Author: Hamdi Kumanova

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski pritet të transferohet në Vilën Vodno tek presidenti i ri Stevo Pendarovski, me një detyrë të re. Sipas “Fokus”, Boshnjakovski do të lë kryeministrin Zoran Zaev dhe se tek kabineti i presidentit Pendarovski pritet emërohet në detyrën e shefit. Pra ai nuk do të merret me marrëdhëniet me publikun, por do të jetë shef i kabinetit të presidentit Pendarovski. Boshnjakovski i pyetur nga mediat as nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar lajmin e lansuar.

Lexo më Shumë

106,545 shtetas të Maqedonisë ka pasur deri në fund të Dhjetorit të vitit 2018 në Gjermani, thonë të dhënat e DESTATIS, agjensionit të statistikave të këtij vendi të Bashkimit Evropian (BE). Mirëpo nga ky numër ndryshon shumë mënyra dhe leje-qëndrimet e tyre. Disa kanë leje-qëndrime të pakufizuara në kohë, disa të përkohshme, disa ndodhen me motive të përkohshme pune, disa përmes bashkimit familjar, disa për studime, disa si azilkërkues e kështu me radhë. Në këto shifra nuk mund të përllogariten ata që janë duke qëndruar në mënyrë ilegale e të cilët gjenden në Gjermani pasi që u ka tejkaluar afati…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i kapaciteteve në zonën e kufirit të jashtëm duke hartuar masat për miratimin e legjislaturës të Shengenit dhe ndryshimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore është qëllimi i projektit të binjakëzimit IPA 2016 “Harmonizimi i sistemeve kombëtare me kërkesat e BE dhe Shengen për menaxhimin e kufirit “. Në Qendrën e Trajnimit Idrizovo sot, në prani të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski dhe ambasadorëve të Sllovakisë dhe Sllovenisë, Henrik Markush dhe Milan Jazec zyrtarisht u shënua realizimi i projektit, i cili filloi në shkurt të këtij viti. Projekti financohet nga fondet IPA në vlerë prej…

Lexo më Shumë

Sot bëhen tre muaj nga aksidentin tragjik i autobusit të firmës “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë, ndërkaq Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ende nuk ka ngritur aktakuzë për të njëjtën, ndërkaq gjuhën e profesoreshës, Biljana Vankovska ende është duke i verifikuar faktet. Të gjithë të lënduarit e aksidentit janë lëshuar nga spitalet, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njoftoi se gjashtë të dyshuar janë në arrest shtëpiak, ndërkaq njërit u janë parashtruar masë e kujdesit. Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk” “Për lëndën për të cilën treguat interes, me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjashtë të dyshuarve për veprën penale – Vepra…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, pasi dje bëri pranim-dorëzimin e funksionit president i shtetit drejt kryetarit të ri, Stevo Pendarovskit, i cili fitoi në zgjedhjet e fundit presidenciale. Megjithatë ish-presidenti që dje u pensionua, akoma figuron si president i shtetit në web faqen oficiale. www.pretsedatel.mk. Megjithëse kabineti i kryetarit të ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që dje ka filluar të shpërndajë njoftimet deri tek mediumet për aktivitetet e djeshme dhe ato të ardhshme të tija, sigurisht bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik dhe kanë harruar që të përditësojnë web-faqen oficiale.

Lexo më Shumë

Është liruar deputeti i PSD-së në Kosovë Dardan Mulliqaj disa orë pas arrestimit.  Ai u arrestua sot herët në mëngjes me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi, transmeton BallkanWeb. “Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së. Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015. Deputeti në atë kohë ka qenë sekretar organizativ  dhe njeri kyç i  Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti…

Lexo më Shumë

Një i burgosur jeton me plumb në këmbë në burgun më të madh në Maqedoni, atë të Idrizovës afër Shkupit, shkruan Dosie.mk. Sipas informacioneve të këtij portali, i arrestuari është dashur të dërgohet për shërim në Klinikën e kirurgjisë, por autoritetet e burgut nuk e dërgojnë me muaj të tërë, transmeton Gazeta Lajm. Ai posedon leje nga gjykata për shërim, kurse autoritetet e burgut është dashur ta dërgojnë në klinikë më 8 maj, kur edhe i është caktuar termin te mjeku. Mirëpo për shkaqe të pasqaruara ai nuk është dërguar. Për shkak të plumbit që ka në këmbën e djathtë,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev përmes facebookut ka sjellur lajmin e madh për familjet e rrezikuara sociale. Zaev ka bë të ditur se ndihma sociale do të rritet më shumë se 300 për qind, kurse si shembull ka marrë një familje katëranëtarëshe, shkruan Gazeta Lajm. “Një familje katër anëtarëshe me rrezik social do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve, në vend të 3.029 denarëve të deritanishme. Fjala është fjalë, i kthejmë paratë te qytetarët”, ka shkruar Zaev në Facebook. Videon mund ta percillni ne kete Link.

Lexo më Shumë

Shkolla në të cilën ka punuar mësuesja Lindita Preteni që sot ndërroi jetë tragjikisht kanë shkruar një lajmërim prekës për vdekjen e mësimdhënëse. Përmes Facebook, nga Shkolla” Fazli Greiçevci”, kanë lajmëruar për rastin, derisa kanë shkruar se mësuesja Lindita Preteni me padurim po e priste festën e abetares. “Ajo ishte nje engjull, me vyrtyte te larta ku beri per vete te gjithe stafin dhe komunitetin. Ende spo besojme…LINDA do mbetesh e paharrueshme per ne! Per nxenesit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…”, shkruhet në njoftimin e shkollës, përcjellë “Bota sot”.

Lexo më Shumë

“Shpresoj për bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt e ardhshëm, për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”. Këtë e tha sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Samuel Zhbogar, i cili realizoi takim me kryetarin e ri të shtetit Stevo Pendarovski. “Pata takim me presidentin Pendarovski. I kam përcjellur urimet nga kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, të cilët shprehin gatishmëri për bashkëpunim më të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimin e Evropës së përbashkët”, tha Zhbogar. Ai tha…

Lexo më Shumë

Dhe Ramadani përshëndet për çdo ditë … Në më shumë se 80 raste kundër mashtrimit të popullatës, është identifikuar Ramadan N. (68), ndër të tjera për mashtrim dhe vjedhje. Gjatë muajit janar, policia gjermane e kishte bastisur banesën e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut në rrugën “Manteuffelstrasse” në Kreuzberg dhe me këtë rast ka gjetur mallra të vjedhur dhe 3000 euro para të gatshme. Mirëpo, nuk ka pasur arsye për arrestim, shkruajnw mediat gjermane, percjell Shtegu.com. Pasditen e së enjtes, Ramadan N. ia kishte vjedhur të hollat një turist 25-vjeçar nga Berlini, me disa bashkëpunëtorë. Viktima ishte joshur rreth orës…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp tha se në lëndën e muzikës për klasat e pesta, gjashta, shtata, teta dhe të nënta, do të fillojë zbatimi i programit, i cili sipas tij, do tt promovojë multikulturalizëm me njohje dhe respektim të dallimeve. Sipas kësaj, çdo nxënës do të mësojë për kulturën muzikore dhe traditat për komunitetin që i përket, si dhe do të kenë mundësi të mësojnë për kulturën dhe traditën e qytetarëve të bashkësive tjera. Programet janë përgatitur nga një grup pune profesionistësh, kështu që këto programe, sipas Ademit, do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve…

Lexo më Shumë