Author: Hamdi Kumanova

Këshilli Veri-Atlantik, trupi suprem politik i NATO-s, në qershor do ta vizitojnë vendin, paralajmëroi Shtabi i Përgjithshëm gjeneral nënkolonel, Vasko Gjurçinovsi, njofton Portalb.mk. Kjo do të jetë vizita e parë e trupit më të madh të Aleancës në Shkup. Në nëntor të vitit të kaluar, Maqedoninë e Veriut për herë të parë e ka vizituar Komiteti Ushtarak, trupi më i lartë ushtarak i Aleancës. Këshilli Veri-Atlantik është trup suprem politik i NATO-s, e cila i miraton vendimet. I vëzhgon proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë, të cilat kanë të bëjnë me tërë Aleancën. I bashkon…

Lexo më Shumë

Avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson disa të dënuar për ngjarjet në Kumanovë, pas seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, tha se të dënuarit që janë futur nga Kosova në Maqedoni, nuk janë terroristë, por luftëtarë për të drejta. Ai deklaroi se aktakuza për “terrorizëm” është e gabuar për shkak se nuk janë plotësuar parakushtet për këtë vepër, gjegjësisht nuk ka pasur asnjë viktimë ose të lënduar nga popullata civile. “Në asnjë rast të dënuarit nuk do ta pranonin atë kualifikim si terrorist, por si luftëtarë për të drejta. Nuk mund të bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në atë…

Lexo më Shumë

Në Sheshin “Maqedonia” rreth 1.000 maturantë morën pjesë në manifestimin tradicional “Parada e maturës 2019”, ku e kanë luajtur kuadrilin. Përveç në Shkup, parada e maturantëve u mbajt edhe në Ohër, Strugë, Gjevgjeli , Strumicë dhe Vallandovë. Organizatori i ngjarjes Nikolla Gligorov nga Drejtoria për kulturë dhe art, tha se është i kënaqur nga organizimi i sivjetshëm. “Jam i kënaqur që edhe këtë vit për të 13-tën herë arritëm ta mbajmë këtë manifestim. Interesi te maturantët prej viti në vit po rritet. Veçmë u bë i njohur manifestimi. Po mbahet në rreth 60-70 qytete nga Evropa Juglindore”, tha Gligorov. Kryetari…

Lexo më Shumë

“Nuk përbën diskriminim, ndalimin i regjistrimit dhe pranimit të fëmijëve të pavaksinuar me MRP nëpër kopshte dhe shkolla”, kështu vlerëson Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi. I nxitur nga parashtresat e qytetarëve dhe qëndrimet e thëna publikisht në mediume, Komisioni solli mendim të përgjithshëm sipas të cilit kërkesa për vërtetim se një fëmijë është vaksinuar me MRP gjatë regjistrimit në kopshte apo shkolla nuk paraqet diskriminim në asnjë bazë, përfshirë bindjen, gjendjen shëndetësore, mbrojtjen sociale dhe qasjen drejt shërbimeve. Komisioni vlerëson se masa për ndalesë korrespondon me nevojat reale dhe është proporcionale me efektet që duhet të arrihen. “Nuk ekziston diskriminim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot i priti ambasadoren e Japonisë, Keiko Haneda dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Pllomp. Dy ambasadorët e uruan presidentin për marrjen e funksionit, i dëshiruan punë të suksesshme dhe shprehën bindje për avancimin e raporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shtetet e tyre në periudhën që pason”, kumtoi kabineti i shefit të shtetit. Në takim me ambasadoren Keiko Haneda, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e Japonisë për stabilitetin, prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe rajonit më të gjerë. Si vend që është mik…

Lexo më Shumë

Në të gjithë territorin e vendit tonë për momentin mungojnë rreth 350 mjekë familjar. Nga ana tjetër shteti ka marrë përsipër se do të subvencionojë specializimet e mjekëve familjar si masë stimuluese për shtimin e numrit te mjekëve amë në gjithë vendin. Ndërsa në Ditën Botërore të këtij profesioni, mjeket e kujdesit primar kërkojnë kushte me të mira.

Lexo më Shumë

Në pajtim me Kodin Zgjedhor (neni 85-a) dhe Orarin për Zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 më së voni deri nesër radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet) janë të obliguara të parashtrojnë raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga çdo pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe mjeteve të cilat janë paguar apo kërkohen në atë bazë, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Raporti dorëzohet në Ministrinë e Financave, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Entin Shtetëror të Revizionit dhe në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, të cilët janë të obliguar t’i  publikojnë në faqet e tyre të internetit. Raporti…

Lexo më Shumë

Komesari Evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han ka thënë se Maqedonia e Veriut ka punuar shumë, duke zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”. Han ka theksuar se ajo është vendi I vetëm në regjion që nuk ka mosmarrëveshje me asnjë fqinj. I pyetur nëse Maqedonia do të mund të pres hapjen e negociatave me BE, nëse në Shqipëri nuk arrihet një kompromis, Han ka nënvizuar se qëndrimi I BE-së është se secili proces është I veçantë për secilin vend. „Nuk do të jetë korrekte nëse një vend duhet të pres tjetrin. Kjo është…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup do të ngrit padi penale ndaj A.A (17) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “braktisje të foshnjës”. Ajo më 14.05.2019 rreth orës 11:00 në bulevardin “Brigada kosovare-maqedonase”, foshnjën e saj të sapolindur (mashkull) e ka lënë në tokë në afërsi të një shtëpie. Foshnja është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili e ka njoftuar Ndihmën e Shpejtë, ndërsa më pas foshnja është transferuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, ku edhe është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Pas urdhrit të Prokurorit…

Lexo më Shumë

Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, përmes një kumtese për media informojnë se do të dorëzojnë iniciativë në Kuvend, që gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për (keq)përdorimin e lëndëve narkotike. Tetë deputetët e pavarur kërkojnë nga Kuvendi, që të hënën të mundësojë kushte dhe të sigurojë ekip mjekësh që do të mundësojnë kjo të realizohet. “Propozojmë që edhe politikanët tjerë, aktual dhe ish-funksionarë, zyrtar administrativë, gjykatës, prokuror, kryetar komunash dhe këshilltarë, të na bashkëngjiten në qëllimin tonë dhe qytetarëve tonë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër (keq)përdorimit të lëndëve narkotike. Ftojmë gjithë ushtruesit e funksioneve publike…

Lexo më Shumë

Në Stacionin policorë Gostivar, dje (16-maj) rreth orës 12.00, është denoncuar se një shtetas i Shqipërisë, i moshës ende pa mbushur 17-vjetë, i cili ka punuar në ndërtimin e një objekti në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, deri tani nga shkaqe të pa përcaktuara, ka rënë nga teraca nga një lartësi prej mbi 6 metra. Nga rëzimi në bazamentin prej betoni, shtetasi shqipëtarë ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, dhe pas dhënjes së ndihmës mjeksore, si rast urgjent është transferuar në Kompleks klinikat “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer inspektimi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rezidencën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup ka takuar princin Edward i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në atmosferën e një takimi shumë miqësor princi Edvard e përgëzoi kryetarin Gashi për angazhimin e Alternativës në qeveri dhe përkushtimin për zgjidhjen e të gjitha kontesteve që e çojnë vendin drejt integrimeve euro-atlantike.

Lexo më Shumë