Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski ka akuzuar pushtetin se ka keqpërdor policinë gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor. “Në Çishinov Obleshev pa asnjë shkas janë arrestuar dy vëzhgues të VMRO-DPMNE-së dhe atë një kryetar Komitetit komunal dhe një ish-kandidat për deputet të kësaj partie. Ky është një presion klasik politik dhe frikësim e cila do të paraqitet edhe deri tek faktori ndërkombëtar”, deklaroi Stoilkovski. Ai tha se në shumë vendvotime në vend arrijnë informacione për blerje të votës dhe transportim të votuesve. Stoilkovski i bëri thirrje MPB-së që të ndërmerr veprime të caktuara.
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski theksoi se zgjedhjet presidenciale kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët shprehën vullnetin dhe votën e tyre të lirë. “Tendencat e para janë se Stevo Pendarovski është në epërsi dhe se këto bazohen në të dhënat që i sigurojmë nga qendrat e votimeve”, theksoi Kiracovski, duke shtuar se presin fitoren e tyre.
Pas pesë javëve fushatë në rrethin e parë dhe të dytë, pas më shumë 13.000 kilometrave të kaluara mund të konkludoj se qytetarët duhet qartë të flasin me stilolapsin në dorë, prapa kutisë së votimit nëse janë për këtë përditshmëri, e cila sot për fat të keq është pushtet i kryesuar nga Zoran Zaevi, apo, për gjithë atë që ne në pesë javët e kaluara, por edhe në periudhën e kaluar, gjithashtu e flasim, e ajo është drejtësia që duhet ta fitojë padrejtësinë e plotë që sot po ndodh në Republikën e Maqedonisë. Këtë sot e deklaroi kryetari i VMRO-DPME,…
Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë për kryetarin e ri të shtetit. KSHZ-ja në konferencë për shtyp informoi se deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 44.05 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni, transmeton “Zëri.info”. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë në objektet në të cilat është votuar. Pritet që KSHZ-ja rezultatet e para përfundimtare t’i publikojë para orës 24.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë Veriore deri në ora 18.30 kanë votuar 802.801 persona, transmeton Almakos. Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë Veriore është 1.808.131 ndërsa deri në ora 18.30 kanë votuar 44.55 %. Në thirrjet publike të partive politike maqedonase dhe shqiptare deri më tani vetëm Aleanca për Shqiptarët ishte e pavendosura për rrethin e dytë zgjedhor.
Ndërsa ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonier vizitoi zonën e Kumanovës. Ai vëzhgoi procesin e votimit në disa vendvotime, proces për të cilin tha se ka vërejtur se ka rrjedhur në ambient paqësorë dhe të qetë. Ai shpreson se presidenti i ardhshëm do të mbrojë interesat e shtetit dhe do të përfaqësojë të gjitha bashkësitë në vend.
Vëzhguesit nga dy parti të ndryshme janë përleshur fizikisht në një vendvotim në komunën e Çishinov Obleshev, me çka është dashur të intervenojë policia, njoftojnë nga MOST. Sipas informacioneve nga MOST përleshja ka ndodhur kur njëri vëzhgues ka akuzuar se u ka treguar votuesve se ku të votojnë, gjegjësisht se në cilën hapësirë të votojnë. “Në përleshje janë kyçur edhe përfaqësuesit e tjerë të kandidatëve të cilët kanë qenë në vendvotim me çka ka intervenuar policia, dhe i ka larguar të dy vëzhguesit nga vendvotimi. Në vendvotimin votimi po kryhet pa probleme”, thonë nga MOST. Nga parregullsitë e vërejtura nga…
Një shofer i NQP-së mbrëmë vonë është sulmuar fizikisht nga dy persona derisa ka drejtuar autobusin para Qendrës tregtare “Biser”. Rastin e ka paraqitur në SPB- Shkup në orën 23:35. Siç ka bërë të ditur policia, bëhet fjalë për personin B.D (42) nga fshati Rashtak i Shkupit, i punësuar në NQP -Shkup. Punohet në pastrimin e rastit.
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, e ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e Serbisë në lidhje me dialogun dhe taksën. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është e pamundur që të gjendet një zgjidhje sa i përket Kosovës. Kjo pasi që sipas tij, me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, Prishtina zyrtare beson se kjo marrëveshje nënkupton njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, por siç u shpreh Daçiq, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net. Daçiq në një intervistë dhënë për mediet ruse, ka thënë se Serbia është e gatshme që të…
Dhjetëra protestues u mblodhën të dielën të protestojnë kundër pronarit të furrës “Roma”, në qytetzën Borka të Serbisë, që është cak i ultra-nacionalistëve serbë. Bukëpjekësi, Mon Duraj, është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij. Me pankarta “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune” dhe flamuj serbë, protestuesit kanë marshuar pranë furrës së bukës në Borka, përcjell rel. Më 27 prill, një grup i serbëve ishin mbledhur në furrën e bukës duke brohoritur sllogane për Kosovën. Sipas raportimit të mediave lokale, ata kishin vendosur…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot pasdite informoi se ka evidentuar parregullsi në disa vendvotime, në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Siç thonë nga MPB, në shkollën fillore “Nevena Georgieva-Dunja”, jashtë vendvotimit janë gjetur rreth 10 fletushka me përmbajtje në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu në rrugën “Kosta Novakoviq” në dy ndërtesa, nga ana e qytetarëve është denoncuar se ka fletushka me përmbajtje për zgjedhjet presidenciale. “Në orën 12:30 në Komisionin Komunal Zgjedhor në vendvotimin 0764 në fshatin Drugovë, Kërçovë, është denoncuar se J.J me telefon celular e ka fotografuar fletëvotimin. Personi është ftuar në stacionin…
Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar disa parregullsi dhe probleme në vendvotimet gjithandej Maqedonisë së Veriut. Policët kanë regjistuar se në afërsi të shkollës fillore “Nevena Georgieva Dunja” janë shpërndarë fletushka me përmbajtje për kandidatët për president. Në mënyrë shtesë, në afrësi, tek rruga “Kosta Novakoviq”, në dy hyrje banesash janë gjetur fletushka të tilla. Rreth orës 12 e 30 Këshilli Komunal Zgjedhor i vendvotimit 0764 në fshatin Drugovë, ka denoncuar se një qytetar ka fotografuar fletën e votimit. Menjëher është njoftuar stacioni policor i Kërçovës dhe prokurori publik. Edhe këshilli komunal zgjedhor i vendvotimit 2666 në komunën Kisella…

