Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, djembrëma rreth orës 22 e 10 minuta, në rrugën lokale që lidh fshatrat Sedllarcë e Epërme dhe Siniçan të Tetovës, kanë ndaluar veturën e tipit ,, Opel korsa,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 31-vjeçari J.E. nga fshati Reçicë e Madhe, kurse i bashkëudhëtarë ka qëndruar 38-vjeçari T.H. nga Tetova. Gjatë kryerjes së kontrollit ndaj tyre, është gjetur marihuanë të cilën T.H. ka tentuar që ta hedhë. Dy personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropaine, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja. Siç njoftojnë nga kabineti i zv.kryeministrit, Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe metodologjinë për zbatimin e projektit për statistikat dhe analizë kualitative të vendimeve gjyqësore, për përcaktimin e objektivitetit të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të akuzuarve, me qëllim të vërtetohet objektiviteti dhe joselektimin në punën e gjyqeve. “Ky projekt në veçanti është i rëndësishëm për shkak që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në përcaktimin e prirjeve eventuale dhe subjektivizëm të gjyqtarëve në shoqërinë tonë, pa paragjykime”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani…
Deputeti Pavle Bogoevski sot ka qenë në Prokurorinë Publike të Shkupit vullnetarisht të paraqitet pasi pranoi se ka blerë vaj nga kanabisi për një mik të afërt. Sipas disa burimeve të “Fokus”, në Prokurori kanë refuzuar ti marin deklaratë Bogoevskit dhe të ngritin procedurë kundër tij, sepse konsiderojnë se nuk ka vepër penale këtu. Sipas disa informatave jozyrtare, Prokuroria nuk mund të ngritë procedurë në këtë rast sepse nuk ka dëshmi që do të dëshmonin se deputeti i LSDM-së me të vërtetë ka blerë marihuanë. Përmbajtja e inçizimit nuk mund të shfrytëzohet si dëshmi, sepse nuk dëshmon asgjë. Vetëm pranimi…
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona D. R ( 1991 mashkull) dhe F.Z ( 1996) femër si të dyshuar se në dy banka kanë deponuar 15 mijë euro para fals. Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 mijë euro. Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R.…
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.K. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazhi nga neni 329 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri A.K, dyshohet se më 13 maj 2019 në Ferizaj, me qëllim që vetës t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, fillimisht ka kanosur të dëmtuarën A.I., me vendbanim të përkohshëm në Gjermani, ku pasi e njëjta i kishte dërguar disa fotografi intime të bëra më parë përmes rrjetit social, i pandehuri nga…
Në Universitetin e Tetovës, sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, para studentëve të universitetit tonë e prezantoi konkursin e shpallur për zgjedhjen e eseve më të mirë rreth idesë së Bashkimit Evropian, të titulluar: “Me njohuri evropiane deri në kryeqytetin evropian”. Gjatë qëndrimit në Universitetin e Tetovës, zëvendëskryeministri Bujar Osmani u prit në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai tha se me hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian komunikimi mes universiteteve dhe Sekretariatit që e drejton do të intensifikohet, me qëllim të shfrytëzimit të resurseve njerëzore, për…
Ushtria Arabe Siriane ka vrarë një xhihadist shqiptar që luftonte për Hayat Tahrir Al-Sham në Sirinë veriperëndimore. Sipas mediave pro-opozitare, xhihadisti shqiptar Ron Eminin u vra nga Ushtria Arabe Siriane në qytetin e Kabanit në Latakia verilindore. Kabani ka qenë nën sulme të rënda gjatë ditëve të fundit, pasi Ushtria Arabe Siriane përgatitet të sulmojë aksin jugor të qytetit. /portali DurresLajm/
Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave. Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”. Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e…
Nevojitet shpërndarje më e mirë e mbështetjes financiare për fëmijët të cilët jetojnë në varfëri, sepse për momentin atë e marrin vetëm pesë për qind të këtyre fëmijëve, thotë Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Në të gjitha pjesët e shoqërisë familja është me rëndësi të veçantë. Tridhjetë për qind e fëmijëve në vend jetojnë në varfëri fëmijërore dhe shumë familje janë të prekura nga varfëria e këtillë fëmijërore. Megjithatë, familje të caktuara arrijnë që të sigurojnë jetë normale dhe krahas varfërisë dhe me të vërtetë e admirojmë qëndrueshmërinë tyre. Por do të dëshironim që…
Valë e re e çmimeve të cigareve në Maqedoninë e Veriut. Nga java e kaluar një numër i madh i dyqaneve një pjesë të cigareve nga brendet e ndryshme po shiten më shtrenjtë për 5 deri 10 denarë. Informatën për shtrenjtimin e cigareve e kanë konfirmuar edhe disa tregtarë, ndërsa janë shtrenjtuar cigaret e llojit Pall Mall Çesterfilld Oriental Bond dhe Mallboro. Ende nuk ka informacione për rritjen e çmimeve të llojeve tjera të cigareve. Në pajtueshmëri me planin për rritjen e akcizës për disa vjet pritet që një paket cigare të kushtojë deri në 300 denarë.
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap me një sasi prej 50 kg hashash. Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari, i paidentifikuar u kap në zonën Kilkis pranë Selanikut. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që shqiptarit iu bë në makinë. Policia sekuestroi drogën dhe makinën me të cilën po transportohej, ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.
Turqia si duket ju ka dhënë fund paqartësive rreth mundësisë që të vendos veto për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Zv.ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Faruk Kajmakxhi, në një intervistë për AIM ka thënë se autoritetet në Maqedoni duhet të jenë të qetë dhe se Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas Kajmakxhi, shtyrja e ratifikimit të protokollit është për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në Turqi dhe mosfunksionimit të Kuvendit Kombëtar. “Jini të qetë, nuk ka asnjë pengesë. Ne jemi mbështetësi më i madh i juaj në drejtim të anëtarësimit…

