Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka akuzuar BDI-në, respektivisht ministrin e arsimit, se po vazhdon me dukurinë e nepotizmit. Sipas Taravarit, me vendim të ministrit të arsimit, burri i një deputete të BDI-së është emëruar drejtor në shkollën teknike në Gostivar, shkruan Gazeta Lajm.
“Sot është dita e pestë e fushatës për zgjedhjet presidenciale, dhe ministri “reformator” i BDI-së emëroj edhe një drejtor në shkollën teknike në Gostivar, burrin e deputetes së BDI-së.
Fenomeni NEPOTIZEM!
Ligjet nuk vlejnë për BDI-në!”, ka shkruar Taravari.
Me siguri bëhet fjalë në këtë rast për bashkëshortin e deputetes Mirsada Emini-Asani e cila është deputetja e vetme e BDI-së nga Gostivari.
Data 05.10.2026
Aktuale
- Aurora shumë e lumtur që e ka zgjedhur Kushtrimin për burrë, këto janë fjalët e zemrën që i tha për të
- Reagimi i Alban Krasniqit ndaj thirrjes së Endrit Thaçit për Gjykatën Speciale
- Ky është momenti i Aurorës me babanë që i bëri të gjithë me lot – edhe nusja e prishi krejt grimin nga lotët
- Protestuesit vendosin tendat përpara Kuvendit, përgatiten për një natë të gjatë
- Një javë pasi u themelua dhe me kapital vetëm 5 mijë euro, Nion shpk merr leje për objekt me 23 kate, në Tiranë
- Kasami nga Çellopeku: VLEN-i është i bashkuar, i konsoliduar dhe unik
- Ramushi dhe Anita bashkë në dasmë te ish-banorët e BBVK-së, çifti morën vëmendjen me paraqitjen e tyre
- Deputeti gjerman: SPAK të veprojë pa ndikime. Korrupsioni, çështja më e rëndësishme për t’u bërë anëtar i BE



