Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar disa parregullsi dhe probleme në vendvotimet gjithandej Maqedonisë së Veriut. Policët kanë regjistuar se në afërsi të shkollës fillore “Nevena Georgieva Dunja” janë shpërndarë fletushka me përmbajtje për kandidatët për president. Në mënyrë shtesë, në afrësi, tek rruga “Kosta Novakoviq”, në dy hyrje banesash janë gjetur fletushka të tilla. Rreth orës 12 e 30 Këshilli Komunal Zgjedhor i vendvotimit 0764 në fshatin Drugovë, ka denoncuar se një qytetar ka fotografuar fletën e votimit. Menjëher është njoftuar stacioni policor i Kërçovës dhe prokurori publik. Edhe këshilli komunal zgjedhor i vendvotimit 2666 në komunën Kisella Vodë ka denoncuar një qytetar tjetër i cili ka fotografuar përbërjen e këshillit nga korridori. Personin e kanë marrë në pyetje policën që gjendeshin në vendin e votimit, dhe procedura do të vazhdojë më tej. Në Koçan ka patur denoncim me telefon se në disa vendvotime në fshatin Çeshinovë janë vërejtur disa persona që bënin agjitim, por gjoja policia ka bërë kontroll në terren dhe nuk ka vërejtur persona të tilla që agjitonin.
Data 04.10.2026
Aktuale
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
- Nuk përmbahet Beatrix, me këtë veshje shfaqet në publik
- Tensionet mes Kurtit dhe Hamzës: Një marrëveshje për Specialen dhe Presidentin në rrezik?
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Protesta ndërkombëtare: Zëri i shqiptarëve për ish-krerët e UÇK-së
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- ‘Super-Agjencia’ nën hijen e Kryeministrit



