Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se ato janë të domosdoshme për t’i dhënë fund, siç u shpreh ai, “qeverisjes së dështuar të Albin Kurtit”. Në lidhje direkte për emisionin Politiko, Qalaj tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se nuk do të votojë asnjë iniciativë që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. “Zgjedhjet do të jenë realitet shumë shpejt. Unë besoj se ato do të japin një verdikt të qartë që në këtë Kosovë të mos jetë më kurrë…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në Klan Kosova ka folur për mundësinë e krijimit të qeverisë së re. Në lidhje me votimin e Glauk Konjufcës ai tha se mund të jenë disa deputetë që sipas tij, mund të votojnë në mënyrë të pavarur. Ai tha se kjo mund të arrihet për faktin se mandati ti deputetit është i lirë dhe nuk është i lidhur. “Ata janë të pavarur të votojnë, nëse e shohin të arsyeshme. Ndoshta mund të jenë edhe 5-6 deputetë që mund të votojnë në mënyrë të pavarur”, është shprehur Kryeziu.
Hyrja e Xhandarmërisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës, ku sipas raportimeve një person është plagosur dhe rrëmbyer, ka ngritur seriozisht shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin në veri të vendit. Ky incident, që dyshohet se ka ndodhur në afërsi të vijës kufitare, është cilësuar si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës dhe si përpjekje e Serbisë për ta tensionuar situatën në terren. Për rastin kanë reaguar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, KFOR, Policia e Kosovës si dhe organe tjera kompetente. Presidentja Vjosa Osmani, e quajti…
Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare. Ibrahimi ka sfiduar Ali Ahmetin, duke theksuar se kur të dëshiroje ai shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ne jemi të gatshëm që kur të doje zoti Ahmeti shkojmë në zgjedhje parlamentare edhe njëherë. Absolutisht kur të krijohen kushtet, të merremi vesh shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe edhe njëherë zotin Ahmeti ta bindim se është humbës.…
Zohran Mamdani, 34 vjeç, ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA. Zohran Mamdani ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët, në mënyrë që të financojë programe të zgjeruara sociale. Në një fjalim sfidues në Brooklyn, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, premtoi një ndryshim rrënjësor në drejtimin e qytetit dhe në politikën kombëtare, duke e përshkruar Nju Jorkun si “dritën në këtë moment errësire politike”.…
Autoritetet portugeze kanë arrestuar katër persona pasi ndaluan një nëndetëse në Oqeanin Atlantik, që transportonte më shumë se 1.7 tonë kokainë drejt gadishullit Iberik. Sipas zyrtarëve, mjeti u lokalizua dhe u sekuestrua gjatë ditëve të fundit, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin kur policia dhe marina portugeze e rrethojnë dhe hipin në bord, duke sekuestruar lëndën narkotike të klasës A dhe arrestuar ekuipazhin me katër anëtarë, të gjithë me origjinë nga Amerika e Jugut. Policia njoftoi se të arrestuarit dy ekuadorianë, një venezuelas dhe një kolumbian, janë lënë në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë në ishujt Azore të…
Milan Vukashinoviq u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq brenda territorit të Kosovës. Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq tha në Debat Plus se terroristi Milan Radoiçiqi është prapa gjithë kësaj. “Radojçiqi i është drejtuar Vukashinoviqit dhe i ka thënë ‘nëse s’kam arritur për herën parë të vrasë, as tani nuk do të vras. Por do të mbetesh invalid për të jetën’”, ka thënë Radomiroviq. Sipas Radomiroviq, Vukashinoviqit ishte punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve edhe është dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar dhe të uniformuar me rroba ushtarake në një spital në Serbi. “Është dërguar me tre xhipa…
Ish-kryediplomatja e Kosovës, Edita Tahiri ka komentuar vendimin e Presidentes, Vjosa Osmanin për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër. Tahiri tha se presidentja mbështeti dy mandatarë të qeverisë nga VV, pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në Kuvendit, porse ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë si kandidate për presidente. “Presidentja mbështeti dy mandatar të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, mirëpo ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidatë për…
Fronti ukrainas mbetet në qendër të luftimeve intensive, ndërsa të dyja palët po intensifikojnë njëkohësisht aktivitetet ushtarake dhe diplomatike. Moska vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, ndërsa Kievi po merr mbështetje të re ushtarake dhe financiare nga aleatët perëndimorë, kryesisht nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Forcat ukrainase vazhduan operacionet e tyre në Pokrovsk një ditë më parë, ku po zhvillohen luftime të ashpra me ushtrinë ruse. Ndërkohë, Rusia ka kryer sulme të shumta ndaj infrastrukturës energjetike dhe portuale në rajonin e Odesës gjatë 48 orëve të fundit. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po vazhdon të përqendrojë…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Bruksel u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Gjatë takimit, sipas Mickoskit, u ripërsëritën pozicionet e Maqedonisë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se biseda ishte miqësore dhe produktive, dhe përveç çështjeve të eurointegrimit, u diskutuan edhe tema si interkonektori i gazit me Serbinë, dega drejt Kosovës dhe tarifat për çelikun të Maqedonisë. Mickoski njoftoi takime të reja në Bruksel, përfshirë edhe me komisioneren Marta Kos, duke pritur lajme pozitive për vendin. “Përsëri biseduam për temat aktuale, natyrisht për afrimin e vendit tonë me Bashkimin Evropian dhe për nisjen formale…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare të Kardiologjisë me rastin e kryerjes së ablacionit të parë për takikardi ventrikulare në vendin tonë. “Me futjen e kësaj procedure të re në Klinikën e Kardiologjisë, u mundësojmë pacientëve me aritmi të ndërlikuara të zemrës të marrin trajtim të duhur në këtë institucion të lartë terciar, pa pasur nevojë të dërgohen jashtë vendit. Ekipi i kësaj klinike dëshmoi se në shëndetësinë maqedonase ekziston njohuri, guxim dhe vizion për rezultate të shkëlqyera. Ky është një hap i madh përpara për shëndetësinë tonë dhe një dëshmi se investimi në dije, teknologji…
Nehati dhe Lepa, të dy janë të punësuar në Ndërmarrjen Publike, Parqe dhe Gjelbërim. Ata ishin sot pjesë e protestës para ndërmarrjes së bashku me të punësuar tjerë të cilët nuk kanë marrë pagat që nga muaji shtator. Gjëja më e vështirë për rreth 700 të punësuarve të ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” është ajo që nuk kanë as sigurim shëndetësorë dhe janë detyruar të paguaje privat për mjekimin. ”Kam probleme me zemrën dhe dje isha në koronarografi dhe pagova 5900 denarë apo 100 euro, nuk kam sigurim shëndetësor që të mund të blej barnat. Paguat privat sepse nuk…

