Author: Hamdi Kumanova

NLB Banka me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e natyrës dhe theksimit të dobive nga mjedisi i shëndetshëm hapësiror organizoi kampanjën “NLB Think Green”. Në kuadër të NLB Think Green kampanjës janë organizuar dhe planifikuar më shumë aktivitete shoqërore me qëllim angazhimin e klientëve dhe qytetarëve për të menduar gjelbër dhe të përfshihen në aktivitete për ambient jetësor të shëndetshëm dhe të gjelbër. Aksioni i parë nga NLB Think Green kampanja Banka e ka nisur me 15.04.2019 me nxitjen e klientëve të saj që ta ndryshojnë mënyrën e dërgimit të faturave dhe në vend që ato të dërgohen…

Lexo më Shumë

Me 15.04.2019 rreth orës 03.15 në SPB Shkup është lajmëruar se në një furrë në rrugën Moska, dy persona kanë kryer vjedhje, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, derisa njëri person ka shikuar se çka të blejë, tjetri ka vjedhur paratë nga arka. SPB Shkup ka ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 14.04.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup, nga Ndihma e shpejtë mjekësore është lajmëruar se në bulevardin Koco Racin është gjetur i vdekur T.K.(60) nga Manastiri, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici ai ka vdekur derisa ka qenë duke ecur, iu është keqësuar dhe është rrëzuar. Është konstatuar vdekja pa shenje dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër B.H.(36) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 29.07.2018 në Ohër, zyrtarët policor kanë kontrolluar veturën e drejtuar nga i padituri, ku si bashkëshofer ka qenë personi P.Sh. nga Shtipi. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar kokain. Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se në mbrëmjen paraprake i padituri i ka mundësuar P.Sh. që të konsumoje kokain.

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.M.(23) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 08.03.2019 në Kumanovë, zyrtarët policor gjatë kontrollit të paditurit kanë gjetur dhe konfiskuar kokain.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ka folur për gjendjen politike në Maqedoni dhe problemet me integrimin e vendit në BE. Ai në pyetjen e gazetares “Keni përgjegjësi për ekzilin e madh që ndodh drejt perendimit?” u përgjigj se qytetarët nuk do të gjejnë kushtet e kërkuara edhe nëse ikini në vendet e perendimit. Ai ju tha në fund që të presin që të plotësohen kushtet edhe këtu të jetohet si në perendim. “Kjo i ngjanë tamam një lufte. Në qoftë se ti nuk mund ta mbrosh dhe t’i krijosh kushte popullatës civile, mos e…

Lexo më Shumë

Kërkesa e ministrit të Mbrojtjes i Turqisë, Hullusi Akar për arrestim të pjesëtarëve të Organizatës “Feto” (Fetullah Gyleni), të cilët Presidenca e Shqipërisë i shpalli “terroristë”, ka bërë që Kolegji “Jahja Kemal” të jetë në cak të mediave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), si pjesë e rrjetit “gylenistë”, transmeton Portalb.mk. Ndaj kësaj, sot kanë reaguar nga “Jahja Kemal”, duke thënë se për çdo vit, në periudhën e regjistrimit të nxënësve, nga qendra të caktuara, përhapen akuza dhe shpifje të rrejshme. “Shkollat ​​tona u themeluan me vendim nr.23-2407/1 të Qeverisë së atëhershme të Republikës së Maqedonisë më 16.09.1996. Prej atëherë e deri në ditët…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese për media informon se pas studimit gjithëpërfshirës të dokumentacionit të pranuar dhe pas njoftimeve nga organet kompetente në lidhje me tregtinë me foshnja, prokurori publik ka marrë vendim se nuk ka vend dhe nevojë për intervenimin e Prokurorisë. Ata thonë se informacionet që janë raportuar në media janë hetuar dhe sipas tyre, nuk ka dyshime dhe fakte për kryerjen e veprave penale me foshnjat. “Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në dhjetor 2018, pas raportimeve në media, ka hapur lëndë. Mediat raportuan gjetjet e Avokatit të Popullit se ekziston…

Lexo më Shumë

Kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik, ka thënë se Republika Serbe është shtet i pavarur. Sipas tij, për këtë pavarësi Republikës Serbe i mungojnë “letrat”, për të cilat paralajmëron se për t’i marrë, mund ta shpallë pavarësinë. Dodik shpalljen e pavarësie së Republikës Serbe e ka ndërlidhur me Kosovën. Ai gjatë një interviste për mediat serbe ka thënë se në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet. “Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë…

Lexo më Shumë