Author: Hamdi Kumanova

Në seancë plenare të caktuar në ora 16 sipas kohës lokale, Parlamenti grek do të votojë për ratifikimin e dy marrëveshjeve të nënshkruar në mars dhe prill në Shkup për hapjen e dy vendkalimeve të reja Majden dhe “Markova noga”. Në Parlamentin Grek pritet të miratohet edhe ngritjes së Zyrës për lidhje në Shkup në nivel të ambasadës dhe Zyrës për punë tregtare, konsullore dhe ekonomike në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme, pasi dje Komisioni për siguri nacionale dhe çështje të jashtme i ka pranuar draft ligjet dorëzuar nga MPJ greke, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. Në…

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, mbrëmë (15-maj) rreth orës 01.00, për shkak të dyshimit të qëndrimit dhe punësimit ilegal në rajon, kanë arestuar shtetasit e Shqipërisë: 37-vjeçarin G.Xh., 46-vjeçarin P.H., 35-vjeçarin B.M. dhe 40-vjeçarin A.H. Katër shtetasit e Shqipërisë janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe do të dorëzohen në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion të huaj dhe riatëdhesim.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike, në Prokurorinë Publike Shkup, ka ngritur akuzë penale kundër J.S. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit” dhe kundër S.E. (37) për shkak ekzistimit të dyshimeve të kryerjes së veprave penale si “shpërdorim i detyrës dhe autorizimit”, “mashtrim kompjuterik” dhe “falsifikim kompjuterik”. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dy të akuzuarve ju është thënë masë-kujdesi. Ashtu siç deklaron MBP, sipas dokumenteve të gjetura nga hetimet, të akuzuarit me statusin e zyrtarëve të punësuar…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve që në mënyrë më të mirë dhe më cilësore të jenë të informuar, dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë të drejtat e tyre si dhe të drejtat e gazetarëve. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se edhe krahas asaj që në vend litet se si të drejtat e gazetarëve janë të mbrojtura, megjithatë, në realitet duhet të thuhet se s’është bash ashtu. Ai theksoi se në të ardhmen me ShGM-në do të mund bashkërisht të promovojnë të drejtat dhe liritë…

Lexo më Shumë

Gjashtë ekipet mobile të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale gjatë dy javëve të kaluara kanë identifikuar 167 fëmijë, mes të cilëve edhe 18 foshnja në disa udhëkryqe më frekuentuese në Shkup. Aktivitetet më të shpeshta, ku janë përfshirë fëmijët janë puna në rrugë, duke përfshirë edhe shitje të gjërave të vogla, pastrim të xhamave dhe lypje. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë pa dokumente dhe s’janë të përfshirë në procesin mësimor. Këto janë një pjesë e të dhënave që ekipet mobile për trajtimin e fëmijëve të rrugës në Qendrën për punë sociale Shkup i prezantuan sot në një…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi projektin “Me njohuri evropiane në kryeqytetin evropian” para studentëve të Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. “Projektin ‘Me njohuri evropiane, deri te kryeqyteti evropian’ e filluam duke u munduar në një mënyrë ta afrojmë atmosferën dhe aktivitetet lidhur me integrimet evropiane dhe punën tonë në Bruksel – deri te potencialet e ardhshme të vendit – studentët, duke pasur parasysh se ata në të ardhmen do të duhet ta marrin përsipër procesin e integrimit evropian, dhe në përgjithësi procesin e transformimit të vendit tonë me…

Lexo më Shumë

Në një pres konferencë në selinë e qeverisë u firmos një memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe EVN Maqedoni. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë fjalimit të tij falënderoi ndërmarrjen EVN Maqedoni se si kjo firmë private me vetiniciativë ku Ministria e Arsimit ka një sërë aktivitetesh me këtë kompani. Ai bëri të ditur edhe projektet e ardhshme me këtë kompani. “Falënderim për kompanitë që na ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të arsimit në vendin tonë. EVN Maqedoni u paraqit biles me vetiniciativë një sërë aktivitetesh, risish dhe praktikash për sa i përket njësive…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka informuar se sot do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë që të merr sublimatet e fundit për takimet e punës lidhur me Ligjin e ri për Prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Qëllimi është, theksohet, “me kohë të përfundojë procesi, ndërsa nëse ka progres do të mund të mbahet takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski”. “Nëse ndodhin hapa të caktuar në pjesën e negocimit, ne liderët e dy partive politike, do të kishim realizuar takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit. Duam të arrijmë konsensus edhe…

Lexo më Shumë

Pas valës së reshjeve që e kapluan vendin nga e hëna, gjendja hidrologjike po përmirësohet. Mbi apo në suaza të mesatares   janë nivelet e shumicës së lumenjve të cilat deri më tani ishin përgjysmuar  apo trefishuar. Megjithatë, nën mesataren për në maj edne është Kriva Reka afër Kriva pallankës dhe Bregallnica afër Shtipit, ndërsa vlerat më të ulëta janë në Drinin e Zi afër Lozhanit dhe në Strumicë afër Novosellës. Niveli i liqeneve nuk vërejnë ndryshime, të gjitha janë në suaza të mesatares për në maj siç ishin deri më tani.

Lexo më Shumë

Një i porsalindur sot është lënë në mëshirë të fatit në trotuar në lagjen Fushë Tophanë. Dëshmitarët kanë njoftuar se foshnja ishte i porsalindur dhe i gjithi i mbuluar në gjak atëherë kur e kishin hasur kalimtarët e rastit. Foshnja kishte qenë e zhveshur dhe pa rroba. Foshnja është gjetur dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”.

Lexo më Shumë

Probleme në urën që ndodhet në rrugën Shipkovicë, Brodec, rritje e nivelit të ujit të lumit Shkumbin dhe zënie e kanalit në dalje të Tetovës për në Gostivar… janë pikat kritike gjatë natës së kaluar në rajonin e Tetovës, pas reshjeve të shumta që përfshinë tërë vendin, e në veçanti Maqedoninë Perëndimore. Problemet e para që u shfaqën ishin në Shipkovicë, në dalje të këtij fshati për në Brodec. Në këtë vend, aktualisht janë duke u zhvilluar punët për ndërtimin e urës, por mbrëmë reshjet kanë shkaktuar bllokim të kësaj rruge. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Shtabit emergjent të…

Lexo më Shumë

“Okta” është blerë për rreth 32 milionë dollarë, kurse vetëm në bazë të pagesës nga viti 2009 ua kemi kthyer paratë dhe tetë milionë dollarë plus, ndërsa duhet të paguajmë edhe 32 milionë dollarë shtesë Kanë kaluar 20 vite që kur Qeveria e udhëhequr nga kryetari i atëhershëm i VMRO-DPMNE, Ljubço Georgievski ia shiti rafinerinë shtetërore “Okta”, kompanisë greke “Helenik Petroleum”, e pastaj bashkëpunëtori i tij i afërt, ish kryeministri Nikolla Gruevski (tani i arratisur nga drejtësia) si ministër i atëhershëm për tregti ka nënshkruar anekse me të cilat kompanie greke ka përfituar kushte të volitshme gjatë importit të naftës,…

Lexo më Shumë