Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Çairit rezulton me numrin më të madh të të infektuarve sa u përket Komunave të Shkupit, me gjithsejtë 14 të infektuar në 24 orët e fundit. Prej mbrëmë edhe kreu i kësaj Komune, Visar Ganiu gjendet në vetizolim, pasi kishte kontakt me person i cili është i infektuar me koronavirus, këtë e bëri publike vet Ganiu në profilin e tij në Facebook. Pas Çairit radhitet Studeniçani me 5 të infektuar, Saraj 3 të infektuar, Gazi Babë 3, Kisella Vodë 3, Karposh 3, Aerodrom 2, Butel 2, Komuna Qendër 1. Ndërkohë që nuk ka të dhëna për futbollistin e…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikës së Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, 86 persona në rajonin e Tetovës kanë marrë urdhërpagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 nga Dekreti qeveritar. Në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ishin kontrolluar 18 objekte hotelierike. “Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë i bën thirrje qytetarëve që në tërësi ta respektojnë Dekretin qeveritar për bartjen e mbrojtjes personale në fytyrë që të pengohet përhapja e infeksionit me KOVID-19. Sipas këtij Dekreti, secili është i obliguar që të bart mbrojtje personale pasi del nga shtëpia e tij, gjatë lëvizjes në vende dhe hapësira publike të…

Lexo më Shumë

Për shkak të gabimit të paqëllimshëm të kryetarit Zoran Zaev në pres konferencën e sotme sejam infektuar në iftar te vëllau im, dua vetëm të informoj: Gjatë tërë kohëzgjatjes së orës policore as nuk kam pasur leje për lëvizje, e as që kam shkelur ndonjë nga masat për ndalim të lëvizjes! Gjatë tërë muajit të Ramazani të gjitha iftaret i kam pasur në shtëpi, vetëm me anëtarët e familjes – dhe pa vizita prej askujt. Daljen e parë e kam pasur në uikendin e Bajramit dhe gjatë festës jam takuar vetëm me anëtarët e familjes më të afërt. Ata tek…

Lexo më Shumë

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut është duke shqyrtuar mundësinë të rekomandojë kthim të orës policore. Burime të sdk.mk kanë deklaruar se po mendohet për kthim të pjesërishëm të orës policore në Shkup, Tetovë dhe Shtip, ku edhe janë shënuar shifrat më të larta ditët e fundit, transmeton Gazeta Lajm. Sipas këtyre burimeve në Shkup situata më e rëndë është në Çair, Saraj dhe Aerodrom, pasi janë vërejtur raste kur lokale kanë punuar edhe pas orës 22. Sot në tërë Maqedoninë janë shenuar 92 raste, prej të cilave shumica sërish në Shkup.

Lexo më Shumë

Sot për fëmijët e të gjitha moshave kërkohet kujdes nga prindërit, shteti dhe në përgjithësi nga shoqëria, porositi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori. Në profilin e tij në Fejsbuk Ademi theksoi se kjo ditë nuk duhet të shënohet vetëm si ditë festive, por, siç tha, “të na shërbejë si ditë e sensibilizimit të themi JO për çfarëdo lloj dhune dhe abuzimi të fëmijëve”. “Sigurisht se mbështetja jonë ndaj fëmijëve nuk do të mungojë asnjëherë dhe investimi tek ata është dhe do të jetë prioriteti ynë kryesor, pasi që…

Lexo më Shumë

Stomatologët në Tetovë kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për sigurim shëndetësor që për çdo ditë t’u dorëzohet listë me personat pozitiv me coronavirus. Ata thonë se me këtë masë do të mund të mbrohen edhe vetë, por edhe pacientët që shkojnë tek ata për intervenim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë si stomatologe amë, për momentin siç shkruajnë mediumet, nuk kemi asnjë informacion për pacientët që janë të infektuar, ose në izolim dhe vetizolim. Ne stomatologët ballafaqohemi sy më sy me virusi, pasi kemi distancë të afërt me pacientët”, thotë Mare Serafimovska, stomatologe nga Tetova. Ajo thekson se të gjithë…

Lexo më Shumë

Për shkak të mosrespektimit të orës policore, Prokuroria themelore publike Shkup sot ka ngritur procedurë kundër 13 personave. “Të akuzuarit nuk kanë vepruar në pajtim me Vendmin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka e kanë bërë veprën penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 nga kodi Penal”, kumtojnë nga PTHP. PTHP -Shkup deri tek Gjykata themelore penale Shkup parashtroi propozime për dhënien e urdhër ndëshkimeve me të cilat të gjithë të akuzuarit kërkoi gjobë prej nga 100 gjobave ditore me vlerë të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme duhet të publikoj çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës. Këto çmime do të vlejnë deri të hënën e ardhshme në mesnatë. Kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimi i benzinës Euro-Super 95 u shtrenjtua për 3,00 denarë, Euro-Super 98 për 2,5 denarë dhe dizeli për 2,5 denarë. Çmimet aktuale: Euro Super BS-95 shitet pët 57.50 denarë për litër Euro Super BS-98 shitet për 59.50 denarë për litër Euro Dizel shitet për 49.50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Departamenti i Arsimit pranë “Aleancës për Shqiptarët” me skepticizëm dhe të indinjuar priti lajmin për tri masat ekonomike për të rinjtë, të aprovuar nga qeveria ku vetëm avancon familjet e pasura ndërsa ato me status të rënduar social do të vazhdojnë që mos të kenë qasje në mësimin online. Masa e parë me të cilën çdo nxënësi dhe studenti i jepen kartela bankare me vlerë prej 3000denarësh ku i avancon fëmijët e familjeve të funksionarëve dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmon fëmijët me status të rënduar social. Për ta ilustruar me shembull, çdo funksionari të BDI-së që ka rrogë mbi…

Lexo më Shumë

Dje (31-maj) në ora 15.00, 56-vjeçarja Gj.M. nga Forina e Gostivarit në SPB Tetovë ka denoncuar se përpara shtëpis së saj, ka qenë e sulmuar fizikishtë nga vëllau i saj 53-vjeçari Z.I. Këtij sulmi fizik i ka paraprirë një bisedë paraprake telefonike, me ç’rast Z.I. ka shkuartek motra i’a ka marur celularin dhe e ka sulmuar. Rasti është zbardhur tërsishtë dhe ndaj personit Z.I. është përgaditur parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Ndonëse në Kumanovë për disa javë me radhë situata me virusin korona u qetësua dhe kishte shifra të ulta të të infektuarve, këto ditë përsëri ka rritje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me virusin korona, bëjnë të ditur nga Qendra për shëndet publik-Kumanovë. Prej 12 rasteve të reja, 11 janë nga Komuna e Likovës dhe vetëm nja nga Kumanova. Nga kjo Qendër bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe dy persona si rezultat i Covid-19, një pacient nga Sllupçani dhe një nga Nikushtaki. Përndryshe këto janë të dhënat që i ka llogaritur deri…

Lexo më Shumë