BDI përmes një reagimi thekson se deklaratat e djeshme të Maksim Dimitrievskit kundër shumicës së Badenterit janë vazhdim i një fushate të orkestruar nga kjo qeveri dhe partnerët e saj për të rrënuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të kthyer shtetin mbrapa, në padrejtësi dhe përjashtim. Ja komunikata e plotë: Që nga dita e parë e mandatit, qeveria ka goditur shtyllat e barazisë: • Shfuqizoi balancuesin dhe minoi përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore; • Zhvlerësoi Marrëveshjen e Ohrit duke i besuar implementimin e saj Ivan Stoillkoviçit, një figurë me bindje të…
Author: Hamdi Kumanova
Shteti do të marrë një kredi të re nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të jetë e dedikuar ekskluzivisht për Ministrinë e Arsimit, konkretisht për përmirësimin e arsimit fillor. “Maqedonia merr borxh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore me një hua në shumë prej 15.000.000 euro, e dedikuar për financimin shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor”, thuhet në Ligjin e dorëzuar në Kuvend. Në të është theksuar se me Marrëveshjen për hua për financimin shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor, i cili do të lidhet midis Maqedonisë dhe…
“Kjo do të ketë rëndësi të madhe për ne si shtet, për Maqedoninë në tërësi, sepse në këtë mënyrë do ta konfirmojmë atë synimin tonë, e ai është të jemi nyje lidhëse e dy korridoreve panevropiane shumë të rëndësishme, Korridorit 10 dhe Korridorit 8”, tha Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se deri ku janë përgatitjet procesuale për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës me Bullgarinë. “Faza e tretë është në proces zhvillimi, do të thoja. Me rëndësi është që të gjitha ato pengesa që ndodhnin në të kaluarën janë tejkaluar. Është arritur marrëveshje me fqinjin tonë lindor.…
Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, është takuar me sportistët e qytetit, ku ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Në takim, sportistët theksuan mungesën e infrastrukturës, bursave dhe mbështetjes së nevojshme për talentet strugane, duke kërkuar një qasje më serioze nga pushteti lokal, përcjell TV21. Në një njoftim të tij, Qyra tha se sporti nuk është vetëm çështje medaljesh, por edhe një element thelbësor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke u zotuar për mbështetje konkrete. Më poshtë njoftimi i plotë i Mendi Qyrës: “Duam një kryetar që do kujdeset për sportin dhe sportistët…
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Vende-vende, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me shi më të rrëmbyeshëm dhe në një kohë të shkurtër do të bien mbi 20 litra për metër katror, me erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër të izoluar. Në Shkup, nga fundi i ditës dhe gjatë…
Në Gjykatën themelore penale Shkup sot vazhdoi procesi gjyqësor kundër Sulejman lamallarit, i akuzuar për dhunë të ashpër ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Edhe pse aktakuza e ngarkon për sulm fizik dhe verbal, Lamallari para gjykatës pohon se nuk është sulmues, por viktimë e incidentit që ndodhi më 11 korrik 2025 kur Arsovska ishte në terren me persona të autorizuar zyrtarë pas paraqitjes për ndërtim pa leje. Në kuadër të nxjerrjes së dëshmive nga ana e mbrojtjes, Lamallari u mor në pyetje nga avokatja e tij Ivanka Jakimovska. Ai në mënyrë kategorike i hodhi poshtë akuzat,…
Marrëveshje midis Napolit dhe Manchester United për Rasmus Hoylund. Rasmus Hoylund është duke kërkuar shtëpinë e tij të ardhshme futbollistike dhe duke qenë se ai është veçanërisht popullor në Itali, Milani u përpoq ta siguronte atë. Megjithatë, sipas një raporti përkatës nga “Sky Italia”, sulmuesi 22-vjeçar danez do të bëhet zëvendësuesi i Romelu Lukakut të dëmtuar në linjën sulmuese të Napolit. Siç raportohet në faqen italiane të internetit, menaxherët e “Partenopei” dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje verbale për huazimin e asit të ri, me një opsion blerjeje të detyrueshëm, për 45 milionë euro. (BalkanWeb)
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar emrin e bartësit të listës për Këshillin Komunal, Dr. Muhamed Murtezi, informon ekipi i Izet Mexhitit në komunikatën që MIA e transmeton në formë integrale. Në një video postim në rrjetet sociale Mexhiti ka shkruar: “Sot dua të prezentoj bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN për Komunën e Çairit, doktorin, intelektualin, aktivistin e shoqërisë civile dhe njeriun me vlera të larta, Muhamed Murtezin. Bashkë drejt fitores së madhe. Vetëm për ty Çair”, ka shkruar Mexhiti. Po kush është Muhamed Murtezi? Po kush është Muhamed Murtezi?…
Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në fund të rajonit dhe Evropës për nga paga minimale dhe mesatare, ndërsa partitë politike vazhdojnë me akuzat se kush ka kontribuar më shumë në varfërimin e qytetarëve, shkruan PressOnline.al. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke mos komentuar të dhënat se paga reale është ulur gjatë vitit të fundit, u fokusua te qeverisja shtatëvjeçare e LSDM-së dhe BDI-së. Ai deklaroi se rritja reale e pagës neto gjatë mandatit të LSDM-së ishte vetëm 3.5%, ndërsa një vit qeverisje e VMRO-DPMNE-së ka sjellë rritje prej 6.5%. “Matematikisht, por edhe ndryshe, 6.5% është gati dyfish më shumë se 3.5%.…
Partia opozitare maqedonase LSDM, akuzon qeverinë për rritjen e çmimeve. Nga LSDM thonë se në një vit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, qytetarët po jetojnë gjithnjë e më vështirë dhe më varfër. “Shporta minimale sindikale është rritur me gati 5,000 denarë në një periudhë prej një viti. Dhe paga minimale është rritur vetëm me 1,800 denarë. Perimet janë 63.3% më të shtrenjta, dhe frutat me 33% në një vit. Inflacioni është 4.8% dhe ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve”. “Niveli i çmimeve në Maqedoni është 60% e mesatares evropiane dhe pagat janë vetëm 35% e mesatares evropiane. Pra,…
“Çairi nuk guxon të mbetet komuna më e ndotur në Shkup. Asnjë fëmijë nuk duhet të luajë në parqe të mbushura me mbeturina, asnjë nënë nuk duhet ta çojë fëmijën e saj nëpër rrugë të mbushura me plehra. Mjaft më me improvizime dhe punësime partiake,” deklaroi Osmani në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se aktualisht në komunë janë të angazhuar rreth 75 persona me kontratë për higjienë, por kontributi i tyre është simbolik, sepse shumica prej tyre përdoren për qëllime partiake, e jo për punë të vërtetë në terren. Për një ndryshim tërësor dhe afatgjatë, Osmani prezantoi…
MPB informon se dje në orën 14:45 në Kumanovë, oficerë policie të Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria 28-vjeçarin N.A. nga Kumanova. Ai dyshohet se më 24.08.2025 ka hyrë me forcë në kishën “Shën Troica” në fshatin Ljubodrag, rajoni i Kumanovës dhe ka marrë para, ndërsa më 28.08.2025, nga kisha “Shën Petka” në vendbanimin Bedinje në Kumanovë, me forcë, është përpjekur të marrë para nga arka. “N.A. është ndaluar në stacionin policor dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet. Prona e konfiskuar është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të…

