Qeveria VLEN gjithmonë është angazhuar dhe ka mbështetur fuqishëm politikat që sjellin lehtësim konkret për familjet, bizneset dhe çdo qytetar që përballet me pasojat e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Vendimi për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të zbutur presionin mbi standardin e qytetarëve dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend.
Në kushte të krizës globale, luhatjeve në tregjet energjetike dhe rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, ndërmarrja e masave konkrete, të përgjegjshme dhe në kohë është domosdoshmëri. Pikërisht këtë e reflekton edhe kjo masë, e cila synon të zbusë goditjen e drejtpërdrejtë mbi buxhetin familjar, sektorin e transportit, bizneset dhe zinxhirin e çmimeve në përgjithësi.
Njëkohësisht, mbështesim edhe qasjen për kontroll të shtuar në treg, me qëllim që të parandalohet çdo abuzim i mundshëm, çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve dhe çdo tentativë për përfitim në kurriz të qytetarëve.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Rama shpall Erion Veliajn “puçist”: Financoi protestat e dhunshme
- Surprizë: Dini nuk do të jetë vetëm – Jonida Vokshi kthehet në Big Brother VIP Kosova
- Siljanovska-Davkova në prag të COP31: Obligimet klimatike t’i shndërrojmë në investime konkrete dhe rezultate matëse
- Berisha: Ergys Agasi është dhunuar nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm për ta detyruar të heshtë
- Mbi 70 mijë të regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal
- Pak para nisjes së Big Brotherit, mësohet se ku mund ta ndiqni LIVE pa asnjë pengesë – nuk do të keni më telashe
- Nga Ram Geci, Artan Sako te Paqësor Buzi dhe Gys Verdho/ 31 të pandehurit e dosjes ‘Balluku’, korrupsion me tendera dhe pastrim parash
- Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”



