Author: Hamdi Kumanova

Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) deri tek homologët e tyre grekë paraqitën një propozim dhe dinamikë për uljen e njoftuar të çmimeve në roaming, e cila sipas memorandumit të nënshkruar nga të dyja vendet duhet të fillojë nga sezoni i verës. Viti i parë pas hyrjes në fuqi të memorandumit, sipas propozimit, çmimet e shitjes me pakicë të të dhënave do të uleshin me 93 për qind, thirrjet dalëse me pakicë me 77 për qind dhe SMS me 69 për qind. Nga AEK për AIM-në thanë se nga ana jonë jemi të përgatitur që shërbimet më të lira fillestar të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie dje ishte për vizitë në Gostivar ku mori pjesë në manifestimin “Dita e frankofonisë”. Më Pas u takua me kryetarin e komunës, Arben Taravari me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit. Në pyetjen e gazetarëve rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe marrjen e datës për negociata, ambasadori francez tha se kjo nuk është vetëm marketing politik, transmeton Portalb.mk. “Fillimi i negociatave do të jetë mirë edhe për ne, ambasadorët e vendeve perëndimore. Ne dëshirojmë hapje të negociatave të para anëtarësimit. Por vendi duhet të…

Lexo më Shumë

Austria si çdo anëtare e BE-së janë vite dritë përpara nesh. Përgjegjësia politike është një tipar i çdo politikani në Evropë, por jo edhe në Maqedoni, akuzojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. “Zëvendës kancelari i Austrisë dha dorëheqjen, ndërsa Bogoevskit nuk i trembet syri. Zaev u kap duke kërkuar ryshfet përgjatë skemës – një euro për Vicen, një euro për kishën, i gjithë publiku pa pamjet, ndërsa ai as nuk mendon të jap dorëheqje”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se edhe Venko Filipçe është cituar nga mediat në lidhje me nepotizmin në ndarjen e tenderëve në kujdesin shëndetësor, ndërsa dorëheqje…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e kopperativave apelojnë që të përfshihen përfitimet dhe stimulimet për koperativat në dispozitat ligjore për bujqësinë dhe zhvillimin rural, pas paralajmërimeve se do të anulohet ligji për koperativat bujqësore , ndërsa dispozitat e tij do të barten në zgjidhjet e tjera ligjore. Aktualisht bujqit në Maqedoninë e Veriut ende shumë pak i shfrytëzojnë përfitimet e bashkimit të punës së tyre në koperativa, përkundër faktit se 42 kooperativat ofrojnë një të nesërme më të mirë për bujqësinë dhe blegtorinë vendore që vuan nga parcelat e shpërndara dhe të imëta. Andaj, përfaqësuesit e bujqve të organizuar në koperativa ndër të tjerash…

Lexo më Shumë

Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) deri tek homologët e tyre grekë paraqitën një propozim dhe dinamikë për uljen e njoftuar të çmimeve në roaming, e cila sipas memorandumit të nënshkruar nga të dyja vendet duhet të fillojë nga sezoni i verës. Viti i parë pas hyrjes në fuqi të memorandumit, sipas propozimit, çmimet e shitjes me pakicë të të dhënave do të uleshin me 93 për qind, thirrjet dalëse me pakicë me 77 për qind dhe SMS me 69 për qind. Nga AEK për AIM-në thanë se nga ana jonë jemi të përgatitur që shërbimet më të lira fillestar të…

Lexo më Shumë

Prej mbrëmjes së të shtunës, qytetarët e Shkupit dhe Beogradit mund ta përshkojnë distancën mes dy kryeqyteteve për vetëm 3 orë e gjysmë, ndërsa nga Tabanovci deri në Horgos për rreth pesë orë. Në përurimin e aksit jugor të autostradës të Korridorit 10 ishin të pranishëm, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. “Për autostradën e Korridorit 10 është pritur të paktën 30 vjet dhe tani ajo ka përfunduar. Në pyetje ishte ndërtimi…

Lexo më Shumë

Mos vidh nëse nuk di të fshehësh. Kjo shprehje popullore i përshtatet më së miri rastit të Alfons Përkolës, një prej tetë të arrestuarve si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente grabitje në Francë. Gjatë bastisjes së një vile, anëtarët e bandës, vec të tjerash, morën edhe një parfum të personalizuar, pa e ditur se ai do të bëhej prova e fortë e institucionit të akuzës kundër tyre. Parfumi u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e Përkolës. Në shishen e tij ishte gdhendur urimi “Gëzuar Krishtlindjen”. Francezja Lambotte Dominique ishte në mesin e dhjetra personave që kishte denocuar vjedhjen e banesës së saj,…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmes një deklarate thonë se Komiteti i Përbashkët në mes Maqedonisë dhe Greqisë në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës. “Takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor për Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore, i themeluar në përputhje me Nenin 8 paragrafi 5 të marrëveshjes përfundimtare, nënshkruar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018 në Prespë, u mbajt në Ohër më 17 dhe 18 maj të vitit 2019. Delegacionet e të dy palëve në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim…

Lexo më Shumë

Bota ka vend me emër të ri, Maqedonia e Veriut, që është lajm i mirë për marrëdhëniet rajonale dhe për turistët të cilët në numër të madh vijnë ta vizitojnë pjesën juglindore të Evropës, thuhet në reportazhin e Nju-Jork Tajmsit me titull “Jini mes të parëve të cilët do ta vizitojnë Maqedoninë Veriore”. Në shkurt të këtij viti ish Republika jugosllave e Maqedonisë u bë Republika e Maqedonisë Veriore, pasi u zgjodh kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë. Për udhëtarët shkruan gazeta, fundi i kontestit do të thotë se do të marrin vula në pasaportat e tyre me ermin e…

Lexo më Shumë

Një aksident në komunikacion ka ndodhur në Strumicë, ku janë përplasur dy vetura, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në sheshin “Marshall Tito” në qendër të Strumicës në mes një veture “Audi” dhe një veture “Ford Escort”. Sipas informacioneve nga mjeku Gjoshko Goshev, është konstatuar se personat kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore dhe se asnjëri nuk është ndaluar për mjekim. Vetëm ndaj gruas shtatzënë do të kryhen kontrolle shtesë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga e kaluara ka hapur lëndë ku përfshihen pjesëtarë të lartë të Qeverisë, si dhe drejtues të komunave që i takojnë shumicës parlamentare, transmeton REL. Por, eksperët theksojnë se për të vlerësuar pozitivisht punën e këtij organi duhet pritur rezultate konkrete në sistemin e drejtësisë. Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit bëjnë të ditur se nga shkurti i këtij viti kur ka filluar me punë përbërja e re e këtij organi, ka pranuar mbi 500 lëndë që ndërlidhen me korrupsionin. “Për një periudhë të shkurtër kohore, kemi pranuar një numër të…

Lexo më Shumë

Partia opozitare e Maqedonise se Veriut, OBRM-PDUKM deklaroi sot se krimi dhe korrupsioni në vend po rriten, ndërsa në qershor nuk do të ketë datë për negociata me BE-në. Sipas tyre, qeverisja e papërgjegjshme dhe kriminale shihet nga zyrtarët ndërkombëtarë edhe është mjaft e pritur, pasi nuk do të ketë përgjegjësi, nuk do të ketë datë për negociata në qershor. “Data për fillimin e negociatave nuk do të ketë për shkak se për pushtetin më e rëndësishme është krimi, se sa projektet”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM. Nga OBRM-PDUKM kujtojnë se si ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska…

Lexo më Shumë