Sot (15.03.2026), në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 20:00, në rajonet e Qendrës, Aerodromit, Bit Pazarit dhe Çairit pranë SPB Shkup, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor së bashku me Njësitin për Eskortë dhe Sigurim në Komunikacion realizuan aksion të përforcuar kontrollues për kundërvajtjet që i kryejnë drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, triçikletave, katërçikletave dhe motoçikletave, me ç’rast janë shqiptuar 91 masa.
Ndër to, shtatë janë kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm të mjetit, nga të cilat gjashtë për drejtim pa patentë shoferi dhe një për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit mbi 1,50 promilë, ndërsa tri kallëzime penale janë ndaj personave të mitur.
Janë shqiptuar 17 masa për drejtim të mjetit në kategori të papërshtatshme, 13 sanksione për drejtues të biçikletës me motor ndihmës pa vërtetim përkatës për drejtim, 43 masa për drejtim pa helmetë mbrojtëse, tri sanksione për motoçikleta të paregjistruara, një masë për drejtues që ka drejtuar motoçikletë nën ndikim të alkoolit dhe shtatë masa për kundërvajtje të tjera.
Gjatë aksionit kontrollues është konfiskuar një motoçikletë për drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik, ndërsa përkohësisht janë marrë dy motoçikleta të paregjistruara më shumë se gjashtë muaj.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në mbarë vendin.
Data 29.09.2026
Aktuale
- Ana Kabashi i jep fund beqarisë, zbulohet se kush është i fejuari i saj – gjithsesi që një milioner
- Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani: Një takim i rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës
- Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
- Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë/ Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme: Shqipëria kërkon revolucion
- Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë
- 6 të arrestuar në Shkup, dyshohen për terrorizëm – dyshohet se u gjetën snajperë dhe flamuj të ISIS-it
- Mark Zuckerberg zbulon orën e veçantë të Rexhep Rexhepit
- “Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo!”- Belinda Balluku ministre edhe pas shkarkimit, dëshmitë e drejtorëve për “shefen”: Të jetë mirë ajo, se i janë turr të gjithë! Bela po merret me avokatët, dosja është gati



