Situata e zjarrit në kurorën e pyllit në fshatin Miras, në Bashkinë Devoll, paraqitet e qetë dhe pa intensitet gjatë ditës së sotme, si pasojë e uljes së temperaturave gjatë natës. Prej orës 05:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha shërbimet e bashkisë, të cilat po punojnë për të kufizuar dhe eliminuar plotësisht çdo rrezik potencial nga vatrat e mbetura. Aksioni po ndiqet nga afër edhe nga nënprefekti i Devollit, ndërsa operacioni është përqendruar në krijimin e kanaleve izoluese dhe monitorimin e zonës, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve. Autoritetet…
Author: Hamdi Kumanova
Gazeta The Economist raporton për dështimin e Grupit Wagner në Mali, dy vjet pas vdekjes së liderit të tyre, Yevgeny Prigozhin. Mercenarët dështuan të përmirësojnë sigurinë, ushqyen kaosin, u përplasën me ushtrinë maliane dhe nuk fituan qasje në burimet lokale. Pas grushtit të shtetit në vitin 2021, udhëheqësi ushtarak Assimi Goita u mbështet në luftëtarët rusë, por sulmet xhihadiste vetëm u intensifikuan. Rrjeti JNIM po zgjerohet, dhe numri i vdekjeve të civilëve që nga grushti i shtetit është katërfishuar. Analistët thonë se 80 për qind e viktimave u vranë nga trupat maliane dhe luftëtarët e Wagnerit. Metodat e…
Procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb vazhdon të mbetet i bllokuar. Edhe pse kandidati Nenad Rashiq mori më së shumti vota për nga deputetët në seancë, ai nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme. Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, në Debat Plus ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk e mbështeti Rashiqin. Ai theksoi se, sipas tij, Rashiq nuk dallon nga përfaqësuesit e Listës Serbe. “Po flitet shumë herë, se shumë njerëz kanë bërë dëme të mëdha ndaj UÇK-së, por edhe zoti Rashiq nuk është më…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev – ku u vranë të paktën 21 njerëz – si “goditje nga Rusia” kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili vetë ishte “i pakënaqur” me sulmin, sipas Shtëpisë së Bardhë. “Rusia tani po e godet këdo në botë që dëshiron paqe”, tha Zelensky në adresimin e tij të natës të enjten. “Është një goditje kundër Ukrainës… Dhe është gjithashtu një goditje nga Rusia kundër presidentit Trump”, theksoi Zelensky. Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta…
Rusia vazhdon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, por mbetet e interesuar për të vazhduar procesin e negociatave, për të arritur objektivat para nesh përmes mjeteve politike dhe diplomatike, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan ANSA, raporton ATSH. “Operacioni special ushtarak vazhdon. Sulmet kundër infrastrukturës ruse, shpesh infrastrukturës civile ruse, nga regjimi i Kievit vazhdojnë. Forcat ushtarake ruse do të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre”, shtoi ai, transmeton KosovaPress. ”Ato vazhdojnë të sulmojnë vende ushtarake dhe infrastrukturë të lidhur me ushtrinë. Sulmet janë të suksesshme dhe objektivat e tyre janë shkatërruar”, theksoi ai.
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas letrës së Bashkimit Evropian, në të cilën njoftohej se zyrtarët e BE-së nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së ekzekutivit derisa vendi të ketë qeveri me mandat të plotë. Në letrën e dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, më 8 gusht, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sqaroi se vendimi erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit. Përmes këtij aktgjykimi, u shpall i pavlefshëm një udhëzim administrativ i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi gjykata argumentoi se ministrat që janë deputetë nuk kanë të drejtë…
Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht. NP RRUGËT E MAQEDONISË apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP RRUGËT E MAQEDONISË janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. Të gjitha informacionet e hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të kujdestarisë 02 25 61 502.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore të rrugës shtetërore A2, qarkorja “Kriva Pallankë”. SHN “Granit” Shkup më 11 gusht të këtij viti informoi se fillojnë punimet ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, qarkorja Kriva Pallankë, për këtë shkak do të vendoset një regjim i përkohshëm trafiku prej gjashtë muajsh.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sërish sot se opozita nuk do të njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas certifikimit nga Komisioni Rregullator të rezultatit, Berisha i cilësoi zgjedhjet si “farsë elektorale”. “Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale. Ky është qëndrimi ynë dhe ne e kemi shprehur këtë”, tha Berisha, shkruan ATSH. Në konferencën për mediet kreu i PD-së gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së që të “shtrijë hetimet për Xhorxh Sorosin dhe të birin e tij edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve”. “Të…
Kryeministri indian Narendra Modi do të zbarkojë këtë fundjavë në Kinë për vizitën e tij të parë pas shtatë vitesh – një udhëtim që e vendos atë përballë presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin, në një moment kur marrëdhëniet Indi–SHBA kanë hyrë në krizë. Modi do të marrë pjesë në një samit rajonal sigurie në Tianjin, vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat për eksportet indiane në 50%. Washingtoni e justifikoi këtë vendim me refuzimin e Nju Delhit për të ndalur blerjet e naftës ruse. Përplasja ka minuar vite të tëra bashkëpunimi të thelluar…
Aksidentet mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira. Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit. Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi. Gjatë periudhës Janar – Korrik…
Analisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Mentor Nazarko, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka vënë në dukje se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida serioze në krijimin e një narrative historike të konsoliduar dhe gjithëpërfshirëse, përcjell PressOnline.al. Sipas tij, këto vështirësi janë të lidhura me presionet e brendshme për ndërtimin e identitetit kombëtar, por edhe me ndikimet e vazhdueshme nga fqinjët. Ai kujtoi se që nga periudha e Mbretërisë Jugosllave, përmes Jugosllavisë së Titos dhe deri në pavarësinë e shtetit, lidershipi maqedonas ka prodhuar narrativa shpesh kontradiktore dhe konfuze. “Frika se shtëpia e…

