Po rritet numri i të vrarëve në pikën e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Zaporizhzhia pas sulmit rus me raketa të hënën.
Numri i të vrarëve në sulmin ajror rus mbi një pikë shpërndarjeje të ndihmës humanitare në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhzhisë, u rrit në 53 persona, njoftoi ushtruesi i detyrës së guvernatorit rajonal, Mykhailo Semykin.
Sulmi ndodhi të hënën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrënoja për të pestën ditë. Shërbimi ukrainas për situata emergjente kishte konfirmuar më parë 50 të vrarë.
Sipas Reuters, bëhet fjalë për një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve në Ukrainë këtë vit. Numri prej 53 të vrarëve është konfirmuar deri më tani nga autoritetet rajonale ukrainase.



