Aleanca për Shqiptarët ka riafirmuar sot bindjen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar dhe shtetformues, rol i cili duhet të garantohet dhe respektohet në çdo institucion dhe nivel vendimmarrjeje. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e ASH-së, Njomza Shaqiri, tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të re politike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila do të bazohet mbi barazi reale, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik. “Koha është për barazi reale mes shqiptarëve dhe maqedonasve, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme dhe një shtet…
Author: Hamdi Kumanova
Figura të shoqërisë civile, si Fahmi Osmani, kryetar i Qendrës “Racio”, kanë shprehur vlerësimin për vizionin e kandidatit për kryetar komune në Çair Bujar Osmanit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të përvojës politike me energjinë dhe kreativitetin e rinisë. Fahmi Osmani drejton “Racio”, organizatë që promovon edukimin, fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen qytetare përmes debateve, trajnimeve dhe projekteve kulturore. Ai njihet për angazhimin e tij që rinia të ketë më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për vizionin mbi rikthimin e vlerave në shoqëri.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë, dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën lokale nga fshati Çiçevë e Epërm drejt Çiçevës së Poshtme, në komunën Gradsko. Në aksident ka humbur jetën një 21-vjeçar banor i Gradskos, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles informojnëse automjeti “BMV” e drejtuar nga P.A. (22) ka dalë nga rruga, me ç’rast lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjerët e tij: Lj.O. (21), B.P. (20), të dy nga Gradsko, si dhe H.L. (22) nga fshati Nogaevc. Si pasojë e plagëve…
Mësimdhënësit e shkollave të mesme në vend mund të aplikojnë për trajnim të avancuar për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Trajnimin “AI në klasë” është destinuar për mësimdhënësit me njohuri bazë të mjeteve digjitale dhe zotërojnë në mënyrë aktive gjuhën angleze, dhe ka për qëllim t’u ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi. “Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me grupacionin Brainster, ndërsa aplikimi zgjat deri më 12 shtator. Pas përfundimit të aplikimit, do të bëhet përzgjedhja…
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske theksoi se Marrëveshja kolektive e nënshkruar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nënkupton rritje të pagave për të punësuarit në institucionet publike për mbrojtje sociale për rreth 20 për qind dhe përmirësim të kushteve të punës. “Bëhet fjalë për nënshkrimin e një Marrëveshje kolektive në kuptim historik të fjalës për të punësuarit në institucionet sociale dhe qendrat për punë sociale në mbarë shtetin. Me këtë do të kemi rritje të konsiderueshme të pagës, duke filluar nga paga e muajit gusht. Në periudhën që vijon, Ministria e Politikës…
Kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Bujar Osmani, reagoi ashpër ndaj përpjekjeve të një pjese të mediave dhe kundërshtarëve politikë për ta lidhur me, siç tha ai, gjoja parregullsi në lidhje me marrëveshjet për organizimin e Samitit të OSBE-së. Osmani theksoi se bëhet fjalë për një temë të vjetër dhe tashmë të sqaruar, e cila po keqpërdoret politikisht pas shpalljes së kandidaturës së tij. “Së pari është qesharake të thuhet se keni siguruar një dokument ekskluziv, i cili është publikuar tashmë një vit më parë në faqen e internetit për prokurime publike. Një vit është i publikuar publikisht, por…
Nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së dhe ministre e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, lidhur me skadimin e normës preferenciale për blerjen e një shtëpie të re, theksoi se nuk ka nevojë për një barrë shtesë mbi qytetarët. “Ne ende po analizojmë, do të dalim me një vendim përfundimtar, besoj se nuk kemi nevojë për barrë shtesë mbi qytetarët, buxheti është siç është, mbledhja e të ardhurave është në një drejtim të mirë, gjithçka është sipas planit, kështu që në anën e shpenzimeve, po i kushtohet shumë vëmendje gjithashtu, dhe nga ana tjetër, veçanërisht atyre të rinjve, qoftë në mënyrë të pavarur që blejnë…
Më 1 shtator në Kumanovë, vjen edicioni i festivalit ballkanik të teatrit “KU-Fest”, shkruan Alsat Ky festival i cili pritet që të zgjasë pesë ditë, do të sjellë shfaqje nga vendi, Kosova dhe Serbia. Shfaqjet për çdo natë fillojnë nga ora 20:00, përveç natës së parë dhe të fundit në ora 19:30, shkaku i ndarjes së çmimeve dhe hapjes solemne. Festivalin do ta hap trupa e Teatrit Shqiptar Shkup, me shfaqjen “Të rresh a të mos rresh”, përshtatur nga “The lying kind”, të autorit Anthony Neilson, nën regji të Shkumbin Istrefit. “KU-Fest”, nis më 1 dhe përfundon më 5 shtator,…
Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair” Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair” Publikuar 11:42 28 Gusht, 2025 Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar moton zyrtare për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”. Mexhiti ka theksuar se kjo moto nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por një përkushtim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës. Ai kujtoi se Çairi ka dhënë gjithmonë shumë për vlerat shoqërore, politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lider i VMRO-DPMNE-së sot deklaroi se seriozisht po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale me qëllim që të arrijnë, siç tha, rezultate historike që të vazhdojë agjenda reformuese që ka filluar. “Si parti politike dhe si koalicion, po i qasemi kësaj fushate shumë qartë dhe fuqishëm në këtë fushatë sepse duam të arrijmë rezultater historike, të vazhdojë periudha e reformave, e gjithë asaj që sot po ndërtohet në Maqedoni dhe prandaj them se edhe krahas asaj që shifrat thonë se Konjakovski është fitues që në rrethin e parë dhe se fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit…
Presidentja e shtetit Gordana Sljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe Shën Mëria, dërgoi urime deri te kreu i Kishës Ortodokse – Arqipeshkvia e Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe të Maqedonisë dhe të Justinianës Prima, z.z. Stefanit dhe të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks. “Kulti ndaj Zotit është një dëshmi e shpirtit dhe besimit tonë të palëkundur tek ajo, si dhe e rëndësisë së amësisë, dashurisë së pakushtëzuar dhe vlerave familjare. Shën Mëria e Bekuar, si mbrojtëse e nënave dhe fëmijëve, ka një vend të veçantë në tempujt dhe shtëpitë tona, dhe mbi të gjitha, në zemrat tona. Nuk…
Pas tetë viteve të suksesshme në krye të Halkbank AD Shkup, drejtori i përgjithshëm Bilal Suçubaşı do të vazhdojë karrierën e tij profesionale si udhëheqës i Halkbank Katılım në Turqi. Vendimi për formimin e bankës së re partipative me degë u mor nga Bordi i Drejtorëve i Halkbank Turqi në maj të këtij viti, duke ia besuar drejtimin pikërisht Suçubaşit, përcjell TV21. Suçubaşı e mori drejtimin e Halkbank Shkup në vitin 2017, ndërsa mandati i tij vitin e kaluar u zgjat edhe për dy vite. Nën lidershipin e tij, banka e ka forcuar dukshëm pozitën në tregun bankar të Maqedonisë…

