Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka një plan paqeje të dakorduar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj, duke këmbëngulur se, si president, ai nuk ka parë ndonjë dokument të tillë dhe se çdo punë e mëtejshme për një zgjidhje paqeje duhet të përfshijë Shtetet e Bashkuara. Gjëja e rëndësishme këtu është nëse unë, si president i Ukrainës, e kam parë këtë plan. Nuk e kam parë. Mendoj se kjo u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Ekzistojnë ide dhe propozime të ndryshme evropiane për një zgjidhje paqësore”, tha ai. Zelensky gjithashtu shprehu habi për raportet që sugjerojnë se…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi sot se ka vepruar mbi disa paraqitje të lidhura me procesin zgjedhor, prej të cilave një pjesë janë përcjellë në institucionet kompetente, ndërsa një pjesë janë mbyllur për shkak të mungesës së shkeljeve, përcjell TV21. Në një rast, një drejtoreshë shkolle ka shpërndarë një poster politik në një grup elektronik, dhe lënda është përcjellë në Prokurorinë Publike. Komisioni ka shqyrtuar edhe raste të tjera të lidhura me punësime dhe deklarata të kandidatëve, por nuk ka konstatuar shkelje të rregullave zgjedhore. Në seancë janë miratuar gjithashtu vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni dhe metodologjia për…
Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në Lupç të Epërm të Podujevës. Policia ka bërë të ditur se katër personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor. Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet se të dyshuarit janë arrestuar. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”. “Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive…
Kohëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me grip dhe virusin sezonal, thotë për TVM2, mjekja Sefiane Bellcishta. Thekson se pacientët ankohen nga temperaturat e larta, kollitje, molisje dhe dhimbje të muskujve. Format më të rënda të gripit mund t’i kapë fëmijët nga 6 muaj dhe grupmoshat mbi 65 vjeç që janë me sëmundje kronike. “Simptoma e parë është me temperaturë të lartë mbi 39 deri në 40 gradë, ajo zgjat vetëm një ditë dhe nëse zgjat temperatura mbi dy apo tre ditë d.m.th. u është bashkëngjitur edhe ndonjë baktere tjetër e këtij virusi, që është bërë…
Më datë 02.11.2025, rreth orës 12:20, në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (39) nga ky fshat. Arrestimi është kryer në bazë të një denoncimi të mëparshëm, sipas të cilit më 01.11.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “168” në Tetovë, M.A. kishte kërcënuar K.A. (27) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe një shok të tij. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS
Më datë 03.11.2025 në orën 01:10 në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.R. (40) nga ky fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se një ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 71-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më datë 02.11.2025, rreth orës 13:00, në fshatin Forinë të Gostivarit, punonjësit policorë të Njësisë Policore Çegran kanë privuar nga liria M.U. (48) nga ky fshat. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një automjet në fshat. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS
Ministria e Shëndetësisë informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë deri më tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 43 mijë persona në të gjithë vendin. “Qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të paraqiten për vaksinim kundër gripit sezonal përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë. Ekipet preventive vazhdojnë gjithashtu me vaksinimin në terren në kushte shtëpie për personat e moshuar dhe ata të palëvizshëm, si dhe për personat me aftësi të kufizuara,” deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Gjithashtu, ka filluar vaksinimi me vaksinat komerciale në Qendrën…
Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë një automjet “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person, dhe një çiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, shoferi i automjetit e ka braktisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në vendngjarje është kryer këqyrje dhe po merren masa për gjetjen e shoferit. Për shkak të aksidentit, qarkullimi është devijuar.
Sipas draftit të raportit të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë” autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë vazhduar të punojnë për të shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit, në reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e minoriteteve. “Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojë përpjekjet për mbështetje të sundimit të ligjit, sidomos për ruajtje të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit”, thuhet në Draft Raportin. Nga ana tjetër në draft raport Shqipëria përmendet për përparim të madh në reforma, dhe që ky vend ka arritur me shpejtësi të pashembullt…
Daut Memishi nga radhët e VLEN sot ka marr mandatin në udhëheqjen e komunës së Tearcës. Memishi u prit nga kryetari në ikje Nuhi Neziri, duke i uruar sukses në mandatin e tij 4 vjeçar. Gjithashtu Memishi premtoj se do të punoj për gjithë qytetarët.
“Aq shumë jemi të organizuar. Do të shkelim ta dish”. Ky është fjalori i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili gjatë euforisë së fushatës zgjedhore, nën tingujt e këngës patriotike “Jam këtu”, i dha bekimin Bajram Rexhepit në garën për Tetovën. Nëse do të përdornim fjalorin e Ahmetit, BDI dhe koalicioni, praktikisht në këto zgjedhje lokale u shkel pothuajse në të gjitha komunat. “Shkelja” si metaforë që Ahmeti e përdor për fituesin në garën komunale, mbase ishte më e veçantë në Tetovë apo qytetin ku integristët e kanë të pozicionuar selinë e tyre qendrore. Mbi 5 000 vota bënë…

