Author: Hamdi Kumanova

Dokumenti nga Shqipëria të cilën e ka marrë prokurorja Vilma Ruskoska, në lidhje me arratisjen e ish- kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk zbulon asgjë të re. “E rishikova dokumentin, por nuk ka asnjë përfitim, as ndonjë informacion të ri. Shkruan se në cili vendkalim kufitar ka kaluar Gruevski nga Shqipëria dhe ku ka hyrë në Mal të Zi, ndërsa këtë vetëm se e kemi marrë si informacion nga Mali i Zi. Shqipëria nuk e zbulon atë që ne e kemi kërkuar, ajo është se si ka hyrë ai në shtetin e tyre. Gjithashtu nuk ka informacione, inçizime, për hotelin në të…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzojnë partinë në pushtet se me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës vazhdimisht po godet xhepat e qytetarëve. “Qytetarët më shumë po varfërohen, ndërsa rrjeti kriminal rreth Zaevit i rritë të ardhurat, u pasuruan dhe hidhen parat e qytetarëve. Gjysmë milionë qytetarë të Maqedonisë jetojnë në varfëri, ndërsa Zaev dhe kompanitë i rrisin akcizat dhe tani çmimet e derivateve të naftës arrin rekordin. LSDM vazhdimisht po godet në xhepat e qytetarëve me rritjen e çmimit të derivateve të naftës. Nga atje thonë se kjo qeveri nuk ka realizuar asgjë nga ato që kanë premtuar se…

Lexo më Shumë

Biletat për hyrje në Kopshtin Zoologjik në Shkup pritet të shtrenjtohen për 30 denarë, dhe në vend të 50 denarëve siç ka qenë deri tani, do të kushtojnë 80. Hyrja për fëmijët nën moshën 3-vjeçare dhe më tej do të mbetet falas. Këtë vendim pritet ta konfirmojë Bashkia e Shkupit në seancën e nesërme. Nëse miratohet vendimi, çmimet e reja do të vlejnë nga fillimi i qershorit. Në arsyetimin e kryetarit të Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, thuhet se shtrenjtimi i biletave bëhet për shkak të rritjes së numrit të përmbajtjeve të kopshtit dhe kafshëve të reja që janë sjellur.…

Lexo më Shumë

Në Shkup gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjashtë fatkeqësi komunikacioni, në të cilat u lënduan rënda dy persona, ndërsa katër të tjerë më lehtë. SPB Shkup sot informon se 38 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përderisa 28 vozitës ishin të çkyçur nga komunikacioni, 27 prej tyre pa patentëshofer. Në dritë të kuqe në udhëkryq kaluan nëntë vozitës. Të parkuara në mënyrë të parregullt ishin 85 automjete, ndërsa “karotreci” mënjanoi 59 automjete.

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 11 e 30 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, është denoncuar aksident trafiku me pasoja vdekjeje, i cili ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pirok, ku mjeti ngarkues me targa të Tetovës, që vepron në kuadër të NPK Shari nga fshati Bogovinë, i drejtuar nga një 55-vjeçar nga fshati Bogovinë, duke lëvizur mbrapa ka aksidentuar 40-vjeçarin O.M nga i njëjti fshat i punësuar në NKP Shari. Nga aksidentimi personi O.M. ka marrur lëndime të rënda trupore, me c’rast ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga policia thonë se Inspektimin në vendin e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Bllokimi i ligjeve reformuese ka shkaktuar ngecje të mëdha në transformimin e institucioneve të shtetit, në përputhje me vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, thonë analistët në Maqedoninë e Veriut. Kanë mbetur më pak se një muaj para se Brukseli të vendosë rreth caktimit të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Sipas ekspertëve, nënshkrimi i një pjese të madhe të ligjeve nga presidenti i ri i vendit, Stevo Penderovski, do t’i japë shtytje procesit të integrimeve të vendit, por megjithatë, ata druajnë se periudha njëmujore është kohë e shkurtër që këto ligje të…

Lexo më Shumë

Ajo që është në jetën private të një personi të caktuar nuk pasqyron mbi kryerjen e funksionit të ti publik, për mua është e drejta e tij personale, tha kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar rastin me deputetin Pavle Bogoevski, njofton “Faktor. Zaev tha se Bogoevski është aktiv në Kuvend, por kërkoi që hetimi të përfundojë. “Unë jam një person transparent, gjithmonë kam bërë thirrje për përgjegjësi, kam shkarkuar njerëz, drejtorë … Tani po flas për ndryshime të reja. Ajo çka është në jetën private të një personi nuk reflekton në kryerjen e detyrës së tij publike, për mua është e…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje në mbrëmje gjatë kontrollit të automjetit transportues “Ford tranzit” me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga P.P. (47) nga Republika e Bullgarisë, pjesën e sipërmes të automjetit, në hapësirën e përshtatshme dedikuese, nëpunës doganor dhe policor  kanë gjetur tetë emigrantë nga Iraku, të cilët nuk kanë poseduar dokumente për identifikim, informojnë nga MPB-ja. Shoferi P.P. është arrestuar dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit ku kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës u takua me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinje, Johanes Han. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Zaev e informoi eurokomisarin Han për ngjarjet politike të fundit në vend, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses, të cilat janë edhe një dëshmi se vendi është stabil dhe i sigurt dhe se me të drejtë meriton të marrë datë për negociata me BE-në kësaj vere. Kryeministri Zaev, siç thuhet, theksoi se nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm…

Lexo më Shumë

Akoma është duke vijuar seanca e Komisionit kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri në të cilën nga gjithsej 91, deri më tani janë shqyrtuar 40 amendamente të shtruara për Propozim-ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Për këtë pikë, në rend dite është edhe Propozim ligji për koordinimin e bashkësisë së sigurisë dhe zbulimit. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski, i përplasën argumentet rreth amendamentit lidhur me përdorimin e masës për shfrytëzimin e personave me identitet të fshehur. Derisa Remenski vlerëson se e drejtë diskrecioni shumë e madhe i është dhënë drejtorit të Agjencisë…

Lexo më Shumë

Deputeti Pavle Bogoevski ka ngritur padi penale kundër taksistit të panjohur që dyshon se e ka incizuar duket biseduar në telefon, e që ditëve të fundit u publikuar në youtube dhe rrjetin social rus VJK me mbishkrimin se Pavle Bogoevski porositë kokainë. Prokuroria ka shpjeguar se Bogoevski nuk di detaje as për kompaninë në të cilën është vozitur as e as për shoferin, prandaj edhe denoncimin e ka bërë për person të panjohur. Në mënyrë shtesë, prokuroria ia ka kërkuar Youtube – it të gjithë të dhënat mbi profilin nga i cili u publikuan bisedat e përgjuara dhe ato do…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri debatojnë për gjithsej 91 amendamente rreth Propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Nacionale, transmeton MIA. Nga amendamentet  që janë shqyrtuar deri më tani në seancën janë pranuar ata me të cilat mandati i drejtorit dhe të zëvendësit të Agjencisë është saktësuar të jetë katër vjet me të drejtë të rizgjedhjes, derisa stazhi i punës  i nevojshëm për këto funksione  nga 15 është ulur në 12 vjet. Kryesisht debati rreth amendamenteve rrjedh midis ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe deputetes Frosina Remenski Tashevska, rreth saktësimit dhe sqarimit të mëtejshëm të disa neneve ligjore.…

Lexo më Shumë