtim për ndërtimin e minares “Nuk ka këtu premtim, premtimi për të gjithë ishte të ulemi dhe të bisedojmë. Ohri është shembull për bashkëjetesë. Ohri është shembull tipik i “një shoqërie për të gjithë” për të cilët flasim sot përmes draft strategjisë nacionale. Unë besoj se përmes dialogut…
Policia e Shqipërisë ka arrestuar pardje në Tiranë, 23-vjeçarin nga Podujeva, Shkëlqim Kastratin i cili tash e dy vite ka qenë në kërkim nga Interpoli, i kërkuar për veprën penale “vrasje me dashje” e i dënuar në shtetin gjerman për vrasje të mbetur në tentativë. Kimi, ashtu siç është edhe nofka e tij, kishte zgjedhur Shqipërinë si strehim, ndërkaq, dje këtij të fundit gjatë bastisjes, policia i konfiskoi një armë e 7 paketime kanabis. Duke folur për Gazetën Express, familja e tij po thonë se djali i tyre nuk e ka vrarë asnjë person, derisa shtojnë se përleshja kishte ndodhur…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot mohon se pasojnë shkarkime të personave udhëheqës në spitale pas dorëheqjes së drejtoreshës së Klinikës së fëmijëve, Katerina Stavriq. “Nuk bëhet fjalë se pason çfarëdo lloj shkarkimi. Edhe gjatë ditës së djeshme deklarova se kemi komunikim të vazhdueshëm me të gjithë drejtorët e institucioneve publike shëndetësore. Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve dha dorëheqje që para disa muajve, kur ishte në rrjedhë procesi zgjedhor. Atëherë kishim bisedë, u dakordua të mbetet deri në përfundimin e zgjedhjeve në mënyrë që të mund t’i bëjmë ato ndryshime”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson në miratimin këtë muaj të ligjeve në sferën sociale, me të cilat sipas saj, do të përmirësohet gjendja ekonomike e shumë familjeve në gjendje të rëndë. Ligjet janë hartuar nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, por kanë mbetur pa u miratuar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, por edhe për shkak të nevojës së harmonizimit të qëndrimeve mes partive në pushtet. “Ulja e varfërisë në vendin tonë, apo lufta me varfërinë është prioritet i Qeverisë sonë dhe këtë e kemi dëshmuar me punën intensive për hartimin e ligjeve në sferën sociale, të cilat…
Në mbledhjen e 136-të të rregullt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrave kulturore-informative në të dyja vendet. Në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informata në lidhje me tekstin e harmonizuar të Protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Si material për informim, Qeveria do të shqyrtojë Informatën për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në…
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska, bën thirrje që të mos dorëzohen raporte të rrejshme me qëllim që siç thotë, të diskreditohen kundërshtarët politikë. Ajo thotë se pranimi i lehtë i ankesave të rrejshme e vendos Komisionin në shërbim të përleshjeve partiake, që bëhen me shpifje. Ivanovska fton dorëzuesit e ankesave që në seancën e radhës, të njëjtat t’i dorëzojnë me të dhëna të vërteta. “Kam reaguar pasi nuk është korrekte që me qëllim të dorëzohen ankesa të rrejshme, që të paralizohet puna e Komisionit dhe të prishet imazhi i atyre kundër të cilëve dorëzohet ankesa”,…

