Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në fund të rajonit dhe Evropës për nga paga minimale dhe mesatare, ndërsa partitë politike vazhdojnë me akuzat se kush ka kontribuar më shumë në varfërimin e qytetarëve, shkruan PressOnline.al. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke mos komentuar të dhënat se paga reale është ulur gjatë vitit të fundit, u fokusua te qeverisja shtatëvjeçare e LSDM-së dhe BDI-së. Ai deklaroi se rritja reale e pagës neto gjatë mandatit të LSDM-së ishte vetëm 3.5%, ndërsa një vit qeverisje e VMRO-DPMNE-së ka sjellë rritje prej 6.5%. “Matematikisht, por edhe ndryshe, 6.5% është gati dyfish më shumë se 3.5%.…
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare maqedonase LSDM, akuzon qeverinë për rritjen e çmimeve. Nga LSDM thonë se në një vit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, qytetarët po jetojnë gjithnjë e më vështirë dhe më varfër. “Shporta minimale sindikale është rritur me gati 5,000 denarë në një periudhë prej një viti. Dhe paga minimale është rritur vetëm me 1,800 denarë. Perimet janë 63.3% më të shtrenjta, dhe frutat me 33% në një vit. Inflacioni është 4.8% dhe ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve”. “Niveli i çmimeve në Maqedoni është 60% e mesatares evropiane dhe pagat janë vetëm 35% e mesatares evropiane. Pra,…
“Çairi nuk guxon të mbetet komuna më e ndotur në Shkup. Asnjë fëmijë nuk duhet të luajë në parqe të mbushura me mbeturina, asnjë nënë nuk duhet ta çojë fëmijën e saj nëpër rrugë të mbushura me plehra. Mjaft më me improvizime dhe punësime partiake,” deklaroi Osmani në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se aktualisht në komunë janë të angazhuar rreth 75 persona me kontratë për higjienë, por kontributi i tyre është simbolik, sepse shumica prej tyre përdoren për qëllime partiake, e jo për punë të vërtetë në terren. Për një ndryshim tërësor dhe afatgjatë, Osmani prezantoi…
MPB informon se dje në orën 14:45 në Kumanovë, oficerë policie të Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria 28-vjeçarin N.A. nga Kumanova. Ai dyshohet se më 24.08.2025 ka hyrë me forcë në kishën “Shën Troica” në fshatin Ljubodrag, rajoni i Kumanovës dhe ka marrë para, ndërsa më 28.08.2025, nga kisha “Shën Petka” në vendbanimin Bedinje në Kumanovë, me forcë, është përpjekur të marrë para nga arka. “N.A. është ndaluar në stacionin policor dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet. Prona e konfiskuar është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të…
Zyrtarët e Doganës së Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar disa raste të kontrabandës, ku janë kapur mallra të ndryshme – nga kabllo me unaza diamantësh për prerjen e mermerit, ilaçe dhe objekte fotografike profesionale, deri te cigaret, vaj ulliri dhe pajisje të tjera. Kabllo me unaza diamantësh Janë kapur 18 bobina nga 10 metra kabllo secila, të destinuara për prerjen e mermerit. Ato u gjetën në një veturë Audi A8 me targa kosovare, në pikën kufitare Bogorodicë. Malli ishte fshehur në bagazh dhe vlera e tij arrin në 664 mijë denarë. Pronarëve u është ngritur procedurë penale për kontrabandë. Ilaçe…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka njoftuar se nga shtatori i vitit 2026 do të kthehet Shkolla e mesme e policisë . Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski njoftoi punësim të garantuar për të gjithë ata që do të diplomohen nga shkolla e mesme e policisë. “Të gjithë ata që regjistrohen në akademinë e policisë në të ardhmen brenda shkollës së mesme të policisë dhe e përfundojnë me sukses atë do të jenë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që do të thotë se…
Gjatë mbrëmjes së kaluar (28/29.08.2025) në periudhën nga ora 17.00 deri në orën 01.00, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor i SPB Shkupit kreu një kontroll të intensifikuar aksional në kuadër të Aksionit Operativ “Kontrakt i Sigurt”. Gjatë kontrollit, theksi u vu te pjesëmarrësit në trafik që drejtojnë motoçikleta. Gjatë kontrollit u morën masa ndaj 128 përdoruesve të rrugës, nga të cilët 94 ishin drejtues motoçikletash, 16 sanksione për drejtim motoçiklete pa leje drejtimi, 46 masa për drejtim motoçiklete pa helmetë mbrojtëse, 17 sanksione për drejtim mjeti pa test të kaluar për njohuri të rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit…
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Skenderaj, ndërsa Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Është raportuar për një viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. Hetimet…
Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, ka raportuar se Juventusi i ka dërguar ofertën e parë zyrtare Lille-s për yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën. Bardhezinjtë kanë ofruar 12 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij. Sipas të njëjtit burim, Zhegrova ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër”, ku pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit. Megjithatë, marrëveshja përfundimtare mbetet të gjendet mes Juventusit dhe Lille-s. Klubi francez kërkon mes 15 deri në 20 milionë euro për lojtarin, i cili ka hyrë në vitin e fundit të…
Transferi i ri i Milanit, Ardon Jashari ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes. Futbollisti me preardhje nga Kosova, nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme ndaj Lecces, derisa ka pasur raportime se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Zvicrës, për ndeshjen kundër Kosovës, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatiit Botëror, e që zhvillohet me 5 shtator, shkruan IndeksOnline. Jashari përmes një reagimi në Instagram, ka falenderuar të gjithë për mbeshtetjen që ka marr në orët e fundit dhe ka premtuar se do të kthehet më i fortë. ”Do të doja t’ju…
Ministri i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar ndryshime radikale në Ligjin për sigurinë në komunikacion, të cilat nga viti 2026 do të sjellin rregulla të reja për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Përveç shoferëve, ndalimi i përdorimit të telefonave mobilë dhe pajisjeve elektronike do të vlejë edhe për këmbësorët dhe çiklistët. Sipas propozimit, do të shqiptohen gjoba për çdo person që përdor telefon gjatë vozitjes së bicikletës, mopedëve, motoçikletave, skuterëve, traktorëve dhe mjeteve të tjera, por edhe për këmbësorët që flasin ose përdorin telefon gjatë ecjes, kalimit të rrugës apo lëvizjes në shtegun e biçikletave. Toçkovski theksoi se…
Maqedonia e Veriut po merr borxh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, me një kredi në vlerë prej 15.000.000 euro, e dedikuar për financimin shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor, thuhet në Ligjin e dorëzuar në Kuvend. Në ligj theksohet se Marrëveshja për kredi për financim shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor do të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe BIRD – Bankës Botërore. Gjithashtu, është përcaktuar se afati i shlyerjes së kredisë është 12 vjet, me një periudhë grejsi prej tre vjetësh. Norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujor me një marzh…

