“Javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë raportin për gjendjen në vend dhe mendoj se do të theksohet përparimi që është arritur vitin e kaluar. Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut”. Këtë e theksoi sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup Samuel Zhbogar, duke shtuar se vendimin për hapjen e negociatave e marrin vendet anëtare të BE-së, mbi bazë të raportit të KE-së. “Vendimin e presim në qershor dhe shpresojmë se kjo do të ndodh. Mendoj se vendi në vitin e kaluar e ka treguar përkushtimin ndaj Bashkimit…
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë mbledhjen e 98-të, në të cilën duhet të shqyrtohen 26 propozim ligje dhe raporte vjetore. Deputetët duhet ta ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve. Në rend dite, mes tjerash, janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale, të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar. Në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore të komisioneve shtetërore, drejtorive, Agjencive, Këshillit gjyqësor dhe Avokatit të popullit.
Zvogëlimi i çmimeve të roamingut varet nga Greqia se si do të vendos, propozimi është dorëzuar nga AKE-ja e Maqedonisë së Veriut për të zvogëluar çmimet e roamingut deri në 70% midis dy vendeve. Ulja e çmimeve duhet të nis për afër dy muaj mirëpo pritet vendimi nga ana e shtetit grek./Alsat
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Delegacioni, në të cilin marrin pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në forum, përveç diskutimit për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, do të realizojnë edhe takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome.
Në 12 prej 30 aksidenteve të regjistruara lëndime të mëdha trupore kanë marrë dy persona, ndërsa 12 tjerë janë lënduar më lehtë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 55 vozitës para se të marrin të drejtën për drejtim me automjetin dhe tre shoferë fillestarë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 48 automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar sanksione për 13 vozitës të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, nëntë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 13 për mos posedim të rripit të sigurisë, 31 për përdorim të…
Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Siç njoftojnë nga kabinetit i Pendarovskit, Xhaferi në takim e ka uruar për marrjen e postit të kryetarit të shtetit dhe i ka dëshiruar sukses në pesë vitet e ardhshme. “Presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kanë këmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e institucioneve relevante në shtet për periudhën e ardhshme, në mënyrë që t’i drejtojnë kapacitetet për realizimin e hapave drejt integrimeve evropiane për Maqedoninë – marrjen e…
Në komunën e Kumanovës numri i nxënësve shqiptarë ka shënuar rritje në krahasim me ato maqedonas, edhe përkundër fluksit të madh të emigrimit. Këtë e kanë pohuar nga autoritetet komunale. “Në 10 vitet e fundit po ndryshohet struktura në bazë kombësisë dhe vazhdimisht po rritet numri i nxënësve shqiptarë dhe po zvogëlohet ai i nxënësve maqedonas. Numri në këtë moment në shkollë është përgjysmë. Paralelet në bazë të ligjit mund të jenë nga 24-34 nxënës dhe gjithashtu ligji parasheh që klasa mund të funksionojë edhe me një numër më të vogël të nxënësve. Në rastin konkret për shkak të rritjes…
Ndryshime dhe plotësime të Ligjit për disiplinë financiare në vend janë në procedurë të Kuvendit. Po zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe po transferohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të dispozitave për transaksione afariste nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të ardhura publike në Inspektoratin shtetëror të tregut pranë Ministrisë së Ekonomisë. Shkak për ndryshimeve të propozuara, siç qëndron në elaborimin e propozuesit, është harmonizimi i mëtejshëm me direktivat e BE-së, respektivisht risaktësohet se debitori duhet t’i plotësojë të gjitha detyrimet që i ka me para në afatet e kontraktuara pa përkujtim paraprak dhe vërejtje nga ana e…
Në shtator, e quajtëm atë “Dr. K.” duke shmangur përhapjen e përgjithshme, sepse hetimet vazhduan dhe ndoshta, kush e di, duke pasur parasysh edhe moshën relativisht të re, 27-vjeçare. Tani jemi këtu për të thënë se ai, Dr K., apo Klodian Nikolli, me origjinë shqiptare, hajdut apartamentesh, i cili thoshte se ishte diplomuar për mjekësi në Boçoni. Në shkurt ai u vu nën arrest shtëpie dhe menjëherë u zhduk. Pas tre muajve në arrati, ndoshta duke bastisur sërish shtëpitë e italianëve, u arrestua përsëri. Në shtëpinë e tij në periferi të veriut, Nikolli shfaqi një jetesë luksoze, piktura të shekullit të njëzetë, unaza diamante etj.…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska shpreson se deri në fund të këtij muaji të kalojë në Kuvend pakoja e ligjeve sociale. Ajo në një intervistë për Evropën e Lirë theksoi se pagesa do të fillojë nga muaji qershor. “Ulja e varfërisë është prioritet i kësaj Qeverie, prandaj jam e sigurtë që ligjet me të cilat mundësohen reforma në sferën sociale do të miratohen gjatë këtij muaji, ndërsa muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat”, theksoi Carovska. Sipas saj, sikurse çdo reformë tjetër, edhe kjo kërkon bisedime dhe kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura. “Ulja…
Rruga magjistrale Prilep-Resnjë e cila për shkak të rrëshqitjes u ndalua për komunikacion për afër dy muaj, sot nga ora 12:50 është lëshuar për komunikacion, njoftojnë nga LAMM. Për shkak të rrëshqitjeve të tokës në këtë rrugë tek rrethi në Manastir, ishte tërësish e ndaluar për komunikacion të automjeteve, ndërsa komunikacioni u transferua nëpërmes qytetit të Manastirit.
Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës, “Biseda ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Siç kumtuan nga pres-shërbimi i Qeverisë, krahas diskutimeve për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të forumit, delegacioni i Qeverisë, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Koço Angjushev, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, do të realizojë takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome. Pasdite, është paraparë…

