Author: Hamdi Kumanova

Me 04.04.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Kocani është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.00 në Spitalin në Kocani me lëndime është sjell D.M.(31) nga Republika e Serbisë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar gjatë rrëzimit prej rreth shtatë metra lartësi, derisa ka qenë duke kryer punët ndërtimore në një objekt në Kocani, si i punësuar në një firmë nga Republika e Serbisë. Pas ndihmës mjekësore ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kocani në prezencën…

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 22.30 në autostradën Veles-Shkup, në afërsi të ‘Shtipska petla’, vetura e tipit “Hjundai IH35” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga B.V.(58) nga Shkupi, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi, i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin në Veles, pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles.

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 rreth orës 14.30 në udhëkryqin nga rrugët “Vasil Gjorgov” dhe “Orce Martinov” në Veles, vetura e tipit ‘Reno Kampus’ me targa nga Velesi, e drejtuar nga Q.L.(80) nga Velesi është përplasur me një mur betoni, transmeton Almakos. Në aksident shoferi është lënduar dhe mbajtur për shërim në spitalin e Velesit. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe veprës penale “ përpunim, mbajtje dhe tregtim i palejuar me armë” në Stacionin Policor në Gjevgjeli janë arrestuar dhe mbajtur B.T.(32), si dhe B.P.(19), V.P.(55) nga Gjevgjelia dhe D.G.(23) nga fshati Miravci, që janë takuar në banesën e B.T., transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 07.30 në SPB Kumanovë është arrestuar dhe mbajtur D.P.(25) nga Republika e Serbisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë trupor” të dënueshme sipas nenit 133 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë rreth orës 05.00 në pompën e benzinës në autostradën Kumanovë-Tabanoc, gjatë daljes nga autobusi, D.P., pas një zënke paraprake fizikisht e ka sulmuar një person dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër D.P. do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe kandidati për kryetari shteti Stevo Pendarovski, janë të njëjtë. Nga kjo parti thonë se Maqedonia nuk mund të lëvizë asnjë milimetër drejt BE-së, derisa pushteti në vend që të punojë dhe zbatojë reforma, tregton me interesat kombëtare dhe shtetërore. “Personalisht Zoran Zaev e pranoi se gjatë gjithë vitit është duke i gënjyer qytetarët. Fillim të negociatave me BE-në në qershor mund edhe të mos ketë. Këtë personalisht e tha Zoran Zaev, politikani i cili premtoi se menjëherë pas ndryshimit të emrit Republika e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

“Në qershor ose më së voni në fillim të vjeshtës do të duhet të bisedojmë t’i sigurojmë aspektet evropiane për vendet siç janë Maqedonia e Veriut”, ka porositur kryeministri danez Lars Loke Rasmusen, pas takimit në Athinë me homologun e tij grek Alexis Tsipras dhe ka theksuar se vizita e kryeministrit grek në Shkup tregon se dy vendet kanë vizion të përbashkët strategjik. Dy kryeministrat, përveç raporteve bilaterale, për problemin e migrimit dhe të Brexit, kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe për Marrëveshjen e Prespës. “E shfrytëzoj këtë mundësi të falënderojë kryeministrin grek…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka akuzuar BDI-në, respektivisht ministrin e arsimit, se po vazhdon me dukurinë e nepotizmit. Sipas Taravarit, me vendim të ministrit të arsimit, burri i një deputete të BDI-së është emëruar drejtor në shkollën teknike në Gostivar, shkruan Gazeta Lajm.“Sot është dita e pestë e fushatës për zgjedhjet presidenciale, dhe ministri “reformator” i BDI-së emëroj edhe një drejtor në shkollën teknike në Gostivar, burrin e deputetes së BDI-së.Fenomeni NEPOTIZEM!Ligjet nuk vlejnë për BDI-në!”, ka shkruar Taravari.Me siguri bëhet fjalë në këtë rast për bashkëshortin e deputetes Mirsada Emini-Asani e cila është deputetja e vetme…

Lexo më Shumë

Volumi i lëndës për rastin e “Lagjes së Trimave” po e shtynë caktimin e seancës publike për ankesat e vendimit të shkallës së parë, të dorëzuar nga të akuzuarit për “organizim terrorist”. Dokumentet me aktgjykimin e shkallës së parë, dëshmitë dhe ankesat Gjykata e Apelit ka dërguar në Prokurorinë e Lartë, prej ku duhet të japin mendim për ankesat e dorëzuara. Prej atje për mkd.mk, thonë se mendimet nuk janë përgatitur dhe se lënda për rreth një muaj ndodhet tek ata. Nga Prokuroria e Lartë thonë se për përgatitjen e mendimeve nuk ka afate të caktuara dhe se procedura në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, deklaroi se Mali i Zi dhe Maqedonia e veriut, pas hyrjes në NATO, do t’i rrisin kapacitetet ushtarake të Aleancës dhe se këto vende në të ardhmen do të harxhojnë para shtesë që të blejnë armë amerikane, ndërkaq ajo siç tha ai, askujt nuk do t’i pëlqejë, njofton Portalb.mk. Përveç asaj, ashtu siç paralajmëroi, ajo njëkohësisht do të nënkuptojë që infrastruktura ushtarake edhe më tej do to të afrohet drejt Lindjes, prej së cilës Evropa më nuk do të flejë qenë. Ministri rus në një intervistë për “Komsomolec Moskë” është ndalur edhe…

Lexo më Shumë