Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot deklaroi se deputeti Pavle Bogoevski urgjentisht të tërhiqet nga funksioni i deputetit, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Prokuroria të hetojnë seriozisht rastin. “Afera gjysmë gram kokainë ku personazhi kryesor është Pavle Bogoevski është shumë serioz, ndërsa qeveria luan lodra! Policia dhe prokuroria duhet të fillojnë hetimet serioze: me cilët tregtarë dhe strukturat kriminale Pavle Bogoevski ishte në kontakt dhe me të cilët ata ishin të lidhur? Pastaj, në cilat dokumente të klasifikuara, Pavle Bogoevski ka pasur njohuri si një deputet që mban një certifikatë sigurie”, tha Naum Stoilkovski. Pas refuzimit të iniciativës së kryetari…
Author: Hamdi Kumanova
Me 18.05.2019 rreth orës 01.05 në autostradën Shkup-Gjevgjeli, në afërsi të traut te Ujërat e Nxehta, vetura e tipit “Folksvagen Polo” me targa nga Gjevgjelia, e drejtuar nga N.S.(45) nga Gjevgjelia, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mburojën, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi N.S. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin në Gjevgjeli ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Gjevgjeli.
Me 17.05.2019 në ora 22.15 në rrugën Negotinë-Veles, në traun e vjetër Gradsko, e cila tashmë nuk është funksional, vetura Skanija me targa nga Velesi dhe karrotreci “Gosha”, e drejtuar nga B.J.(59) nga Bogdanci, e kanë goditur një mur prej betoni nga trau dhe është rrotulluar në rrugë, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin në Veles ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Veles.
Me 17.05.2019 në ora 16.25 në udhëkryqin nga rrugët Ilija Nikolovski Luj dhe rrugës Gligor Prlicev në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Reno Megan” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.T. (60) nga Manastiri dhe motoçikletës “Road Bajk BD 125-5” pa targa, e drejtuar nga një 15 vjeçar nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti, derisa është lënduar lehtë një bashkëudhëtar 15 vjeçar nga motoçikleta. Dy personat janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.
Me 17.05.2019 në ora 09.00 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se personi H.Xh.(50) nga Kosova gjendet në listën “Arresto” me kërkesën e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe në ora 13.10 është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.D.(32) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë “, transmeton Almakos. Me 08.04.2019 në një parking para VIP Arenës ‘Boris Trajkovski’ i padituri duke e përdorur forcën dhe një mjet të fortë e ka thyer xhamin e veturës “Shkoda Superb”, pas së cilës e ka hapur veturën dhe ia ka vjedhur një llaptop dhe një çantë me mjete personale.
Me 17.05.2019 në ora 16.50 është lajmëruar se afër varrezave për në fshatin Kremenica, Manastir, zyrtarët policor kanë gjetur një bombë të dorës të pa eksploduar, transmeton Almakos. Bomba ka prejardhje nga Lufta e Parë Botërore, është kryer kontroll dhe bomba është ngritur nga përfaqësuesi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë njoftuar se gjatë vitit 2018-të, emrin dhe mbiemrin e kanë ndryshuar 462 qytetarë të Tetovës, prej të cilëve 402 kanë qenë shqiptarë, kurse 60 maqedonas, transmetonPortalb.mk. Siç njofton “SDK”-ja, të dhënat personale i kanë ndryshuar 143 persona, prej të cilëve 136 shqiptarë, ndërkaq 7 maqedonas. Sipas ligjit, çdo qytetarë ka të drejtë të ndryshojë emrin dhe mbiemrin sa herë të dojë, por në të shumtën e rasteve, këto bëhen pas ndërprerjes së lidhjes bashkëshortore, kur gruaja do të kërkojë ta kthejë mbiemrin e vajzërisë. Ka raste kur qytetarët duan ta ndryshojnë emrin aktual me…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi e ka pranuar dhe shqyrtuar iniciativën e grupit të Pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë për testim vullnetar për drogë të deputetëve, por thotë se s’ka mundësi ligjore për ta realizuar, çka do të pritet kontrolli sistematik, njofton Portalb.mk. Kontrolli i fundit sistematik i deputetëve është realizuar në vitin 2017, ndërsa i radhës do të realizohet gjatë këtij viti. “Ligji për deputetët, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, s’ka asnjë bazë ligjore sipas së cilës Kryetari dhe…
Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i orientuar drejt ardhmërisë dhe i cili paraqet shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, është porosia e ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsallu, që dje ia transmetoi ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili merr pjesë në konferencën e sivjetshme Lenart Meri në Talin. Si arritje historike, Reinsallu e ka cekur zgjidhjen e përbashkët të vendit tonë me Greqinë, për të cilën, siç thotë, kjo nuk do të ishte e mundur pa karakter të vërtetë shtetëror të orientuar drejt ardhmërisë. Reinsallu ministrin Dimitrov e porositi…
Deputetja e partisë në pushtet Partisë Liberal Demokratike, Juliana Nikollova, në emisionin “360 gradë”, foli për një zgjidhje ligjore të ardhshme për legalizimin e kanabisit që kjo parti e mbështet. “Legalizimi ose dekriminalizimi. Atë e kemi diskutuar. Duke përdorur njohuritë e organizatave joqeveritare të cilat merren me këtë çështje, analizave krahasuese, nga ajo që po ndodh në botë, ne duam të bëjmë një model gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm që do të jetë i zbatueshëm këtu në Maqedoni”, tha Nikollova. Ajo tha se opinioni do të përfshihet në përgatitjen e zgjidhjes ligjore. “Një nga argumentet është se legalizimi i marihuanës zvogëlon…
Është bërë sfidë e vërtetë vozitja e automjetet nëpër rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë P-1203, rrugë për dalje nga pjesa veriore e qytetit drejt Kosovës ose fshatrat nga komunat Tearcë dhe Jegunoc. Secili vozitës që e kalon aksin e parë nga Tetova deri në Neproshten në gjatësi prej rreth pesë kilometrave duhet të ndalet 15 herë për t’i kaluar pengesat prej betoni të vendosura në rrugë, më të njohura si “policë të shtrirë”. Ato janë vendosur para më shumë se dhjetë viteve nga popullata lokale, në shenjë revolti për shkak të vozitjes së shpejtë dhe aksidenteve të shpeshta në komunikacion, në të…

