Nenad Rashiq ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi po kërkon një takim të ri me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe aleatët evropianë qysh javën e ardhshme, duke shtuar se Rusia është përgatitur ta nisë një ofensivë të re në lindje të Ukrainës. “[Rusia] i ka përqendruar atje deri në 100.000 trupa”, tha Zelensky mbrëmjen e së premtes, duke iu referuar vijave të frontit pranë qytetit tejet strategjik, Pokrovsk. Pokrovsk, në rajonin jugor të Donjeckut në Ukrainë, kishte një popullsi prej 60.000 banorësh para luftës. Shumica e banorëve kanë ikur, pasi forcat ruse e kanë rrethuar qytetin…
Kur trotinetët elektrikë të Bin Bin u shfaqën në rrugët e Shkupit në maj të vitit 2023, qytetarët i perceptuan si një zgjidhje moderne për transport të shpejtë dhe ekologjik. Por më pak se dy vite më vonë, ky projekt përballet me realitet të hidhur: humbje financiare, dëmtime të përditshme dhe sfida për të mbijetuar në treg, informon PressOnline.al. Pas shërbimit qëndron Bin Bin Scooter DOOEL Shkup, pjesë e rrjetit turk Bin Bin. Edhe pse kompania ka shënuar rritje të të ardhurave – nga 295.700 euro në 2023 në 346.000 euro në 2024 – ky progres nuk ka mjaftuar…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është larguar nga salla e Kuvendit. Nuk është hera e parë që Balje lëshon seancën konstituive, transmeton Klankosova.t.
Dje (29.08.) në orën 19:00, oficerë policie nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kavadarit, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve operative, privuan nga liria Z.K. (33) nga Begnishte, Kavadari dhe I.I. (19) nga Kavadari, nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr në bar të thatë, gjemba dhe pyll të ulët në zonën e Bllatos pranë Liqenit të Tikveshit, në zonën e fshatit Kumanicevo, Kavadari. Nuk pati të lënduar, ndërsa zjarri u shua me përfshirjen e mjeteve ajrore nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, automjeteve nga brigada e zjarrfikësve intervenues të SSO-së dhe njësisë territoriale të zjarrfikësve të Kavadarit. Një ekip…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë televizive vlerësoi si plotësisht manipuluese masën për çmimet e materialeve shkollore të Qeverisë, e cila pretendon se ato janë ulur me 15%. “Kemi bërë një analizë, fletoret A4 për fëmijë janë bërë 30% më të shtrenjta krahasuar me fillimin e vitit. Çantat e shpinës për fëmijë janë dyfishuar në çmim, dhe tani Qeveria do t’i ulë me 15%”, tha Filipçe, duke treguar se situata reale në terren është e kundërta e asaj që pretendojnë përfaqësuesit e qeverisë. Sipas tij, kjo masë vjen vonë dhe pa asnjë efekt real tek qytetarët. …
Sektori për luftë kundër terrorizmit pranë Departamentit për Shuarjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të BPM pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër personave A.M. (58) dhe A.M. (28), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale – “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose mjete shpërthyese”. Më saktësisht, dje (29.08.), mbi bazën e një urdhri gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë ku banonin të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa objekte që burojnë nga vepra penale, si: pistoleta, pushkë, sasi e…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, konfirmoi se institucionet po bëjnë çmos që ndryshimet e reja në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale të votohen deri më 12 shtator, kur është caktuar seanca e fundit parlamentare para zgjedhjeve. Ai theksoi se projektligji është përgatitur për më shumë se gjysmë viti, me konsultime dhe debate të gjera me të gjitha palët e interesuara, përfshirë koordinatorët e grupeve të opozitës në Kuvend. “Më vjen keq që as BDI dhe as LSDM nuk arritën të kapërcejnë dhe mbështesin ndryshimet, megjithëse ato lidhen drejtpërdrejt me forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel…
Deri në ora 8:30 e mëngjesit të sotëm, në territorin e vendit ka një zjarr aktiv, ndërsa pesë janë vënë nën kontroll. Aktiv është zjarri në Komunën e Kavadarit në afërsi të Liqenit Tikvesh, ku digjen pyje dhe bar të ulët, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Siç theksojnë ata, zjarret në Komunën e Makedonski Brod në Zonën Shumëqëllimore Jasen ku digjet pyll i përzier janë nën kontroll, në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf ku ka një zjarr nëntokësor, në Komunën e Zhelinës në fshatin Merovë ku digjet pyll i përzier dhe në fshatin Cerovë ku digjet…
Aleanca për Shqiptarët thekson se e keqja e VLEN-it nuk është opozita shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët, por partnerët e tyre qeveritarë – VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stoilkoviçit. Me politikat e tyre antishqiptare, këta partnerë po e përdorin dhe po e eksploatojnë VLEN-in përditë, duke e nxjerrë keq para syve të shqiptarëve. Diskriminimi dhe degradimi i shqiptarëve në çdo instancë ndodh hapur, para dhe pas syve të zyrtarëve të VLEN-it, dhe për këtë përgjegjësia nuk mund t’i faturohet opozitës shqiptare. VLEN duhet të ndalë së sjelluri si opozitë, duke u amnistuar nga mëkatet e…
“Unë nuk premtoj një rrugë të lehtë. Por premtoj luftë. Dhe atë luftë do ta udhëheqim me kokën lart, me krenarinë që jemi trashëgimtarë të idesë së ASNOM-it për një Maqedoni të lirë, të drejtë dhe solidare,” – tha Venko Filipçe në tubimin e të rinjve socialdemokratë në Strumicë. “Të rinjtë dhe anëtarët e LSDM-së janë ata që në momentet më të vështira e mbajtën fort vijën e kuqe të demokracisë. Sot, sërish ka ardhur koha të ngrihemi” – shtoi Filipçe. Ai paralajmëroi se qeveria e VMRO-DPMNE-së po e shtyn shtetin drejt errësirës, partizimit, nepotizmit dhe abuzimeve, ndërsa qytetarët, veçanërisht…
Majlinda Bregu, ish-Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe një nga figurat më me ndikim në rajon, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani. Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Çairit, Bregu vlerësoi lart bashkëpunimin e gjatë me Osmanin, duke theksuar angazhimin e tij të palëkundur për integrimin europian, aftësinë për të dëgjuar dhe respektuar qytetarët, si dhe vizionin për një zhvillim të qëndrueshëm që lidh nivelin lokal me atë rajonal dhe europian. “Ky nuk është vetëm një mesazh politik, por një thirrje për reflektim: Çairi meriton një të…

