Author: Hamdi Kumanova

Me 12.05.2019 M.A. nga fshati Dabile ka lajmëruar se në stacionin policor në Strumicë se në ora 03.00 derisa ka qenë duke kryer detyrën e sigurimit të një lokali në Strumicë ka parë një person mashkull të dehur i cili ka nisur që të thyej shishe dhe të sillet në mënyrë të pahijshme brenda objektit duke i shqetësuar mysafirët, ku nga ana e sigurimit ai është larguar nga objekti, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarëve policor është vërtetuar se i padituri është shtetasi bullgar K.B.(39), i cili është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë dhe kundër tij do…

Lexo më Shumë

Me 11.05.2019 në ora 21.50 i punësuari në Njësinë Territoriale kundër zjarrit nga Kocani ka lajmëruar se në rrugën Stevo Teodosievski në Kocani nga zjarri është kapur vetura e tipit “Citroen Pikaso” me targa nga Shkupi në pronësi të personit T.L.(53) nga Shkupi, transmeton Almakos. Zjarri ka kapur instalimin elektrik, pas së cilës vetura ka lëvizur vet mbrapa dhe është goditur me ndërtesën fqinje. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Kocanit. Me autorizim të Prokurorit Publik është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.05.2019 në ora 02.30 në Stacionin Policor në Cair, S.K.(33) nga Shkupi ka lajmëruar se me 11.05.2019 rreth orës 21.30 në rrugën “B.Buna”, djali i tij adoleshent E.S.(13) është përdhunuar nga adoleshenti tjetër J.S., transmeton Almakos. Sipas rrëfimit në polici, sulmi është ndalur kur në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i fëmijës së sulmuar, ku adoleshenti J.S. ka ikur. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 11.05.2019 në ora 23.15 personi S.P.(48) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 23.00 në rrugën “Metodija Andonov Cento” fizikisht është sulmuar nga ana e tre personave të panjohur, transmeton Almakos. Ata e kanë goditur disa herë në kokë dhe në fytyrë ku i kanë shkaktuar lëndime të dukshme. Sipas rrëfimit të personit që ka lajmëruar rastin, deri te sulmi fizik ka ardhur për shkak të mosdurimit nga zënka paraprake rreth një aksidenti trafiku. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas inaugurimit presidentit të ri në Kuvend tha se pas dhjetë vjetëve Maqedonia e Veriut ka fituar president të vërtet. “Pas 10 vjetësh, Maqedonia e Veriut fitoi një president të vërtetë të zgjedhur me zgjedhje të drejta dhe korrekte. Ne jemi të bindur se Stevo Pendarovski do ta çojë vendin përpara drejt integrimit në BE dhe NATO për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Gjëja e parë që do të bëjë është të nënshkruajë ligjet e bllokuara nga Gjorge Ivanov, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët”, tha Frosina Remenski.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Thaçi tha se e mirëpret bashkëpunimin e dy shteteve për integrimin euroatlantik Po ashtu kreu i shtetit, ka njoftuar se ka ftuar Pendarovskin për vizit në Kosovë “Në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot mori detyrën e re. E mirëpres bashkëpunimin për integrimin euroatlantik të vendeve tona dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Presidentin e ri të Maqedonisë Veriore, po ashtu, e ftova edhe për vizitë zyrtare në Kosovë”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp në Kuvend, menjëherë pas seancës së inaugurimit të presidentit të ri Stevo Pendarovski, tha se ai ka hipotekë politike. “Një numër i madh i qytetarëve nuk votuan për të dhe nuk i dhanë atij besimin, por ai mori kredi politike nga politikanët dhe partitë, të cilët do të presin ata kredi të kthehen tek ata. Kthimi i kësaj kredie nuk do të jetë nga Pendarovski, ndërsa në periudhën e ardhshme do të shohim se cilat faturë do të arrijnë në kurriz të shtetit, qeverisë dhe institucioneve”, tha Milloshoski. Ai iu referua…

Lexo më Shumë

Gjorge Ivanov sot pasi u largua nga Presidenca, në rrjetin social Facebook shkruan se me shumë nder, kënaqësi dhe përgjegjësi ka shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë për dhjetë vitet e fundit. “Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe kam shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë për dhjetë vitet e fundit. Falënderojmë përzemërsisht popullin maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë për besimin dhe mbështetjen e tyre”, shkruan Ivanov. Ai tha se vetëm të bashkuar me respekt të ndërsjellë do të ketë një Maqedoni të begatë dhe të suksesshme. “Pozitat vijnë e shkojnë, njerëzorja ngelet”, shkruan Ivanov./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Dy deputetë të Komisionit kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji – kryetarja Lijljana Zaturoska dhe Mirosllav Jovanoviq, anëtar i Komisionit, prej sot deri më 15 maj do të qëndrojnë në Lubjanë në një udhëtim studimor. Vizita studimore është për mobilizim të qëndrueshëm urban dhe planifikimin e komunikacionit sipas shembullit të qytetit të Lubjanës, dedikuar për parlamentarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa e organizon GIZ Fondi rajonal i hapur për EJL-Efikasitet energjetik në emër të Ministrisë Federale gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është i ulët, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve të dheut.

Lexo më Shumë

25- vjeçarja nga Shkupi është vetëlënduar me thikë pas mosmarrëveshjes që ka pasur me bashkëshortin. Rasti në polici është paraqitur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17.30. Bëhet fjalë për 25 vjeçaren V.M nga Shkupi, e cila ka deklaruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin është vetëlënduar me thikë në pjesën e barkut. Gruaja me Ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Prej sot pasdite vendi do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa për ç’shkak priten reshje prej mbi 50 litra në metër katror, ndërsa në pjesët e largëta perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra në metër katror. DPHM, përveç reshjeve, për ditët në vijim paralajmëron edhe bubullima, si dhe erë të fuqishme. Lokalisht, siç kumtoi, proceset do të jenë në formë të motit të lig me bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri të breshërit.

Lexo më Shumë