Kaluan 6 muaj qëkur ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur dhe nuk ka arsyetuar mungesën e tij si deputet në Kuvend. Ai më 13 nëntor të vitit të kaluar publikoi në profilin e tij në Facebook se gjendet në Budapest. Me 6 muaj mungesë të paarsyeshme deputetët tani kanë mundësi ligjore që të votojnë për marrjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Për marrjen e mandatit të një deputeti nevojiten 2/3 e votave.
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se është i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe se kjo çështje është vetëm në kompetencat e vetë kryeministrit. “Mendoj se kjo çështje është në kompetencë të kryeministrit dhe nuk do ta marr të drejtën të diskutojë. Nuk është serioze dikush tjetër të jep përgjigje për këtë çështje. Është nderë të jesh pjesë e Qeverisë, por gjithashtu edhe mund. Unë mundem lirisht të them se të gjithë ato të cilët marrin funksione shtetërore duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do…
BFI ka formuar një shoqatë të re humanitare ku bashkëthemelues është Reis Rexhepi! Para dhjetëra vitesh, Bashkësia Fetare Islame e ka formuar shoqatën “Hilal”, e cila është marr me aktivitete humanitare. Megjithatë, sipas të dhënave deri tek të cilat kemi arritur, vitin e kaluar është formuar shoqatë e njëjtë me qëllimet e njëjta me emrin “HILAL BFI”, ku në strukturën e saj pronësore, përskaj BFI-së, futet edhe reisi Sulejman Rexhepi si person fizik, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Përndryshe, shoqata më e vjetër prej dy shoqatave përmendet në padinë penale që në prokurori u dërgua…
Mungesa e kryeministrit Zoran Zaev në përurimin e djeshëm të kryetarit Stevo Pendarovski ra në syrin publikut. Në publik parashtrohet pyetje se pse kryeministri Zaev ka marrë ditë të lira pikërisht në ditë kur ka një ngjarje e rëndësishme. Në ceremoni të pranishëm ishin funksionarë të lartë nga rajonit, dhe për këtë shkak mungesa e kryeministrit Zaev shihet si një lëshim. Ai deklaroi se arsyeja se pse nuk ka marrë pjesë në përurim është se ka dashur të pushojë. “Kam të drejtë pushimi. Më duhet pak të pushoj. S’ka ndonjë arsye tjetër”, deklaroi Zaev për TV Telma. Në ceremoni nuk…
Në shënimin e 20 vjetorit të punës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot ministri pa resor përgjegjës për Diasporë Edmond Ademi dhe drejtori rajonal i organizatës ndërkombëtare Argentina Sabodash, nënshkruan memorandum për bashkëpunim mes Qeverisë dhe IOM me të cilin thellohet bashkëpunimi nga sfera e diasporës, i cili do të përfshijë mbështetje këshilluese për zhvillim të politikave strategjike për diasporën. Ngjarjes me fjalime përshëndetëse iu qasën: Edmond Ademi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën, Andrej Zhernovski, zëvendësministër për Punë të Jashtme, Argentina Sabadosh- IOM, drejtor rajonal për Evropën Juglindore, Lindore dhe Azi Qendrore, Rosana…
Edhe krahas realizimit të dobët të investimeve kapitale dhe krahas paralajmërimit të kryeministrit Zoran Zaev se këtë verë do të bëhet rishikimi i buxhetit, Ministria e Financave edhe më tej bën analiza nëse për momentin ka nevojë për rishikim të arkës shtetërore. Ministri i financave, Dragan Tevdovski pohon se ka mendimin e njëjtë si të kryeministrit, por shton se për momentin performancat e ekonomisë janë të mira. Edhe pse të dhënat për shpenzimet buxhetore tregojnë se për tre muaj janë realizuar vetëm 6.2% nga 400 milionë eurot e parapara për investime kapitale, Tevdovski thotë se ka përmirësim në realizim. Numri…
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon deri tek qytetarët e Tetovës dhe të Gostivarit se në raste të paraqitjes së shiut intensiv, të mos i parkojnë veturat e tyre mbi kapakët e kanalizimeve atmosferike. Kjo për shkak se, të mundësohet kontrollimi i papengueshëm i funksionimit të rrjetit të kanalizimit, dhe nëse është e nevojshme, që të mundë me shpejtësi dhe efikasitet të intervenohet, gjegjësishtë të pastrohet. Krahas kësaj, qytetarët këshillohen, të mos i parkojnë veturat në afërsi të pemëve të larta, për arsye se, gjatë erërave të forta është e mundëshme që të biejnë degë dhe të shkaktojnë dëme…
“Presim që në qershor vendet anëtare të Bashkimit Evropian të japin drejtë të gjelbër për vendin tonë. Pres që Brukseli më në fund ta shpall dhënien e datës për bisedime me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë për një periudhë të shkurtër tregoi se është model i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor dhe shfaqi se nuk duam të flasim me konflikte të ngrira, por treguam se në fakt ekzistonin konflikte të ngrira dhe se me ato konflikte i shndërruan në miqësi”. Këtë e tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, para fillimit të forumit “Përforcimi i integrimit evropian të…
“Gjykata dhe Prokuroria Publike duhet t’i zbardhin ngjarjet e pakëndshme në Bashkësinë Fetare Islame (BFI), pasi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze ishte pjesë e të apostrofuarve për sulm dhe tentim të çfarëdo ndryshimi në BFI. Ky as nuk ka qenë e as nuk do të jetë qëllimi jonë”. Këtë e theksoi sot drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, i cili tha se e respektojnë BFI-në dhe se ajo është institucion serioz dhe partner i shtetit. “Apeloj tek Prokuroria Themelore dhe gjykata që të zbardhin në tërësi këto ngjarje, që të shohim se…
Shefi i delegacionit të BE-së ambasadori Samuel Zhbogar sot, pas takimit me presidentin e ri Stevo Pendarvskin, u takua edhe me Gordana Siljanovska-Davkovën, e cila në zgjedhjet presidenciale ishte kandidate e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja. “Ma Siljanovskën u pajtuam se e ardhmja e vendit është në BE. Ende duhet që të punohet shumë që BE-ja të hyjë në jetën e përditshme të njerëzve. Unë dhe zyra ime do t’i përkrahim të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të arrijnë këtë qëllim”, shkroi Zhbogar pas takimit me Siljanovskën.
Pothuaj 72 për qind nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga Shkupi pajtohen se mirëqenia e një shoqërie varet nga ajo se sa jemi tolerantë mes vete, dhe sa i respektojmë vlerat fetare dhe pikëpamjet e personit nga religjioni tjetër, ndërsa nëntë për qind nuk pajtohen me këtë. Mbi 21 për qind kanë besim të vogël në kishat dhe bashkësitë fetare, 15,5 për qind kanë besim shumë të vogël, mbi 24 për qind shumë besim të madh, ndërsa 34,6 për qind besim të vogël. Këtë e kanë treguar rezultatet nga hulumtimi me të cilin janë përfshirë 1.202 të…
Në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 13.00 në rrugën Tetovë – Jazhincë gjegjësisht afër Bollovishtit, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë shoferin e veturës. ” Një i lënduar e nxorëm sepse këmbët i kishte të pështjellura nga metalet, por me intervenim dhe me mjete hidraulike ia dolëm të shpëtojmë falë edhe Ndihmës së SHpejt që na ndihmoi duke e transferuar në Spitalin e Tetovës” u shpreh Uka Aliti për TetovaSot. Ekipet e policiës kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e aksidenti/TS/

