Po të ishin respektuar Rregulloret dhe vendimet në to, nga shkollat dhe kopshtet, epidemia e fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka mundur të parandalohet. Prindërit e fëmijëve të cilët janë regjistruar në shkollë apo kopsht edhe më parë është dashur të parashtrojnë vërtetim se janë të vaksinuar, por Rregulloret s’janë respektuar nga këto institucione, pohojnë për NOVA nga Komiteti për Imunizimi dhe Qendra për Shëndet Publik, transmeton Portalb.mk. Ky mosrespektim i rregulloreve ligjore, nga ana e institucioneve, ka kontribuar shumë në rritjen e numrit të fëmijëve të pavaksinuar, tha kryetarja e Komisionit për Imunizim, prof.dr. Aleksandra Grozdanovska. “Fruthi u paraqit pikërisht…
Author: Hamdi Kumanova
Nga partia në pushtet LSDM deklarojnë se Kuvendi përsëri miratoi ligjet e gjyqësorit dhe Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë që janë në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj. Nga atje thonë se Kuvendi përsëri miratoi ligjet që janë në interes të shtetit dhe qytetarëve, të cilët u bllokuan qëllimisht nga Gjorge Ivanov. “Këto janë ligje jashtëzakonisht të rëndësishme, miratimi e të cilave qytetarët e kanë kërkuar dhe pritur dhe të cilat janë një hap dhe kusht i rëndësishëm për proceset tona të eurointegrimit. Me Ligjin mbi ndërprerjen e shtatzënisë korrigjohet padrejtësi e gjatë ndaj grave dhe u lejon grave…
Subvencione për specializime në mjekësi familjare, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me rastin e shënimit të “19 Majit” – Dita e Mjekut Familjar, me të cilat do të plotësohet mungesa e mjekëve në mbrojtjen shëndetësore primare, njofton Portalb.mk. Ministri Filipçe tha se, mbrojtja shëndetësore primare është shtylla e sistemit shëndetësor dhe se, së bashku me Bankën Botërore (BB) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë(OBSH) kanë realizuar regjistrim në terren ku kanë vërtetuar se, në disa rajone mungojnë mbi 350 mjekë amë dhe se, një nga mënyrat për të përmirësuar mbrojtjen shëndetësore primare është stimulimi i mjekësisë familjare, ndërsa theksi duhet të përqendrohet në programet parandaluese. Një…
Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pritet që të përfshijë edhe kuadro shqiptare në kabinetin e tij. Burime të afërta me kabinetin e presidentin theksuan se po vijon procesi i ekipimit të kabinetit dhe se është paraparë përfaqësimi adekuat duke përfshirë edhe kuadroshqiptare. Megjithatë, presidenti Pendarovski gjatë fushatës presidenciale premtoi se kabineti i tij do të reflektojë realitetin shumëetnik, duke përfshirë edhe shqiptarë në kabinetine tij. Në kabinetin e Pendarovskit, do të “akomodohen” pesëmbëdhjetë bashkëpunëtorë, plus sigurimi. Në opinion janë përmendur disa emra që do të bëhen pjesë e kabinetit të tij, ndërsa zëdhënësi i deritanishëm i Qeverisë, Mile Janakievski bëri të ditur se kalon në kabinetin e presidentit Pendarovski në detyrën e sekretarit të përgjithshëm.
“Vazhdim të stabilizimit të raportit të borxhit, përfshirje të borxhit në të gjitha ndërmarrjet publike në kornizë të përgjithshme qeveritare për raportim financiar, zbatim më të madh të shpenzimeve kapitale, të sqarohet mandati i inspektorateve”, janë pjesë e rekomandimeve deri te autoritetet nga vendi që duhet t’i zbatojë në vitin e ardhshëm, ndërsa të cilat në konferencë për shtyp në Shkup i bëri të ditur shefi i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së Frek Janmat. “Sfida më të mëdha lidhur me reformat strukturore specifike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për nxitje të konkurrencës dhe rritjen inkluzive afatgjatë…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në PThP janë dërguar padi penale për keqpërdorim të pozitës zytrtare për kryetarin e komunës së Pehçevës dhe Makedonskit Brod. Sipas MPB-së, kreu i komunës së Makedonski Brodit, në marrëveshje të arritur paraprake për prokurim publik mes komunës së Makedonski Brodit dhe një firmë nga Ohrit, ka paguar faturë prej 277.300 denarë firmës edhe pse nuk ka plotësuar detyrimet nga marrëveshja. I.P (45) nga Dellçeva në vitin 2017, si kryetar i komunës së Pehçevës, pa u zbatuar procedura për prokurim publik, ka arritur marrëveshje për servisimin e ndriçimit rrugor me dy persona fizik…
33 ditë, ose thënë në mënyrë popullore më shumë se një muaj, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut mundohen që ta zbulojnë lokacionin se prej ku është personi që publikon përgjime për funksionarët, nën emrin e njohur në opinion si “Ilija Gromovnik”, njofton Portalb.mk. Ai kohë pas kohe publikon ndonjë bisedë telefonike, më së shpeshti nga politikanët e njohur ose personat që në aspektin mediatik janë të ekspozuar, incizime për të cilat, të paktën shumica, kanë dalë se 100% janë të njëjta me ato që i ka në pronësi Prokuroria Speciale Publike. Të gjitha kompetentët për këtë problematikë për…
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore vitin e kaluar ia ka dalë të inkasojë 40,5 milionë euro nga arkëtimi i pagesave rrugore në autostradat e Maqedonisë. Të dhënat e raporteve financiare të kësaj ndërmarrjeje publike, për vitin 2018, thonë se shteti ia ka dalë të tërheqë për 5% më shumë mjete nga qytetarët për taksa rrugore në krahasim me vitin 2017, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Plani i kësaj ndërmarrjes publike, për vitin e kaluar ka qenë edhe më ambicioz, ashtu që nga arkëtimi i shërbimit për shfrytëzim të autostradave ka qenë e planifikuar të mblidhen 44,6 milionë euro ose për 4,1 milionë euro…
Tabelat me emrin e ri të shtetit do t’i përpunojë kompania “Adrian Beverags” nga Ohri, që sipas dokumentimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë së Veriut, merret me shitje. Kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.205.000 denarë dhe ka obligim që të sigurojë tabela atëherë kur institucionet e shtetit do të kërkojnë një gjë të tillë. Këtë e vërtetoi edhe Sektori për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa sipas dokumenteve kjo kompani është formuar në vitin 2014. Bëhet fjalë për kompani që merret me shitje dhe se ka fituar në…
Reduktim ose ndërprerje të plotë të përfitimeve të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, kërkon Qendra për Liri “Civil”. Në kërkesën dorëzuar Kuvendit, potencohet që funksionarët të heqin dorë nga makinat luksoze, udhëtimet e shtrenjta, shpenzimet e rrugës orienditë luksoze, shpenzimet për tenderë, për procedurat e punësimit dhe të tjera.Përfitimet e larta, harxhimet e larta të cilat ne i kemi për apanazh, për pensione, për pensione të përjetshme, për të ardhura të tjera të cilat i shfrytëzojnë sipas ligjeve të cilat janë votuar në parliament gjatë viteve dhe dekadave të kaluara, vlerësojmë se duhet të rishikohen seriozisht dhe në pjesën…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski thotë se “afera Pavle Bogoevski dhe tregtia e tij me narko tregun e zi është më serioze se sa që mendojnë bashkëpartiakët e tij ta shfaqin”. Ai porositi se pushteti duhet në mënyrë serioze t’i qaset kësaj afere. “Pavle Bogoevski është në qendër të vëmendjes pas audio-materialit i publikuar në internet, ku ka dyshime se është përdorues i drogave, përkatësisht substancave psikotropike. Pavle Bogoevski pranon se ka qenë në kontakt me nëntokën kriminale”, thotë Stoilkovski duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e Bogoevskit si deputetit në Kuvend dhe se s’bëhet fjalë për përgjegjësi morale. Stoilkovski thotë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se “MPB do ta trajtojë rastin me deputetin Pavle Bogoevski si çdo rast tjetër për për shkak se të gjithë jemi qytetarë të këtij shteti”. “Pa dallim nëse dikush ka funksion apo jo, kjo s’është asnjë përparësi për atë, përkundrazi ai ka më shumë përgjegjësi. Pët këtë shkak as unë, as kolegët nga MPB s’kemi asnjë arsye të mos veprojmë për këtë rast si çdo rast tjetër. Bëhet fjalë për ngjarje që është në hetim, por edhe opinioni e din se nuk bëhet fjalë për bisedë e përgjuar nga institucionet, por se…

